Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim online me Kryetarët e Bashkive Tiranë, Korçë, Fier dhe prefektin e Durrësit.
Ajo i ka falenderuar kryetarët që përmes masave të marra i kanë mbajtur qytetarët të sigurtë, duke respektuar masat e distancimit social.
Kim tha se shpreson të takohet së shpejti nga afër me kryetarët.
Postimi i Ambasadës:
“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit.
Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”. Ambasadorja Yuri Kim.
Mos harroni Bashkin e Lezhes , qe po punon dite e nate, me kalua kyt situat te veshtire per te gjithe qytetaret, nuk kan te bajne menimet e mia politike , votoj te majten o te djathten( larg kjoft) , nuk jetoj ne Lezhe, por shkruaj ne base te bisedave telefonike qe kemi me prinderit tone . Me respekt nga Lombardia.
SI KA MUNDESI QE TE BEHEN BASHKE B…QIRAT?!!!!
Keta amerikont te heqin piten me llafe te bukura!
keta me llafe te bejne ti falenderosh edhe kur te vrasin!
Keta amerikont te heqin piten me llafe te bukura!
keta me llafe te bejne ti falenderosh edhe kur te vrasin!