REPORTAZHI: Lagjja e të pasurve në Tiranë, që ka lënë pa punë gratë e fshatit

9 Prill 2020, 08:53Sociale TEMA
REPORTAZHI: Lagjja e të pasurve në Tiranë, që ka

Punëtorët e një firme nuk e ndalin ritmin, përkarshi vilave luksoze të Rolling Hills. Aty punohet për të hapur vende të reja prej nga ku së shpejti rezidencave të të pasurve në Lundër do t’u bashkohen edhe vila të tjera. Rojet e sicurity private patrullojnë shpesh me automjete jashtë murit rrethues të Rolling Hills. Policia private, krahu i punës në ndërtim dhe ndonjë shofer që nuk e kanë dërguar në shtëpi të pasurit, janë të vetmit që nuk e kanë humbur përkohësisht vendin e punës në pellgun që ka mbledhur ajkën ekonomike të vendit.

Karantinimi nga Koronavirus iu dha goditje të pamatë disa profesioneve të tjera që lulëzonin në Lundër, shumica e të cilëve furnizonin me profesione të lira, restorantet, kafenetë, qendrën tregtare, por edhe rezidencat e të pasurve ku tashmë janë vetizoluar brenda vilave, biznesmenë, politikanë, drejtorë e gjyqtarë.

Pastrueset

Fshati Daias është kufiri nga ku ndahet luksi i vilave disamilionëshe dhe jeta e fshatarëve të zonës. Nga ky fshat kanë shkuar në shtëpi 20 gra, të cilat kanë përveshur mëngët dhe po bëjnë punët e shtëpisë së tyre. Përpara koronavirus gratë e Daiasit punonin si pastruese në shtëpitë e të pasurve. V. T. nuk pranon as të fotografohet as t’i publikohet emri. 43-vjecarja punon prej katër vitesh në vilën e një biznesmeni të njohur. “Pastroj, hekuros, ndonjëherë edhe gatuaj, këtë të fundit e kam mësuar nga halli. Sa nisi flama, më thanë që duhet të qëndroj në shtëpi. Më paguajnë mirë, po edhe unë u qëndroj pronto, ka raste që kthehem në darkë, pronarët më paguajnë edhe për orët shtesë. Tani zonja ka nisur t’i bëjë vetë punët se çfarë do bëjë gjithë ditën në shtëpi, më tha ik”, tregon për gazetën “Si” pastruesja, e cila jeton në Daias.

Po a e paguajnë tashmë që situata e Covidit ka sjellë vështirësi ngado dhe a i paguajnë sigurimet?

Gruaja tund kokën, se çfarë do të thotë e shpjegon më pas. “Më kanë lidhur rrogë 35 mijë lekë në muaj, jam e kënaqur, po ama lodhem shumë. Vetëm larja e pjatave më merr shumë kohë, lloj-lloj pjatash, çdo gjë e kaloj me një pecetë dhe duhet të shndrisë çdo gjë. Llogarit edhe rrobat, pastaj edhe hekurin. Jam e kënaqur. Nuk më kanë thënë asgjë nëse këto ditë që qëndroj në shtëpi do m’i paguajnë apo jo, po ma ha mendja që asnjë nuk nxjerr lekë nga xhepi kot, pa i bërë punën”.

43-vjecarja me të qeshur thotë se, së paku në krizën që ka sjellë koronavirusi “zonjat që po bëjnë punët vetë do ta kuptojnë se e vështirë është fshesa”. “E di që kur të mbarojë kjo gjëja që ka pllakosur më presin shumë punë, se zonja ështe zonjë, e mbase nuk i bën si i ziu punëtor, por e rëndësishme është mos të humbasë punën, kjo është frika ime”.

Në Daias ka edhe gra të tjera që punojnë pastruese në Rolling Hills. Asnjëra prej tyre nuk pranon të japë një përshtypje, siç kuptohet nga frika e identifikimit, por edhe nga besnikëria ndaj pronarëve. Të gjitha ato nuk paguhen për qëndrimin në shtëpi, dhe marrin rroga në të zezë.

Fshatrat përreth Tiranës janë goditur po ashtu nga Covidi.

Një i ri vjecar po nga fshati Daias punonte në një lokal shumë të njohur në Lundër, shërbente si kamarier. Tashmë shfrytëzon karantinimin dhe ndihmon të atin t’i japë dorën e fundit krasitjes së vreshtit. Po pse asnjëri prej tyre nuk pranon të identifikohet? “Nëse pronari im e lexon që flas, do mendojë që po ankohem kundër tij dhe humbas punën. Nuk e kuptoj kryeministrin kur thotë që të ankohemi nëse humbasim punën. Çështja është këtu, vetë nuk e humbas punën, por ama nuk paguhem asnjë centezë për këto ditë. Kam dy pleq me ilaçe, lutem të mbarojë sa më shpejt”.

Por ai nuk e shmang as mirënjohjen. “Ne në fshat kjo punë na mban gjallë, çfarë do na japë toka, duhen para. Vërtet punoj kamarier, kam hyrë që në shkollë të mesme, po sa herë më kanë dhënë mish e ushqime kur kthehesha në shtëpi. Do kalojë, por nuk e di nëse pronarët do e mbledhin xhepin e do na japin të njëjtën rrogë?’

Lundra ëshë zona me lokale e restorante. Banorët e zones, disa punonin bahçevanë, ndonjë edhe dado, janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Për momentin punojnë tokat dhe presin. Të moshuarit të cilët shohin me indiferentizëm pabarazinë e madhe sociale, mbahen fort pas bagëtive. Dikush kullot lopën përbri vilave, një tjetër delet. Osmani, 85 vjeç qesh kur e pyet për të pasurit.

“Për mua pasuria ime janë këto lopët. “Ja një rrugë më ndan, ata andej dhe unë këtej, kjo është toka e babës tim, vij këtu bashkë me bagëtinë. Zoti i ruajtë të gjithë, se të gjithë kanë fatin e tyre. Po qe se është luftë, të parët duhet të mësojnë ata në krahun e murit, se ndonjëherë lekët nuk kanë ç’të duhen para shëndetit”, thotë i moshuari.(Gazeta Si)

11 komente në “REPORTAZHI: Lagjja e të pasurve në Tiranë, që ka lënë pa punë gratë e fshatit”

  1. asd says:

    OFL ? Sa qesharake? Rama ua dergon vetem atyre qe jane denuar. Ketyre te Rolling Lesh nuk ua dergon sepse jane “te pa denuar” !? Po ndonje formular qe ta plotesojne se si i kane bere leket dhe a i kane paguar taksat e duhura, ua dergon dot ? Te marrte muti shalet o Rama me gjithe shtetin qe do besh ti !!

  2. Gjyna ..per ata Fshatare .. says:

    Shpirtin e zi ,pacin ata Pronare. Vilash,nese nuk paguajne keta Fshatare te ndershem ,qe punojne ne Pune te ndryshme..
    Kudo ne Bote, ne te Tilla raste ,shume Pronare Jane Bamires dhe kane nje fare ndjenje per Njerezimin..
    Flasim per Boten..ndersa per ata Pronare Shqiptare. he. he Si dihet !

  3. Ilirida says:

    A mos janë këta BLLOKMENËT DEMOKRACISË?
    Ku janë ata që shanin bllokun në kohën e ppsh?

  4. Lani says:

    Me rrogat e shtetit nuk ble dot shtepine. Te punojne gjithe jeten e ti mbledhin leket nuk behen me shume se 250.000 euro. Domethene vetem gjysmen e shtepise mund te paguajne me ato leke. Shume te vështirë e ka shteti qe ta kuptoje?

  5. Qaf bulli says:

    Ne shqipri bejn akoma pall , ne eu te pasurit do pagujn tax pasurie ,nga do dalin demet qe po ben covi 19 , ne shqipri nuk ka vdek naj pasanik , fukarejt nuk ruhen dot se duhet me dal per buke goje

  6. Martin says:

    Shteti i Diktatures se Proletariatit u shemb nga grevat dhe mitingjet e punetoreve ,
    tani qahen … Prit, prit se s’keni pare gje akoma!

  7. dritani says:

    Zoteri gazetar i “Si”. Reportazhi me pelqeu, por po te kujtoj se procesi i krasistjes se vreshtave ka mbaruar e tashti bistaket kane leshuar sythe e madje dhe gjethe.

  8. Petro Tashi says:

    O mik vellaj t’i paske zbuluar Amerilen ne keto dite ngujimi. Germo se paske kohe.

  9. iksi says:

    Po shikoni a e ka marr vesh Bledi Fevziu qe sot ne demokraci paska nje bllok te Byrose Politike te hajduteve dhe kriminelevr qe jetokan ne luks dhe te shkeputur nga populli qe vuan per buken e gojes , se keshtu ka pa thene Bledi me gjithe shpuren e tij te bllokut te Udheheqes shqiptare te kohes socjaliste . Ata se paku ishin drejtuesat e partise punes dhe te shtetit , ndersa sot jane te hajduteve dhe krimineleve bashke me to edhe Bledi e bledrat e tjere . Po ja kujtoj Bledrave qe kur Robert Papa e ju gjith tjeret paraqitshi vilat e udheheqesve duke i shoqeruar me togfjalshin “jete luksi ” kosovaret thoshin po ma te mira i kemi ne shtepite ne kosove e ma te mobiluara se vila e Enver Hoxhes , atehere ja pjerdhnin Bledrave ate ndjesi kundra qe donin te krijonin tek masa e gjere e popullit sepse me keto forma donin te çonin popullin kundra , por se sa e çuan popullin kundra e treguan votimet e para pluraliste dhe te rregullta qe fitoj bindshem Partia Komuniste . Por u donte nderhyrja e Amerikes dhe e qarqeve reaksionare te Beogradit dhe Athines dhe dollari amerikan qe Amerika me ambasadorin kriminel amerikan Rajerson qe i anolloj zgjedhjet me te rregullta plurariste me te drejten e kampionit te demokracise se duhej te fitonte se sben Partia Demokratike se keshtu duam ne (Amerika ) dhe zgjedhjet e vitit 92 i fitoj zgjedhjet Amerika te fituara ne menyre demokratike me gjak , Ja keshtu e duam ne Shqiperine te gjakosur .

  10. XHH says:

    Ne se ka burra dhe jua mban byth te bejne nje krahasim me cfare jetonte Enver Hoxha cfare vila kishte sa u la femijeve dhe ku jeton Sali Maskaraji cfare vila ka cfare vila ka goca e tij cuni i tij dhe dhendrrri i tij
    Ne se ta mban ty o koke qeros bej nje reportazh e till dhe jepja ta shikoj populli. Atehere do te kuptojne se cfare beri diktatori dhe cfare po bene sundimtari i ri
    Qeros beje po ta mbajti por jam i sigurt 1milion perqind qe nuk e bene

  11. h says:

    Diktatoret e byrosë vdiqën pa pasur shtëpi në pronësi.
    “Vipat” e kotësisë,u bënë miljonerë për 20 vjet.
    Ka ndonjë “ekonomist” që ta shpjegojë përveç guvernatorit bankës ?
    Popull i varfër me gjytrymë të pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje