‘Cekja i Beratit’ në karantinë: U çamë me ashure, mbeta duke u zënë me gruan në shtëpi

9 Prill 2020, 10:29Sociale TEMA

Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si ‘Cekja i Beratit’, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Vizioni i Pasdites”, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim.

Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë, si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.

“Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. 

Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure. Edhe zihemi! 

Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh. Më thoshte ime shoqe ‘nuk u mblodhe njëherë në shtëpi’. 

Ja’ i thashë ‘u mblodha’… Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një mini-lulishte që kemi afër, tek pull vetëm. 

Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…”

Myftari shprehu se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij.

“Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe Saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anuluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.

3 komente në “‘Cekja i Beratit’ në karantinë: U çamë me ashure, mbeta duke u zënë me gruan në shtëpi”

  1. Flm per humorin zoti Cekja says:

    Je i madhe zoti Cekja..r

  2. artiles says:

    Ndëroje Ceke; kthehu tek trahanaja !!!

  3. Kroger says:

    Pa provoje nje here me gjethe fiku,o Ceke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje