Kampionati i futbollit në Zvicër po bën më shumë se një muaj që është ndalur dhe kjo ka sjellë vështirësi financiare për shumë klube për të paguar futbollistët.
Më të voglat sigurisht që kanë zgjedhur ndihmën që ka ardhur nga shteti për të marrë një fond ndihmese dhe jo pagën e rregullt që kanë firmosur nën kontratë.
Te Sion situata ishte disi kaotike pasi një pjesë e lojtarëve refuzoi që të merrte asistencën shtetërore dhe donte të paguhej rregullisht pasi nuk ishte dakord.
Presidenti Kostantin i përjashtoi dhe mes tyre ishte dhe Lenjani, që më në fund është bindur dhe tashmë do të paguhet nga shteti për muajin e shkuar dhe sidomos për këtë muaj, deri sa gjithçka të rinisë.