Sivjet edhe Ramazani mund të injorohet përkohësisht, thonë teologët e islamit

9 Prill 2020, 11:47Sociale TEMA

Nga Enver Robelli

Më 23 prill fillon Ramazani, muaji i shenjtë dhe i agjërimit i myslimanëve.

A duhet të fillojë edhe sivjet? Rregullat teologjike thonë se Ramazani nuk mund të shtyhet.

Ramazani është një nga “pesë shtyllat e islamit”. Por si shokët e tyre të feve të tjera edhe teologët islamikë janë pragmatikë.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” citon në numrin e sotëm Mohamed al-Isan, sekretar i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, i cili thotë:

“Sheriati e ndalon lutjen për aq kohë sa besimtarit pas ushqimit i vjen erë nga goja. Kjo vlen edhe më shumë kur bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës”.

Rrjedhimisht, teologët islamikë thonë se duke pasur parasysh situatën e jashtëzakonshme me koronën, agjërimi mund të kryhet më vonë, ndërsa lutjet e përbashketa mund të zëvendësohen me lutje individuale.

Teologët madje në arsyetimet e tyre i referohen edhe veprimeve pragmatike të profetit Muhamed. Universiteti al-Azhar në Kajro, që konsiderohet autoriteti më i lartë i diturisë mbi islamin sunit, mendon se agjërimi mund të kryhet më vonë nga besimtarët për shkak të situatës së tanishme me koronavirusin.

4 komente në “Sivjet edhe Ramazani mund të injorohet përkohësisht, thonë teologët e islamit”

  1. Elvis naci says:

    Shoresojme te onjorohet pergjithmon ne shqiperi se seshte e jona ,eshte e evgjitit.

  2. Neutrino says:

    Sa keq! Nuk do shohim këtë vit bythëpërpjetë! Sidomos në sheshin Gjergj Kastrioti në Tiranë. Me bythë lart në drejtim të Stambollit që e rriti Gjergj Kastriotin dhe e bëri Skënder-bey. Allahu është shumë tolerant

  3. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    dhe thone pastaj se perse bie ere arabi myslimoni!!?? ptuuuuuu,fare e keqe…………..gezuar ramazonin!

  4. Raul says:

    Te presim te premten se ishalla po ngjallet krishti perseri si cdo vit dhe sivjet Krishti duhet t’ja shperbleje njerzimit respektin qe i ka bere prej 2000 vjetesh dhe t’ja largoje salivirusin sa me pare nga planeti i gjunjezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje