Korea e Jugut byzylykë elektronikë për shkelësit e karantinës nga COVID-19

11 Prill 2020, 14:02Hi-Tech TEMA

Koreja e Jugut planifikon që t’u vërë byzylykë elektronikë atyre që shkelin rregullat e izolimit, pasi vendi vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

”Kryeministri Chung Sye-kyun tha se masat ishin një përgjigje ndaj shqetësimeve për numrin e njerëzve që shkelin rregullat”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Byzylykët elektronikë do të ndjekin lëvizjet e të vetizoluarve përmes telefonave të tyre celularë.

Qeveria e Koresë së Jugut ka tashmë një aplikacion për të monitoruar njerëzit në karantinë.

”Vendi regjistroi 30 raste të reja dje, tre më shumë sesa një ditë më parë”, thanë autoritetet shëndetësore duke e çiuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 10 480 dhe të viktimave në 211.

2 komente në “Korea e Jugut byzylykë elektronikë për shkelësit e karantinës nga COVID-19”

  1. Tare says:

    Kjo do ishte e vetmja zgjidhje. Tek e fundit kush eshte i infektuar
    dhe del patjeter qe do infektoje te tjeret dhe infektimi perben krim, prandaj edhe buzylyket pergjues duhen aplikuar per ta.

  2. Tim says:

    Po more Tare , veç se po i njoftove e marrin vesh qe je semure,, po nuk i njoftove sic ben shumica qe ka simptoma te lehta nuk ka per ta marre vesh njeri. Ky eshte problem i madh per gjendjen prandaj karantina do shkoj me gjate se sa mendohej,, se nuk i le egoizmi robt te sillen si njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje