Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi u është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se është informuar që numri i viktimave që kanë ndërruar jetë për shkak të të koronavirusit në Shqipëri është më i lartë dhe fshihet nga qeveria.
Koçi akuzoi ish-kryeministrin se kërkon kaos e panik nga që qeveria dhe instancat shtetërore po e përballojnë me sukses betejën me koronavirusin, ndërsa deklaroi se Berisha për inat të kryeministrit Rama ka “lajthitur”, duke bërë aleancë me Covid-19.
“Sali Berisha është i shqetësuar për numrin e ulët të viktimave dhe rënien e kurbës së infektimit në popullatë. Kjo nuk i shkon për shtat interesave të tij politike. Prandaj kërkon ta balancojë me nxitje paniku dhe kaosi. Paniku dhe kaosi ndihmojnë përhapjen e virusit. Për inat të Edi Ramës, Saliu ka zgjedhur aleancën me virusin Korona”, deklaroi ai.
Më tej, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është në vetvete një virus politik nga i cili po vuan akoma Shqipëria, ndërsa theksoi se dhuna dhe agresiviteti janë disa nga simptoma që Berisha ka shfaqur brenda Partisë Demokratike.
“Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali në PD”, nënvizoi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi për gazetën “SOT”.
Më herët, kryeministri Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës në një prononcimi për mediat, është shprehur se ai është në kërkim të viktimave çdo ditë.
“Mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla, me ose pa dashje nxirret në mexhelis një dëshirë që mund të jetë edhe e pavetëdijshme në një kohë që unë di shumë mirë që lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave. Lideri legjendar i PD është në kërkim të viktimave çdo ditë.
Është një haluçilacione që të vdekur nga koronavirusi nuk raportohen. Patjetër ka dijeni drejtpërdrejt nga Shefi imagjinar i shërbimeve Funerale. Se s’ka të vdekur të tjerë nga Epidemia që i ka shpëtuar syrit të mediave dhe dynjasë dhe u fshehkan me kaq sukses nga qeveria. Kjo janë gjëra të turpshme dhe të fajshme. duhet të bëjmë çmos të jemi pranë njerëzve. Por kjo është thjeshtë të jesh pranë karriges dhe imagjinatës që vazhdon e ushqehet me dokrra”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Mire ua ben. Mund ta fusnit 30 here ne burg deri me tani, por nuk keni bole. Jeni te tredhur. Duke filluar nga nalt gjatesia e tij.
vini ne funxion Drejtesin ,
thirrini te gjithe hkerdhatat e Vilave te Lalzit te justifikojne gjithcka kane bere
dhe rraseni brenda .
ose nisii oj skuadrile ti zhdukin brenda nates te gjithe dhe Shqiperia eshte ne rruget e duhura
Sa do shperblehet Shkencetari dhe laboratori qe do te zbuloje dhe prodhoje vaksinen kunder “Virusit politik prej te cilit Shqiperia vuan akoma” ?
Zoti koci ju keni te drejte qe shprehi per oktapodin e SHqiperise ,por e keqia eshte se oktabodi I tha troc ne parlament se une te kasha ne plan dhe do te vrisja ty Edvin me snajper ,kurse beu breth me benc ne gjirin e Lalezit dhe Edvini I ferkon shpatullat ne parlament .KY eshte k/ministry actual ?Kete fat ka ai popull por e keqia me e madhe se Ilir+Sali=COVID-19.
Po mire more Petro, po kaq e veshtire eshte per pushtetin lokal qe te jape nje pasqyre te te gjitha vdekjeve te ndodhura ne kete periushe, si ato natyrale dhje ato te virusit dhe njekohesisht te gjitha vdekjet nbatyrale te ndodhura ne te njejten periudhe te vitit te kaluar!? Kjo pasqyre do te shuante nje here e miure te gjitha hamendesimet qe mund te krijohen nga halucinacionet e kesaj gerdalle politike, kesaj kufomer politike te pakallur qe po kuterbon dynjane.
Z Petro , po akoma do ta perdorni Berishen per gogol , po gjithemon do ti bini cules ne nje avaz , harroni kete metode -te dal boje – te te berit politike . Z Berisha , ne keto kohe , nuk ka asnje mundesi te jete figure kryesore politike , nuk ju kuptoj , pse kerkoni – me c’do kushte – ta vendosni ne qender te politikes , kur ne fakt nuk eshte . Ne kete moment , Z Berisha ka nje impakt , fare minimal , ne politiken shqipetare . Perse ju duhet , – nje ngritie maksimale politike – , e ketij zoterie , ne kete moment ;, dhe kujt dreqit i sherben ,ky mashtrim propagandistik ? . Shqiperia nuk ka asnje interes , per keto qendrime havaden , te politikes , qe sherbejne vetem per krijimin e mjegullnajave , qe populli te humbas toruan teresisht , e te tjeret te livadhisin lehtesisht . Siduket Shqiperise nuk do ti ndahet kurr , – qorr belaja – qe e ka ndjek , kemba kembes , gjithe jeten . Faleminderit .
Enver hoxha e mori nga shpellat e tropojes e solli ne tiran per ta ber njeri dhe nuk ja ariti .Kurse ju te sotmit mos u mundoni kot .Ai e ka vendosur te iki ne boten tjeter ashtu si ka lindur i pa gdhendur