VIDEO/ Dinamo hap arkivën: Tronditëse si u falsifikua titulli në prani të Dukës për Skënderbeun kampion

10 Prill 2020, 20:32Sport TEMA

Ashtu si shumë klube të tjera në këtë periudhë pushimi, edhe Dinamo ka postuar vazhdimisht foto e video të ndeshjeve të kaluara gjatë këtyre ditëve, duke kujtuar historinë e saj.

Por sot, ekipi kryeqytetas ka zgjedhur që të kujtojë historinë e famshme të ndeshjes së shumëpërfolur me Skënderbeun.

Asokohe, drejtuesit e skuadrës korçare, teksa përuronin stadiumin e ri, deklaruan në praninë e drejtuesve të lartë të FSHF-së, mes të cilëve Armand Duka, se do të shpalleshin kampionë.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Dinamos  dhe me blutë që vazhdimisht kanë deklaruar se në atë sfidë u është bërë e qartë se do të humbisnin.

Edhe sot, blutë nuk kanë ngurruar ta cilësojnë të falsifikuar titullin kampion të atij viti, të fituar nga Skënderbeu, duke e cilësuar edhe fillimin e rrokullisjes për një dekadë radhazi të klubit kryeqytetas.

POSTIMI

VIDEO-ja TRONDITËSE/ Si u Falsifikua Kampionati 2010-11 dhe u rrëzua Dinamo nga kreu

13 nëntor 2010. Ministri i Financave Bode, në praninë e kreut të FSHF-së, përcakton duke ulëritur në mes të stadiumit skuadrën fituese të Titullit 2010-11 (!)

Nga ky moment, Dinamo kampione në fuqi dhe kryesuese e kampionatit, jo vetëm humb ndeshjen dhe s’mund të fitojë sërish titullin, por futet në një agoni dhjetë vjeçare;

(Nga e cila po punohet të dilet nga ky sezon e në vijim, me ardhjen në drejtim të investitorit italian, për t’u rikthyer sërish në krye ku Dinamo ka vendin.)

5 komente në “VIDEO/ Dinamo hap arkivën: Tronditëse si u falsifikua titulli në prani të Dukës për Skënderbeun kampion”

  1. Cuku says:

    Po si nuk e ngre njeri zerin per sezonin 1976-1977 kur ne javen e fundit u vendos qe kampionati te zhvillohej me 3 faza vetem e vetem qe ti hiqej titulli kampion Skenderbeut dhe ti jepej Dinamos.
    Ku jane keta mender gazetare sportive dhe gjithe mendjellinjte e sportit.
    Po Dinamo pse nuk e permend dhe ate rrast apo nuk e mbajne mend.

  2. andrea says:

    Skandaloze
    ky duhet te jete trukimi i bere me hapur ne histori te futbollit

  3. kot says:

    O Cuk, ky po ben lidhjen stadium-titull-10 vjet renie. Ne kohe te xhaxhit svendoste klubi, ket vit po e mor une kampionatin.

  4. Morava says:

    Po cfare te keqe ka ketu.?Ate mbremje feste ne Korce u shpreh publikisht besimi se Skenderbeu do te dilte kampion.E tha edhe Ridvan Bode si dhe te tjeret..Mos valle eshte shkelje e rregullave te lojes te ngresh publikisht moralin e pergjithshem drejt nje objektivi? Ishte pikerisht ky besim, i deklaruar publikisht pa asnje kompleks nga drejtuesit e Skenderbeut te asaj kohe, qe i nervozoi dhe i coroditi “specialistet” dhe “gazetaret” e kohes .Tte mykur me statuskuone gjysemshekullore te titullit ne kryeqytet, ata as e deshironin e as e kuptonin dot se nje dite do te ndodhte edhe kjo. Dhe ata reaguan, ne menyren si bejne gjithmone deshtaket profesioniste, duke sajuar gjithe ate shtremberim kriminal per imazhin e Skenderbeut ne ato kampionate. Por koha eshte e vetmja e vertete.Skenderbeu shume shpejt u be suksesi me i padiskutueshem i gjithe futbollit shqiptar ne klube.Askush nuk ka arritur sa ai dhe ndoshta nuk ka per ta arritur kurre. Per ndeshjen ne fjale Dinamo eshte mire te tregoje me shume video, Lojtaret e saj kane sulmuar si te cmendur deri ne sekonden e fundit dhe loja ka qene shume emocionuese per rekordin e shikuesve.Kane pasur shume raste te cilat deshperimisht i kane humbur sikurse ndodh rendom ne futboll.Dinamo genjen kur e paraqit kete dite si piken e ktheses per te. Kishte qe nga kampionati i kaluar qe po jepte shenjat e nje rrenimi Shkaku nuk eshte sportiv por interes ekonomik.I kishin mare kompleksin sportiv qe vlente shume miliona te cilin presidenca e saj mendonte ta privatizonte.E trishtuar nga kjo gje Dinamo reagoi rremujshem midis shpreses per rikthim dhe desiluzionit dhe kjo u manifestua rende edhe ne sjelljen e saj ne kampionat madje edhe duke synuar shkaterrimin e tij .

  5. Juve says:

    Po pse nuk nxjerrin videot e nje kampionati me perpara qe Dinamo ua la ndeshjet ne fazen e fundit te gjitha ekipeve? Po ka me kampionat fals se ai i fituar nga Dinamo? Keta e shesin veten si te ndershem por harrojne qe sportdashesit i dine mire lojerat e ketyre, madje ne Korce, lojtaret e Dinamos jane zene mes njeri tjetrit, prape pune e tyre se perse. Skenderbeu dy here pjesemarres ne grupet e Europa league dhe me emocione te papara qe ju as nuk mund t’i mendoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje