Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen edhe dy infermierë në Tiranë. Shkon në 30 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19

10 Prill 2020, 13:40Sociale TEMA

Shkon në 30 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19.

Lajmi i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 2 infermierë të  prekur nga COVID-19, ndërsa në total 182 qytetarë e staf mjekësor janë shëruar nga virusi.

Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!

Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP

Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19

1 komente në “Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen edhe dy infermierë në Tiranë. Shkon në 30 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19”

  1. Socialisti says:

    Na u be manastirliu si burri nenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje