Vdesin nga Covid 19 pas 50 vjet martesë: Dashuri e përjetshme e çiftit në dhomën e urgjencës

10 Prill 2020, 18:01Bota TEMA

Ai duhej të paraqitej për të bërë testin e tamponit por nuk shkoi. Mungesa e Giuseppe-s 85 vjeçar alarmoi nipin e tij, i cili punonte si vullnetar pranë Kryqit të Kuq, i cili vrapoi në shtëpinë e xhaxhait të tij në Oltrona di San Mamette, në Itali. Atje ai gjeti Giuseppe-n dhe Franca-n, 89 vjeçe, duke u përqafuar njëri-tjetrin në tokë.

Nipi thirri urgjencën dhe i çuan të dy në spital, në Repartin e Urgjencës së Sant’Anna në Como, ku mbetën krah për krah njëri tjetrit deri në fund të jetës.

Teksa i vendosën në shtretër por në dhoma të ndryshme, Giuseppe kërkoi që ta vendosnin në krah të Franca-s, dhe prej atij momenti ai lidhi dorën e tij me atë të gruas për të mos u ndarë më kurrë. Pas 50 vite martese, ata u larguan nga kjo jetë 48 orë nga njëri tjetri.

Gazeta italiane, Il Giornale, shkruan: Dhoma e tyre e urgjencës është bërë dëshmitare e dashurisë së përjetshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje