Gjendet i vdekur në banesë shtetasi amerikan që jetonte në Sarandë

9 Prill 2020, 09:01Sociale TEMA

Një shtetas  amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e djeshme në apartamentin e tij në Sarandë. Lajmi bëhet me dije nga ABC News.

Mësohet se 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1.

Prej tri ditësh i moshuari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij dhe kjo ka shqetësuar atë, i cili ka njoftuar më pas policinë.

Blutë e Sarandës, së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur  të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70 –vjeçarin..

Mësohet se trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore, për të përcaktuar  shkakun e vdekjes, duke u nisur edhe nga situata e koronavirusit.

Sakaq, burime nga hetimi bëjnë të ditur se në trupin e të ndjerit, nuk janë vënë re shenja dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje