Nga emrat e diskutuara si medikamente që kanë një efekt ndaj koronavirusit, hidrosiklorokina ose më mirë Plaquenil, siç njihet në treg, është ai më i njohur.
Sponsori i tij më i madh ka qenë vetë presidenti i SHBA Donald Trump, pasi një studim kinez kishte treguar rezultate inkurajuese në Wuhan.
Por një nga pikëpyetjet e mëdha për ketë ilaç, i miksuar shpesh herë me azotromicinën, janë efektet anësore të tij.
Për këtë arsyeje spitalet në Suedi, vend që kishin përkrahur testimin e Plaquenilit në rastet e pacientëve në gjendje të rëndë nga COVID-19, kanë njoftuar se kanë ndërprerë ilaçin në fjalë.
Pacientët, sipas mjekëve të spitalit të Gotaland, filluan të shprehnin shqetësime si humbje e përkohshme e shikimit, migrenë të fortë, rritje të palpitacioneve.
Njëri prej tyre, ka treguar sesi disa ditë pas kurës ai filloi të kishte dhimbje koke të tilla sikur po futej në “një kabinë elektrike”.
Për më shumë, mjekët nuk arritën të vlerësonin efekte çudibërëse ndaj koronavirusit, të tilla që të justifikonin efektet anësore.
Ndërkohë, shumë testime mbi këtë ilaç po kryhen në botë, veçanërisht në universitetin e Oksfordit, ku po merren parasysh rreth 1000 raste nga 137 spitale të ndryshme, ose në Itali, ku janë 2000 të testuarit dhe priten rezultatet.
Ilaci ka dale ne 1944 dmth ka 76 vjet qe eshte ne treg ka qene shume is suksesshem kundra malarjes, aktualisht eshte ne te gjithe farmacite ne vendet qe kane akoma probleme me malrjen, gjithashtu jane me dhjetra kompani dhe studiues ne Amerike qe merren me keto studime – Trumpi e paska degjuar nga nje studiues anonim i vendit shume te zhvilluar KINA apo nga nje fshat i SUEDISE……
E pabesueshme, kush eshte ai veshgjate qe e ka shkruar kete.
Ky ilac ka mbi 60 vjet qe perdoret per lupus, rehumatizem, malaria nuk ka treguar asnje efekt anesor, nqs merret me doze sipas keshillave to doktorrit. Keta Suedezet jane koqe. Tani po kujtohen te fillojne izolimin.
KURSE NE AMERIKE KA SHPETUAR DHJETRA JETE NJEREZISH QE PO DALIN E PO FLASIN CDO DITE.SHKRIM QESHARAK KUNDER TRUMPIT VETEM PER TI BERE QEFIN SORROSIT.
Je ke fut kot plako !
Plaquenil eshte medikament qe perdoret prej gati 50 vitesh.
Ate e kane perdorur dhe e perdorin me miliarda njerez, India eshte vendi ku perdoret masivisht.
Kurre nuk ka pasur efekte anesore te rrezikshme.
Rrteh 40 % e mjekeve shprehen ne favor te kures Plaquenil + azitromicine per 10 dite.
Ne Marseje, France po kurohen masivisht dhe me shume sukses.