Gjithe femijeve, te moshes se lodrave, kukllave dhe librave, qe me shume durim, si heronj te vertete, prej javesh, po qendrojne mbyllur ne shtepi, se bashku me prinderit e tyre, qe viruset e Sars Cov2, “mysafiret” me te urryer, ardhur nga shume shume larg, te mos gjejne as nje dere te hapur prej nga, miliardat pa mbarim te tij, te munden te hyjne brenda!…
Tregimi, do t’i njohe me miq te mrekullueshem te te gjithe femijeve, luftetaret trima leukocite, qe vigjelojne dite dhe nate ne mbrojtje te jetes!
Per shkak te tyre, rralle, shume rralle, sarset e mallkuar, guxojne te sulmojne te vegjelit!
Sapoqe e bejne kete, ushtrite e bashkuara te vete Trupit, me ne krye komandantet trima, Leukos dhe Limfo, u dalin perpara dhe ndeshen tejet ashper, per jete a vdekje me ta, duke fituar gjithnje!…
Pa dale! C’eshte kjo zhurme e larget, qe sa vjen e afrohet
Perse ne horizontin e perflakur, ia behen krejt papritur avionet e rende bombardues, Azytromycine dhe helikopteret sulmues, Tavanic?
C’po ndodh brenda ne Trup?…
MBROJTËSIT E VËRTETË
Kur Gencin e vogël e sulmonin mikrobet dhe trupat mbrojtës bëheshin gati t’u dilnin përpara e t’i shpartallonin, në qiellin e trupit shfaqeshin sakaq aeroplanët bombardues “Penicilinë”, helikopterët “Streptomicinë”, raketat “Tetraciklinë” e armë të tjera të rënda.
Komandant Leukosi i vështronte buzëmbledhur.
Atë çast mbi kokat e tyre fluturoi me zhurmë shurdhuese një grup tjetër bombarduesish “Penicilinë”. Komandantët i ndoqën me sy të pikëlluar gjersa u humbën nga sytë. Pas pak gjithçka u drodh nga shpërthimi i largët i bombave…
Kaluan vite. Prindërit e Gencit nuk ndryshuan zakon. Për çdo gjë vazhdonin të kërkonin ndihmën e barnave, sepse nuk e njihnin fuqinë e vërtetë të forcave mbrojtëse të trupit. Prindërit nuk ndryshuan vërtet, por ushtarët mbrojtës të Gencit ndryshuan shumë, aq sa nuk njiheshin më. Qenë trashur e dembelosur nga papunësia. Jo vetëm kaq. Tani thuajse nuk i ruanin më fare kufijtë. Kur “Leukos Gencit” i shpinin lajmin e sulmit armik, ai, siç po flinte në njërën anë, kthehej në anën tjetër. As që shqetësohej fare. Gogësinte e thoshte nëpër dhëmbë:
Po kështu, edhe Limfoja e ushtarët e vet qenë bërë përtacë dhe e kishin mendjen vetëm tek të ngrënit e tek te fjeturit. As që stërviteshin fare dhe kishin harruar të luftonin. Ndërkohë avionët, helikopterët e raketat shkonin e vinin nëpër qiellin e trupit të Gencit.
Një ditë, barnat e tepërta dhe të panevojshme e bënë atë që pritej. Mikrobet ua gjetën anën, ua kuptuan pikat e dobëta, ua zbuluan sekretet e luftimit. Përshtatën kështu mjetet e tyre të mbrojtjes, ndryshuan koracat, që u bënë aq rezistente sa as predhat e bombat s’u bënin më gjë. Tani, nga bombardimi një herë në ditë me avionët “Penicilinë” as që u bënte syri tërr! Sa i trondiste një çikëz e kaq! Atëhere avionët nisën të bombardojnë edhe në darkë. Madje jo më të vetmuar. Në sulmet e tyre ndihmoheshin mjaft edhe nga helikopterët “Streptomicinë”. Por, nëse tre vjet më parë mjaftonin tri-katër ditë bombardime të rënda, tani duheshin plot dhjetë ditë luftë e ashpër. Këtë lloj qëndrese të fortë nga ana e mikrobeve mjekët e quajtën “Rezistencë ndaj penicilinës” dhe i këshilluan prindërit të mos e mjekonin më me kokë të vet, madje të ndryshonin antibiotikun. Për tjetër mjekim kishte tani nevojë Genci…Mirëpo prindërit besonin shumë në forcën e avionëve “të mrekullueshëm” të Bipenicilinës dhe në helikopterët Streptomicinë. Nuk ua vunë veshin mjekëve. Në pistën e kutisë së ilaçeve dhjetë avionët e fundit prisnin radhën e fluturimit për në qiell të trupit.
Por, asnjë nga dhjetë avionët nuk u ngrit për fluturim. Kësaj radhe urdhëri i mjekëve qe shumë i rreptë. Ç’kish ndodhur?
Pasi lëshonte miliona parashutistë penicilinë, avioni nuk mund të fluturonte më shumë se 12 orë. I mbarohej lënda djegëse dhe me një rënie të frikshme përplasej përdhe. Shpërthimi qe aq i madh, sa mbeturinat e tij përhapeshin deri larg. Miliarda parashutistë penicilinë, që vdisnin pareshtur në luftën me mikrobet dhe miliona pjesëza trupash të avionëve të rrëzuar, shtriheshin sa të hante syri në hapësirën e pamatë. Dalëngadalë, pa u vënë re, nga ato mbeturina nisi të mbijë e të lulëzojë myku i hirtë. Ky ishte edhe më i rrezikshëm se vetë mikrobet. Kështu, donin s’donin, prindërit e ndërprenë çdo lloj mjekimi me kokë të vet. Tani drejtimin e asaj beteje të vështirë e morën në dorë vetë mjekët.
Leukosit i doli gjumi sakaq. Dha urdhër të mblidheshin tërë ushtarët mbrojtës, nga qenë e nga s’qenë dhe të nisnin menjëherë marshimin për në thellësi të trupit. Por oh, sa kohë humbën! Sa shumë u kishin kushtuar ato vite mjekimi të tepërt e të panevojshëm! Ushtarët e dembelosur e padisiplinë mezi u mblodhën. Shumë prej tyre qeshnin e bënin shaka sikur po niseshin për piknik. Nuk u besohej se bash ata do ta merrnin tani në duar fatin e fëmijës. Shpresonin se ky do të ishte vetëm një alarm i rremë, sa për të provuar gatishmërinë. Kurse mikrobet kokë s’humbnin kohë. I arritën me të shpejtë forcat mbrojtëse që largoheshin në rrëmujë të plotë dhe i rrethuan.
Vetëm pas pesë ditësh e pesë netësh luftimesh shumë të ashpra, mbrojtësit mundën ta çanin rrethimin. Patën humbje si asnjëherë tjetër! Me jetën e miliona ushtarëve, “Leukos Genci” e pagoi shtrenjtë jetën e viteve të fundit, përtacinë e kotësinë.
Ajo nuk u përgjigj. Vështrimi i lodhur e i trishtuar u ndal butësisht në sytë e mprehtë e plot besim të mjekut. Dalëngadalë ndjeu t’i mjegullohej shikimi. Tani ajo e shquante mjekun përmes lotëve.
Fjalorth
1-Leukocitet, apo rruazat e bardha: Jane pjese perberese e gjakut. Kane rrol te madh mbrojtes ndaj mikrobeve dhe viruseve. Baze e rendesishme e imunitetit.
Pandemia e Covid-19, po deshmon gjithnje e me shume se, ne pritje te vaksines dhe mjekimit te efektshem, mbeshtetja ne forcat e vete trupit, (Imunitetit) eshte e vetmja menyre e arte e perballimit te virusit Sars-Cov2!
Mjaft, te beni krahasimin midis dy ekstremeve te moshave: femijeve, qe thuajse nuk semuren dhe te moshuarve me imunitetin shume te dobet, qe semuren lehtesisht dhe ne shume raste humbasin jeten!…
2-Leukos (personazh): Kryekomandanti i ushtrise mbrojtese te leukociteve.
3-Limfo (personazh): Komandant i trupave speciale te leukociteve, gardes se tyre,
limfociteve T, vrasesve te medhenj te mikrobeve dhe viruseve.
4-Mikrobet Koke (Streptokok, Stafilokok, Meningokok etj): Te perhapur gjeresisht ne ambjent. Shkaktare semundjesh te renda, ndonjehere te rrezikeshme per jeten!
Tregimi “Mbrojtesit e vertete” eshte shkeputur nga libri me tregime dhe novela fantastiko-shkencore “Miqte e padukshem,” i autorit Flamur Topi.
Botimet enciklopedike “Arben Xoxa”. Tirane, 2004.