FOTOT: Bandat në El Salvador marrin në dorë kontrollin e karantinës

10 Prill 2020, 12:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Bandat në El Salvador marrin në dorë kontrollin e

Bandat e kriminelëve në El Salvador, të cilët deri më parë kanë grabitur dhe vrarë njerëz të pafajshëm, tani kanë marrë përsipër që të sigurojnë që të gjithë t’i binden urdhrit kombëtar për karantinim, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Përgjatë viteve të fundit, më shumë se 100.000 banorë të El Salvadorit kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të transferohen në vendet e Amerikës Qendrore për shkak të dhunës nga bandat e kriminelëve.

Tanimë të njëjtat banda kanë dalë në rrugë me shkopa bejsbolli dhe kërcënime për të forcuar gjendjen e emergjencës për shkak të pandemisë, të shpallur nga presidenti i vendit Nayib Bukele.

Me taktikat e njëjta që kërcënonin biznesmenët, banditët tashmë po sigurojnë distancimin social i cili qëndron prej 22 marsit në fuqi për një periudhë 30 ditore.

1 komente në “FOTOT: Bandat në El Salvador marrin në dorë kontrollin e karantinës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje