Çuditë e virusit, Shqipëria është goditur nga varianti më i lehtë

10 Prill 2020, 18:51Sociale TEMA

Pandemia e koronavirusit Sars-CoV-2 ka prekur pothuajse të gjithë globin, duke izoluar gjysmën e popullsisë , por ai ndryshon nga një kontinent apo vend në tjetrin.

Studiuesit kanë zbuluar se aktualisht ka tre lloje të këtij koronavirusi që po përhapen në të gjithë botën dhe Shqipëria është goditur nga prej varianteve më të lehta, që nuk shkakton komplikacione shumë serioze.

Ky është lloji i koronavirusit që është shfaqur nga Singapori në Itali, për t’u përhapur më pas në të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, ku të gjitha rastet e para kishin pasur histori udhëtimi drejt Italisë.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit hartografuan historinë gjenetike të epidemisë nga dhjetori deri në mars dhe gjetën tre variante të dallueshme, llojin A, B dhe C, të cilat janë sa edhe të ndryshme, aq edhe të lidhura ngushtë. Shqipëria, sipas këtij studimi, i bie të jetë goditur nga lloji C, duke qënë se origjina e epidemisë në vendin tonë vjen nga Italia.

Shkencëtarët besojnë se virusi po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Ajo që ka lënë pa fjalë shkencëtarët është se SHBA-ja po tronditet nga virusi origjinal i zbuluar për herë të parë në Kinë.

Analiza e shkencëtarëve zbuloi se tipi A, virusi origjinal që iu transmetua njerëzve nga lakuriqët, nuk po shfaqej më në Kinë, por në SHBA dhe Australi. Ndërkohë vetë Kina, po përballet me tipin B të koronavirusit, i cili është lloji më i lehtë i Covid-19.

Rezultatet treguan se tipi A ishte më i përhapuri SHBA, ku janë regjistruar më shumë se 400,000 raste të COVID-19. Dy të tretat e mostrave amerikane ishin të tipit A.

Dr Peter Forster dhe ekipi i tij zbuluan se Europa ishte duke u prekur edhe me raste të tipit B, me tre të katërtat e mostrave në vende Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda.

Ndërkohë, koronavirusi i tipit C, i cili mësohet të jetë një nënkategori e tipit B u përhap më së shumti në Europën Qendrore, atë Lindore dhe Mesdhe përmes Italisë. Forster thotë se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin gjenomik të virusit në shkurt, pasi u bë e qartë se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme.

“Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B, ndërsa varianti C u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Itali.” Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe konsiderohet të jetë koronavirusi origjinal. Por u habitëm kur pamë se koronavirusi që u gjet në Wuhan, por nuk ishte lloji A”, thotë ai.

Tipi A ka dy nën-grupe dhe i pari, i etiketuar si T-alele, ka lidhje thelbësore me Azinë Lindore pasi u gjet tek amerikanët që jetonin në Wuhan. Sidoqoftë, nën-klasa e dytë e tipit A, e quajtur C-alele, është paksa e ndryshme për shkak të një sërë mutacionesh.

Në studimin, botuar sot në revistën PNAS, studiuesit shkruajnë ndërkohë se tipi B u konstatua se ishte më i butë në sistemin imunitar duke mos shkaktuar probleme shëndetësore serioze. Ndërkohë, as lloji C nuk shkakton probleme vdekjeprurëse shëndetësore tek shumica e pacientëve.

‘’Varianti ‘C’ , që është shfaqur në vendin tonë, cilësohet si  ‘vajza’ e tipit B dhe është më i përhapuri në Europë, që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Angli, Suedi dhe Europën Lindore.

Studimi i akademikëve gjurmoi vetëm mostrat e 1000 pacientëve në të gjithë botën, përfshirë shumë nga rastet e para në Europë dhe SHBA.

Sikur të mos mjaftonte kjo, analiza e të dhënave sugjeron se lloji origjinal i virusit mund të kishte qarkulluar në Kinë që në shtator. Dr Forster tha madje që lloji B ishte shfaqur që përpara Krishtëlindjeve.

Kjo do të thotë që virusi tashmë kishte pësuar ndryshime gjenetike para se Kina të regjistronte rastin e parë të COVID-19. Wuhan deklaroi rastin e parë të virusit misterioz në 31 dhjetor.

Eksperti thotë se tipi C i shfaqur në Itali nuk po pësonte ndryshime gjenetike, ndryshe nga dy llojet e tjera.

Burimet: “Washington Post”, “Daily Mail”

19 komente në “Çuditë e virusit, Shqipëria është goditur nga varianti më i lehtë”

  1. Rruget e Gjermanise jane si shkretetire .
    Mos levizni nga shtepite therret qeverria Gjermane .
    Nuk i dihet akoma asgjeje si besohet.
    Injoroi prostitutat e rruges qe shiten per opozite medieve ,
    ata jane kriminela si ne paqe por edhe lufte jane bastard antishqiptare thjeshte

  2. Paska qene prodhim per ne Shqiperi , edhe ketu me “hile” na i paskan !
    Per kete virusin “tone “do behet vaksine ?

    1. lavazh truri says:

      more, more ! si kamundesi, i njejti virus si ne itali, ne Shqiperi kafshon si miu, ne Itali si ariu. Hajde shkence, hajde

  3. Epirioti II says:

    Pse thoni perralla.
    Per momentin varianti qe ka godit Shqiperine dhe ka ardh nga Italia e Veriut eshte disi me pak mutant se te tjeret (se te gjithe mutant jane).
    Nuk ka asnje fakt shkencor qe eshte variant me i bute.
    Mos genjeni njerezit se ulin vigjelencen.

  4. Babale says:

    E ka mbajtur me hater edhe virusi Edi Ramen!?

    1. Edhe kete ta kete bere valle? says:

      Prisni kur opozita te thote se Edi e ka korruptuar virusin!!

  5. Xhafa says:

    Jan 4 Arsye pse është më i lehtë në Shqipëri
    MASAT E SHPEJTA PËR IZOLIM QË NË FILLIM
    PAK AZILE PËR TË MOSHUARIT
    JO SHUMË TURIST NGA E GJITH BOTA
    PAK GRUMBULLIME ME SHUME NJERËZ TE RRACAV TË NDRYSHEME SI NDESHJE FUTBOLLI APO KONCERTE TË MËDHA.
    PS
    KUJDES NGA EUFORIA!!!

  6. 1962 says:

    Mall Kinez, vari k…. . Gjithmone me te futme.

  7. Qytetari says:

    Or ti gazetar mazllem apo manushaqe si e ke emrin , SHQIPTARET qe ne kohen e xhaxhit kan ber te tera vaksinat me detyrim midis te tjerash benin qe ne lindje dhe ate te turbekulozit , kurse perndim ka 60 vjet qe e ka zhdukur vaksinen e turbekulozit prandaj jan zbulut dhe behen per vdekje , more vesh, shqiptaret e kan te trasheguar nga koha xhaxhit imunitetin , mos degjoni llumin e zakaret qe vetem hedhin balt per xhaxhin , ata kan qen llumi dhe jashtqitja kti kombi ne at koh kan qen burgaxhit e zullumqaret , siç jan sot , qe nuk gjeni dot dermon prej tyne , por realiteti ka qen ndryshe , dhe e dyta gjith te kqiat nuk do bin tek ne shqiptaret , avash.

  8. Qytetari says:

    Or ti gazetar o mazllem apo manushaqe , si e ke emrin , SHQIPTARET qe ne kohen e xhaxhit kan ber te tera vaksinat me detyrim midis te tjerash benin qe ne lindje dhe ate te turbekulozit , kurse perndimi ka 60 vjet qe e ka zhdukur vaksinen e turbekulozit , prandaj jan zbulut dhe behen per vdekje , more vesh, shqiptaret e kan te trasheguar nga koha xhaxhit imunitetin , mos degjoni llumin e zakaret qe vetem hedhin balt per xhaxhin , ata kan qen llumi dhe jashtqitja kti kombi ne at koh , kan qen burgaxhit e zullumqaret , siç jan sot , qe nuk gjeni dot dermon prej tyne , por realiteti ka qen ndryshe , dhe e dyta gjith te kqiat nuk do bin tek ne shqiptaret , avash.

    1. DinPaku says:

      Po pse thua, o Qytetar, qe nga koha e xhaxhit? Ata jane e njejta race qe nga koha e luftes, jane ballistat e famshem, dhe lufte po bejne edhe sot. Ashtu si dje qe luftonin kunder Nacional-Çlirimtares dhe jo kunder pushtuesve edhe sot nuk rreshtohen ne lufte kunder virusit, por kunder qeverise dhe popullit te tere qe jane bashkuar si grusht dhe kane vetem nje qellim, si te dalim sa me pak te demtuar nga kjo lufte.

  9. Toni says:

    Me I bite my qe erdhi e Shqiperi nga Italia? Prandaj beri kerdine ne Itali?!

  10. Toni says:

    Me I bute ky qe erdhi ne Shqiperi nga Italia? Prandaj beri kerdine ne Itali?!

  11. gjeramadhi says:

    edhe virusin e paska blere rama ,nderkombëtarët po ,amerikën po, merkelin po, sorecen po, vetëm lulin nuk po e blen dot???

    1. 7x7 says:

      Jo vetem Lulin , por te gjithe Lulashet e lalzaket I ka ne thes , bile Ja ka lidhur gryken mire .

  12. Natasha says:

    VIRUSIN E KEMI SOT TE ZONA E LIRE ME CANIN E KA EMERIN SALI ME SHPIRT TE ZI :EDI PO I CMEND TE GJITHE ;VERUSI TE MOS I NDIMOJ OPOZITARET QE KANE YPUR MBRAPSH GOMARET NESER DO DEGJONI QE EDI KA REN NE UJDI ME MIQTE E TIJ QE TI BEJNE PRIVILEGJE QE USHTRIA E VIRUSEVE TE BEJE KETHESE NE SHQIPERI NDIMOJE KETE POPULL NE KETO 26 vjet DEMOKRACI PLOT VIRUSE ESHTE KJO E SHKRETA SHQIPERI QE NGA VIRUSI I VUCITOLIT VIRUS KUKSI E VIRUS DEVOLL VIRUS TOMORI E SKRAPARI; E TE TJERE JANE SHUME;PO TE JETE E VERTETE CLEZUAM ME LART SPAKU SKA PUNE ME SKRAPARI DHE TE TJERE SHIJOJNE CKANE VJEDHUR ;E V RARE

  13. Historiani says:

    Ore shqiptarë!!! Bëja çudi në kohën kur Covid-19 pllakosi Italinë dhe shumë gazeta e gazetarë dukej sikur e ndillnin këtë killer edhe në Shqipëri sepse ndoshta do të sillte ndonjë avantazh në planin politik. Tani po del kjo teoria e leshit dhe e preshi. Rrini rehat e mos shihni ëndërra, por zbatoni rregullat që janë vënë, se ato nuk janë rregullat e qeverisë por të specialistëve. Asnjë qeveri nuk dëshiron të ndalojë ekonominë.

  14. Emigranti says:

    Ore çfar kriminelash jeni ju që publikoni te ketilla shkrimesh. O portale ju qe i drejtoni ju rafte rrufeja ne dite te kthjellet .Ilaçe femijet tuaj ato lek qe merrni nga keto lloj shkrimesh dhe kujt i sherben ky shkrim e vuajtshin femijet e niper mbesa te tuajt ne breza zoti ju mallkofte o kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje