Sipas një studimi ndërkombëtar të kryer nga disa universitete, nëse nuk do të ishte ndalur transporti publik, ende nuk do të kishim një ulje të kurbës në Europë.
Në Itali të paktën 200 mijë shtrime në spital u shmangën në mars falë kufizimeve të lëvizjes publike. Masat e vendosura nga qeveria zvogëluan me 45% mundësinë e infektimit. Studimi është botuar në revistën e Akademisë Amerikanë të Shkencave, të kryer nga studiues italianë nga Politekniku i Milanos, Universiteti Cà Foscari i Venecia, Universiteti i Cyrihut, Politeknika Federale e Lozanës (Epfl) dhe Universiteti i Padovës.
Studiuesit morën rastin e Italisë duke analizuar evolucionin e përkohshëm të virusit në popullsitë lokale. Ata përdorën të dhënat zyrtare për të kuptuar se sa janë ulur infektimet nga momenti i masave të marra nga qeveria.
“200,000 shtrime në spital janë evituar nga kufizimet e qeverisë”, thotë Marino Gatto, profesor i ekologjisë në Politeknikun e Milanos dhe autori i parë i studimit.