Ish deputetja e PD: Edi Rama i rikthehet zakonit të vjetër të seksizmit. Thirrja ime si grua

10 Prill 2020, 13:14Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndalë sulmet seksiste ndaj grave. Anëtarja e Kryesisë të Partisë Demokratike Orjola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama iu është rikthyer fyerjeve dhe sharjeve ndaj zonjave, duke thënë se dje ka fyer publikisht kolegen Jorida Tabaku.

Pampuri shprehet se kryeministri vazhdon që të flasë me një gjuhë seksiste ndaj grave, e shton se organizatat shqiptare e ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj fjalorit banal të kreut të qeverisë.

Postimi i Orjola Pampurit:

Në ditët më të vështira të krizës që po kalon Shqipëria, Edi Rama është rikthyer tek zakoni i shëmtuar i sulmeve dhe fyerjeve të grave dhe zonjave të politikës, në mungesë të argumentave.

Në mënyrë të përsëritur nga facebook dhe mbrëmë në intervistë në një nga emisionet e mbrëmjes kryeministri sulmoi kolegen Jorida Tabaku, e cila pak orë më parë kishte argumentuar qartas pamundësinë e shumë qytetarëve dhe të vetëpunësuarve për të përfituar pagën e premtuar nga qeveria.

Ky sulm i përsëritur i kryeministrit ndaj zonjës Tabaku është shembull i qartë i agresivitetit të komunikimit të Edi Ramës me gratë.

Kjo sjellje primitive risjell në vëmendje dhjetëra raste të dhunës verbale dhe psikologjike që Edi Rama ushtron kundër grave, kundërshtare në politikë apo edhe brënda partisë së tij dhe gazetarëve femra apo pjesëtare të shoqërisë civile.

Ky është një turp i vërtetë për Edi Ramën i cili mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga retorika mizogjeniste.

Sot i bëj thirrje si grua, të ndalë menjëherë çdo sulm seksist kundër grave në politikë dhe në media dhe të kërkojë publikisht ndjesë për gjuhën e përdorur kundër koleges Tabaku.

I bëj thirrje organizatave në mbrojtje të të drejtave të grave të mos heshtin por të reagojnë për këtë sulm banal të kryeministrit ndaj zonjës Tabaku.

Bëj thirrje gjithashtu që të mos heshtin por të reagojnë të gjithë ato organizata dhe institucione shqiptare apo ndërkombëtare që japin apo përdorin fonde kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrjetjes ndaj grave, apo për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Asgjë nuk e justifikon sjelljen e padenjë të një kryeministri që në kohën më të vështirë për shqiptarët shan dhe fyen me fjalor banal një zonjë, vetëm sepse ai është i paaftë ti përgjigjet argumentave dhe shqetësimeve të drejta për fatin e qytetarëve në këto kohë krize!

8 komente në “Ish deputetja e PD: Edi Rama i rikthehet zakonit të vjetër të seksizmit. Thirrja ime si grua”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    O bobo edhe asaj ja ka kerku edi,po ajo sapo ka lind mo edi..
    Lere saliun ti lepihet pak

  2. Tironsi says:

    Cfare injorantesh ka kho parti,te thuash te verteten ndaj shpifje te nje femre u quajtka seksizem,po ik o gjoja femer e deshperuar se Rana eshte suoer kavalier me grate.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Fole moj Ndrikull ?!?!

  4. xhela says:

    Ik moj teveqele se Edi nuk te q* ty, ti je e zgafllume se i ke te gjitha patentat bile edhe ate te zetorit, nga ata me rrot te modhe se ashtu e ke qefin.

  5. drini says:

    Dhe kjo nje sexi pd pompuri
    kesaj fry ne bythe
    eshte fare e perdal
    ankohen dhe femija per kete torallake

  6. Fadili. Malesi e Madhe says:

    A ke lidhje me te madhin Ymer Pampuri, more zonje ? Aman, mos ia trazo eshtnat, mbasi jetoi dhe vdiq si njeri, e jo si lehese, si puna jote…

  7. vjola says:

    Te shkruash per gjinine tende si grua, per disa te ashtuquajtura *MODERNE* nuk eshte aspak e veshtire.Te veshura, te mbathura e te ushqyera si moderne gjithashtu nuk eshte aspak e veshtire te dallosh se c”far ne koke kane ,me nje fjale ate qe truri i tyre shpalos dhe me anen e shkrimeve qe sigurisht ata vete i japin nje versus *MODERN* ,kerkojne te na mbushin mendjen qe nepermjet te thenave te tyre qe ne kete periudhe te qeverisjes socialste dhe ne vecanti nen drejtimin e Edi Rames ata(femrat) po kalojme ne ditet me te veshtira.I lexoj shkrimet e tyre dhe i rilexoj per te gjetur ato fjale qe * modernet* tona na i servirin si nje diskriminim gjinor.Une ndjek me vemendje situaten sociale e politike ne Shqiperi,e per me teper si grua qe jam, me intereson ne vecanti roli ,vendi dhe hapsira qe na krijohet ne shoqerine e re shqiptare.Evolucioni natural me nje bashke ecje sociale e politike na japin mundesine qe edhe ne femrat te zeme vendin qe na takon .Kete te dashura bashkegjinore te mira duhet ta bejme vete duke u bazuar ne ligjet juridike dhe vendim marrjet shteterore qe na stimulojne drejt kaheve pozitive. Une shikoj qe ne fjalet ,ne mendimet dhe analizat e Rames si politikan dhe kryeqeveritar nuk ka asgje kunder nesh si gra ,perkundrasi ai flet me respekt dhe nen qeverisjen e tij vendi i grave eshte konkret e konform premtimeve te tij ne fushatat elektorale.Pse kritikat e tij te mira bashkegjinore i merrni si ofendime ? Nuk eshte kjo rastesi ! Kjo eshte vazhde e sulmeve politike qe i behet rregullisht nga ju si opsitare duke u bazuar ne thenjen latine *Shpif,shpif se dicka do te mbetet*

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje