Vazhdon “dyndja” e qytetarëve për pazaret, radhë të gjata në tregun e ish-Kombinatit

11 Prill 2020, 10:03Sociale TEMA

Tregu i kombinatit gjatë gjithë kohës ka qenë problem për fluksin e qytetarëve dhe për krijimin e radhave.

Edhe ditën e sotme është parë fluks qytetarësh që bëjnë pazarin.

Gazetarja Xhensila Kodra raportoi për ABC News se në këtë treg ka një fluks të shtuar të qytetarëve duke krijuar radhë në hyrjen e tij.

Ndërkohë që ushtria, policia dhe bashkia, ndodhet në hyrje të këtij tregu duke mbajtur rregullin e distancimit dhe ruajtjen e radhës nga qytetarët.

Qytetarët vazhdojnë të hyjnë përmes tunelit të dezinfektimit duke mbajtur maska dhe doreza.

Vendi i rikthehet izolimit në fundjavë duke filluar nga ora 13.00 ditën e sotme deri në orën 5.00 të mëngjesit të së hënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje