“Vetëm me maskë oksigjeni”, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhit dhe mjekut Xhaxho

11 Prill 2020, 11:02Sociale TEMA
“Vetëm me maskë oksigjeni”, përmirësohet gjendja

Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi sa vjen dhe po përmirësohet, është ky lajmi që vjen nga spitali COVID-1. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është në gjendje stabël dhe ai ndihmohet nga një maskë oksigjenuese.

Sipas mjekëve ka ende vështirësi në frymëmarrje, por në krahasim me ditët e para gjendja e tij është me e mirë.

Po ashtu dhe situata shëndetësore e mjekut të njohur Roland Xhaxho është përmirësuar, ndërsa doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje më të mirë.

Të tre janë të shtuar në spitalin “Shefeqet Ndroqi” të njohur si COVID-1, ku mësohet se janë 5 persona të tjerë në terapi intensive, ku 4 prej janë të intubuar.

2 komente në ““Vetëm me maskë oksigjeni”, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhit dhe mjekut Xhaxho”

  1. specialisti says:

    SHERIM TE SHPEJTE Z.ALIMADHI E MJEKEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje