Viktima e parë në Shkodër nga Covid 19, shkencëtarja shqiptare flet nga Gjermania për humbjen e hallës

8 Prill 2020, 23:38Sociale TEMA

Eriona Heta, shkencëtare në Gjermani ka rrëfyer për emisionin “Opinion” se ka humbur një njeri të afërt për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Ajo u shpreh se halla e saj ka ndërruar jetë, ndërsa bëhet fjalë për viktimën e parë të regjistruar në Shkodër, një të moshuar 80-vjeçare.

Heta i shprehu ngushëllimet të gjithë të afërmve që kanë humbur jetë nga sëmundja vdekjeprurëse. “Para disa ditësh mediat kanë shpërndarë një lajm rreth humbjes së pacientes së parë në Shkodër.

Zonja 80-vjeçare dhe ajo është halla ime e nderuar, një nënë e madhe, prandaj dua të shpreh ngushëllimet për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19, gjithashtu edhe të afërmit e mi që për shkak të Covid-19 nuk arritëm t’i bënim një ceremoni, por që sapo të mbarojë do gjejmë mundësinë t’i bëjmë respektin që i takon”.

Shkencëtarja shqiptare pati një falenderim për të gjitha bluzat e bardha, ndërsa i uroi shërim hallës tjetër, e cila ndodhet në spitalin Infektiv në terapi intensive.

“Doja të falenderoja të gjithë infermierët dhe të gjithë doktorët që u kujdesen për hallën time. Uroj që të infektuarit të kenë një shërim sa më të shpejtë”.

4 komente në “Viktima e parë në Shkodër nga Covid 19, shkencëtarja shqiptare flet nga Gjermania për humbjen e hallës”

  1. miri says:

    aman ku i gjetet gjithe keto shkenctare shqiptar neper bote.

  2. vjeshta says:

    Edhe….
    Hajde artikull, hajde!

  3. R.I.P. Halla juaj says:

    Ngushellime R.I.P. halla juaj moj vajze shume dhimbshme per gjithe familjen tuaj , por nje gje dua te shtoj hallen dhe gjithe Shkodren ta vrau dhe po ta vret Voltana Voltazhi qe as qe do te dije se cbehet dhe ska marre masa per te mbrojtur qytetaret e saj per kete gjendje te jashtezakonshme qe gjithe globi eshte mobilizuar qe te kete sa me pak deme,por me nje shpirt te keq dhe ne menyre te qellimshme ajo po vret popullin shkodran,qe gabimet e punes se saj tua faturoje te tjereve qe punojne nate e dite pe te mbrojtur vendin.E turpshme cfare po ndodh me qytetaret e Shkodres. Ajo duhej te ishte ne balle me gjithe strukturat e saj te vendoste popullin ne karantine e kjo nuk kerkon baze materiale dhe mbeshtetje nga qeveria se qeveria i dergoi te gjithe qytetve se cfare duhej te benin. Por Voltana Voltazhi kerkon te krijoje rremuje dhe tym per te realizuar porosite e salivrasesit moj vajze. Ju jeni e zgjuar dhe mund ta kuptoni po te doni vete situaten ne Shkoder.Keqardhje per gjithe Shkodren.

  4. ABC KORCA says:

    Dikur shkencetar quhej ai/ajo qe shpikte dicka…dmth nje gje qe nuk ka egzistuar me parpara…dhe kjo gje qe shpikte ishte ne dobi te njerzimit.
    Tani mbaron unversitetin…shpik faqen e facebookut me emrin tend qe shkruan vete se je shkencetar…dhe kaq..u bere shkencetar.
    Na quhen shkencetar…satistiko mbledhesit dhe punonjesit e laburatorve.
    Perparim jo shaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje