Papa Françesku: Pandemia e koronavirusit, një përgjigje e natyrës ndaj njerëzimit

8 Prill 2020, 21:55Sociale TEMA

Pamjet e Papa Françeskut, që kryente meshën në një Vatikan të boshatisur, javën e kaluar, do të mbeten në histori. Një event i paprecedent, në histori, por që dha një shenjë të fortë për rrezikun që po i kanosej botës me pandeminë e koronavirusit.

Por sot kreu i Kishës Katolike ka dhënë një intervistë ku thotë se ai beson se koronavirusi, deri diku, është një sinjal që vetë Toka po i jep njerëzimit, i cili duhet të ulë ritmin e konsumit dhe të mësojë të bashkëjetojë me natyrën.

“Ne nuk i jemi përgjigjur katastrofave natyrore. Kush ka folur për zjarret në Australi, o për faktin që tashmë një anije mund të përshkojë Polin e Veriut sepse akullnajat po shkrihen? Po për përmbytjet? Nuk e di a kemi të bëjmë me një hakmarrje të natyrës, por patjetër kemi të bëjmë me një përgjigje të saj”, deklaroi Françesku në revistën katolike The Tablet, duke shkaktuar shumë diskutime në opinionin publik.

Papa 83-vjeçar është testuar dy herë për koronavirus, por ka dalë negativ, edhe pse i sëmurë prej kohësh nga një bronkit.

Argjentinasi gjatë intervistës ka kritikuar edhe trajtimin e kategorive më të pambrojtura në emergjencë, duke marrë si shembull pamjet e rënda të pastrehëve amerikanë të mbledhur në një parking të Las Vegasit.

Françesku kritikoi edhe liderët botërorë të cilësuar si populistë, dhe që i kujtojnë atij marrjen e pushtetit nga Hitleri, si dhe ata të përqendruar vetëm në treguesit ekonomikë.

5 komente në “Papa Françesku: Pandemia e koronavirusit, një përgjigje e natyrës ndaj njerëzimit”

  1. Dea says:

    Pape I dashur! Keto fjale adresoja lidereve dhe sistemeve qe diktojne! Njerezit edukohen nga sistemet jo sistemet nga populli. Apo e mori ferra uraten dhe e kane fajin njerezit?! ka disa njerez qe po abuzojne, bejene deme te imagjinueshme dhe keto duhen parandaluar. Ndotjet dhe katastrofat natyrore nuk vijne nga njerezit e zakonshem. Ka nje diference sh te madhe, sepse diktohen nga faktore me rrenje me te thella. Keshtu qe ky ndeshkimi apokaliptik duhet te gjeje burimin e vertete nga vjen e mbase ka ardhur momenti qe njerezimi duhet te perballet me kete gje. Predikimet jane te teperta ne kete rast ndaj njerezve.

  2. Moisi Golemi says:

    Ouu??!! Hakmarrje e natyrës?? Unë kujtoja se këto i bënte Zoti ??

  3. Beni says:

    ESHTE NJE SULM I KOMUNISTEVE NDAJ PERENDIMIT KU BEN PJESE DHE TI PAPULI.

  4. Raul says:

    Leri ato o Ate se i dijme po na thuaj a do ngjallet krishti te shtunen e pashkeve qe te marre ne dore situaten kunder salivirusit se raketat berthamore te Trumpit dhe te Putinit nuk i hyjne ne pune njerzimit ne ditet me te erreta te tij kur bota ka fikur motorret e ekonomise .

  5. Miço Xhaxhai says:

    Ë tha i madhi po kujt ja tha, elitat e kanë mëndjen te maksimalizojnë fitimet që kërkon rritjen e konsumit dhe rrjedhimisht të ndotjes. Atje ku ka ndotje krijohet vatër infeksioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje