Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka folur pas rinisjes së punimeve tek shëtitorja e qytetit.
Në një prononcim për “Ora News”, Gurma u shpreh se punimet po vijojnë me ritme të larta, në mënyrë që me hapjen e sezonit turistik loti i parë të këtë përfunduar.
“Ne po punojmë maksimalisht bashkë me operatorin kontraktor që situata të vijë drejt normalizimit dhe me hapjen e sezonit turistik ta gjejë pjesën e lotit të parë të këtij investimi të përfunduar dhe të aksesueshëm për publikun”, tha kryebashkiaku Sarandës.
Në vijim, Gurma shtoi se këtë vit bashkia e Sarandës ka vendosur se plazhet në qytet do të jenë 100% publike dhe pa pagesë.
“Duke pasur parsysh se vija e parë e bregdetit është shumë e kufizuar për hapsirat e plazheve publike, ne kemi menduar që këtë vit kemi të vendosim që gjithë pjesën që përfshin shëtitorja dhe pjesën e plazhit të ri do të jenë të gjitha hapsira pubike dhe të aksesushme për qytetarët pa pagesë”, u shpreh ai. /Marrë nga Sarandanews.com/
Sa premtime kemi degjuar!!! Ky zoteria te licensoj taxi, te rregulloj sherbimin uran elektrik e te punoj Per lafe jemi kenaq tunu kenq me vitr
Mbyllni Saranden, qe te shpetoje!
Cfare kuptimi ka “e aksesueshme”? E perdorin shume here politikane e gazetare…. Gazeta ka redaktore?