“Njëri ishte me të zeza, tjetri e gjurmonte me vrap. Djalit i ra pistoleta në tokë”, flet vajza që u plagos tek “Xhamlliku”: Pashë gjithçka, jam qëlluar dy herë

11 Prill 2020, 10:38Politika TEMA
“Njëri ishte me të zeza, tjetri e gjurmonte me vrap. Djalit i ra

Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarja që mbeti e plagosur ditën e djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur gjithashtu edhe Orgest Bilbili nga efektivi i forcave “Shqiponja” në një intervistë për News 24 ka treguar momentin kur është plagosur.

Gruaja me inicialet M.P., ka treguar se ishte duke kaluar rastësisht ne këmbë në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi kishte dalë për të bërë pazar dhe sapo ka dëgjuar të shtëna në ajër ka tentuar të fshihet, por në atë moment është penguar me një zotëri dhe është qëlluar.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?

Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?

Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?

Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?

Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?

Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?

Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?

Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?

Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?

Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?

Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

16 komente në ““Njëri ishte me të zeza, tjetri e gjurmonte me vrap. Djalit i ra pistoleta në tokë”, flet vajza që u plagos tek “Xhamlliku”: Pashë gjithçka, jam qëlluar dy herë”

  1. Dani says:

    Zoti te ndimoft e sherim te shpet

  2. Sherim sa me te shpejte .. says:

    Sherim sa me te shpejte..Gjyna..
    Ja cfare behet,,me Armet qe u hapen Depot me Urdherin e UDB..Sali Efendiut…

  3. Ilirida says:

    Zonjës i deshiroj shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë,policit propozoj për punën e nderhjegjshme të shperblehet.Një gjë nuk e kuptoj,intervistën me pacienten e ka berë gazetari ose mjeku specialist i
    lëmisë përkatëse?Siç duket nga pyetjet gazetsrja po bën mjekum dhe po tregon se çka duheshka të inter-
    venohet!Unë këtë mënyrë interviste(informimi) e
    kuptoj si futje sher mes pacientes dhe mjekut.!!!

  4. Niku says:

    Polici tjeter po rri me duar ne xhepa… A mortja, mortja.

    1. Bledi says:

      O idiot! nuk eshte me dore ne xhepa, por me doren ne pistolet edhe mban distanc sigurie, deri sa i ndaluari te jet prangosur nga kolegu. Mose u be specialist midhje se te ngelet sallatori ne dore. Tung

      1. Tur durrsaku says:

        Hahaha.. me i fjale …Nik sallatori…

    2. Babloku says:

      Ke shume te drejte shoku, shife si rrin, as nuk afrohet ky me duket as proceduren ne te tilla raste nuk e din, ja njeri shembull, tjetri toc komplet, megjithate te shkuara vajzes e sherim te shpejte.

  5. Liku says:

    Te kaluara o goce. Me vjen keq qe paske qelluar ne vendim dhe momentin e gabuar por jane gjera qe fatkeqesisht ndodhin ne te gjithe boten.

  6. h says:

    Të kaluara dhe shërim të shpejtë.
    Zoti vraftë kush shpërndau armët në shqipëri dhe kafshët në tiranë.

  7. Zjarri 6 says:

    Shyqyr qe te shpetoi gopi

    1. Zjarri 7 says:

      Gopi i asaj shpetoi por gopi i sat motre nuk po gjen karar as ne kohe karantine, spo ngel qen e mace pa ja shqyer. Bastard!

  8. Trotski says:

    Sherim te Shpejte .NDERIM Policit te Shqiponjes qe kapi Kriminelin e Rrezikshem.

  9. TIRONA says:

    TE SHKUARA VAJZE ,PA DHIMBJE DHE JETE TE GJATE! KOHE E VESHTIRE POR,JAM I BINDUR QE STAFI DO TE KUJDESET ,ME VONE DHE NE KLINIKA JASHTE VENDIT!
    PRSHENDETJE

  10. skorpjonsi says:

    ca fati kjo goca … tani eshte bere personazh vip!

  11. Hekuran says:

    Te shkuara zemer . Beju e forte e kurajo . Ke pas nje engjell lart qe te ka ndihmuar . Sa per plumbin ne kembe besoji mjekesise se nuk do jete gje . Un qe po te shkruaj kam nje plumb ne kembe po si ty qe ne nentor 97 . Po rastesisht si ty . Nuk e kam hequr se mjeket si ne Shqiperi atehere si ne Turqi me vone si ne Usa ku jetoj tani me kane thene qe nuk e ke problem .Bile mundet qe po ta heqesh te krijoje probleme . Do te kesh nja 1 jave 10 dit shqetesime pastaj sdo ndjesh gje .Un jam 65 vjec e vazhdoj normalisht bile bej ecje deri 10-12 milje ne dite e them me vete qe plumbi ne kembe me ka edukuar ndryshe . Per ta plotesuar para ca viteve punoja me nje afro amerikan i cili ne rinine e vet ishte qelluar me 5 plumba para 35 viteve e akoma dy prej tyre i kishte ne mish . Nje ne kofshe e nje ne shpatull. E nuk ndiente me asgje . God bless you . Falendero pernate engjellin qe ke pas ne qiell e mendoi per ty

  12. Loni says:

    Ku Di kjo zonja se qelloi ne ajer kur ishte me shine e kthyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje