Zbutja e masave nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirusit mund të sjellë shtim të rasteve, ndaj diçka e tillë duhet të bëhet me tepër kujdes dhe vetëdije. Kështu thotë kreu i OBSH-së në Shqipëri, Raul Gonzalez, pas lajmërimit se Shqipëria do të zgjerojë fashën e lëvizjes dhe shërbimeve. Në një lidhje Skype për TemA TV, ai thekson kthimi në normalitet për shkak të situatës së Covid-19 kërkon disa muaj.
Ne kemi folur shpesh me ministren për masat në Shqipëri si për çdo vend tjetër. Kthimi në normalitet kërkon dhe disa muaj. Çdo lëvizje e bërë në këtë drejtim duhet bërë në mënyrë të kujdesshme. Ne dimë, duhet të kuptojmë dhe supozojmë se kur bëjmë këtë do të kemi më shumë raste. Limiti dhe indikatori që do të përdorim për këtë duhet të jetë deri në çfarë numri rastesh të reja jemi në gjendje të pranojmë në termat e sistemit tonë shënetësor, të intensitetit të rasteve të reja dhe rasteve emergjente. Është për t’u bërë se sigurisht nuk mund të jetojmë pafundësisht në këto kushte, por duhet bërë në mënyrë shumë të vetëdijshme.
Gonzales vëren se Shqipëria ka një numër të vogël vdekjesh, pikërisht falë kontrollit të mirë dhe masave që autoritetet kanë marrë.
Ajo çfarë kemi parë këtu është se kemi një numër të vogël vdekjesh në Shqipëri. Duke e parë këtë në planin global është mirë. Numri i ulët i vdekjeve lidhet me kontrollin shumë të mirë që Shqipëria ka pasur në lidhje me këtë sëmundje. Masat e forta kanë prodhuar një numër shumë të reduktuar të të prekurve, duke lejuar sistemin shëndetësor të kujdeset për ata që vërtet kanë nevojë. Ata që kanë pasur nevojë për ventilator kanë marrë menjëherë atë çfarë u është dashur.
Sipas Gonzalez, një punë e mirë është bërë edhe në lidhje me testet dhe gjurmimin e rasteve, por një panoramë më të qartë do të ketë në fund të pandemisë.
Testet nuk parandalojnë infeksionet, por janë një mjet për të kuptuar epideminë dhe për t’u kujdesur sa më mirë për nejrëzit e infektuar. Duhet të shohim nëse politika e testeve ka qenë e suksesshme në vend. Por Ministria e Shëndetësisë po bën gjurmim të mirë të rasteve.
Sipas kreut të OBSH, Ministria e Shëndetësisë po kryen testime sipas rekomandimeve të OBSH dhe deri tani rezultatet janë të kënaqshme.
Eja nje xhiro o Gonzalo e shiko ca keto rradhet tona ne c’do dere dyqani e per c’do lloj sherbimi te krijuar pikerisht nga keto oraret e liridaljes se shtetrrethimeve dhe do bindesh se sa pa vlere eshte kjo karantine kur aq ore liridalje mjaftojne e teprojne per infektim prej grumbullimeve.
Dmth doni te vdisni popullin te gjithe brenda ju..vazhdoni se mire keni..
Rrofsh Raulo dmth dhe DISA muaj te tjere te mbyllur ne shtepi ky eshte sugjerimi i vetem i OBSH mbas 6 muaj studimesh ?
Pash zotin Raulo kush te pagu ty ? Apo taksash eshte kush e ca b……..
Kjo Organizata Boterore e Shendetesise asht vetem ne Shqiperi apo gjithkund ? Vendet Evropiane, dhe ato boterore nuk jane ne sinkron mbi masat e mbrojtjes nga Korona virusi. Te gjitha shtetet bejne ashtu si e mendon secili. Po ne ke kopjojme ?
Ne fund te fundit, ala nuk dihet taman se çka asht ky virus. Çdo dite dalin ” fakte ” te reja qe kundershtojne ato te vjetrat. Çdo dite dalin shkencetare me teori te reja duke kundershtu njeri tjetrin. Dikush thote nuk asht i rrezikshem, dikush thote asht grip i thjeshte, del tjetri e thote asht virus shfaroses, pra askush nuk e din se çka bahet dhe çfar drejtimit do marrin masat per mbrojtje. Na vetem kena fut koken ne rere si struci, dhe nga ana tjeter duket se jemi te ekspozuar nga te gjitha drejtimet !!
Nje here thane dy jave. Pastaj deri ne javen e trete te Prillit. Pastaj deri ne Maj !! Rama sot thote se nga e Hena do lirojme masat, mbas 5-6 oresh del ky tjetri e thote jo se nuk asht mire !! Nga ana tjeter vazhdojne duke fut panik qe korona virusi do ndryshoje jeten tone nje here e mire, jeta s’do jete ma si ka qene me pare etj e tj !! Pse, si do ndryshoje jeta, do ecim ne vertikale ?!! Neper televizjone dalin disa njerez dhe japin leksione, edhe pse nuk jane te asaj fushe per te cilen flasin, por vetem bajne zhurmusin.
Asnji nuk asht i kjarte se çka po ndodh ne bote me kete virus, e na i thurim lavde cilit do qe na privon lirine!!
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETIT (OBSH) ka katandisur Vegël në duart e Disa BAJGAVE si BILL GEJX, XHORXH SORRA ETJ.
Ishte po kjo Organizatë që në Janar na thoshte se COVID-19 NUK KALON NGA NJERIU NË NJERI, ishte Kryetari bythzi , Bajga e Zezë Etiopiane që vrau Bashkëkombasit e tij ,kur qëllimisht lejoi PËRHAPJEN E KOLERËS NË ETIOPI kur mbante psotin e ministrit të shëndetsisë, në mënyrë që të vinte BAJGA TJETËR ,BILL GEJX të shiste miliona vaksina duke nxjerrë MILIARDA DOLLARË fitim, vaksina që si pasoja anësote dhanë PARALIZA TOTALE DHE TË PJESSHME .
Pamë dhe Belgjikën që ndoqi që në Fillim PIKË PËR PIKË UDHËZIMET E ORGANIZATËS BAJGË DHE….. RENDITET E DYTA NGA VDEKJET NË PËRKATËSI TË BANORËVE, NDËRKOHË QË SUEDIA RENDITET E PARAFUNDIT , DUKE MOS MARË ASNJË MASË.