Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të znj. Teuta Merlika me origjinë nga fisi I njohur nga qyteti i Krujës, babai i së cilës, Reshiti, ishte një nga 17 të dënuarit me vdekje në Gjyqin Special të zhvilluar në marsin e vitit 1945-së që u ekzekutua më datën 14 prill të atij viti në Kodrën e Priftit, diku në periferi të Tiranës, ku dhe u gjetën eshtrat me varrin e përbashkët në javën e parë të prillit të vitit 2004, pas një pune këmbëngulëse të një grupi gazetarësh dhe punonjësish të “Gazeta Shqiptare” dhe News24, me në krye z. Carlo Bolino dhe ing. Nestor Kote, një nga familjarët e 17 të pushkatuarëve. Kush ishte Reshit Merlika, çfarë lidhjesh kishte ai me kryeministrin Mustafa Kruja Merlika, pse e pranoi ai postin e federalit fashist, pse nuk u largua nga Shqipëria dhe çfarë thuhet në letrën që ai ia dërgoi bashkëshortes së tij më 12 prill 1945-së, vetëm dy ditë para pushkatimit?
Nga Dashnor Kaloçi
Në ditët e para të prillit të vitit 2004, një grup gazetarësh dhe punonjësish të “Gazeta Shqiptare” dhe Televizionit News24, me ndihmën e inxhinierit, Nestor Kote, (nipi i njërit prej të pushkatuarëve), bënë të mundur gjetjen e vënd-varrimit dhe nxjerrjen e eshtrave të 17 të dënuarëve me vdekje në Gjyqin Special të zhvilluar në marsin e vitit 1945, të cilët u ekzekutuan më 14 prill të atij viti. Pas zbulimit të varrit të përbashkët në Kodrën e Priftit të 17 të viktimave, gjë e cila u trasmetua live nga televizioni News24 dhe u pasqyrua edhe në kronikat e edicioneve të lajmeve pothuaj në të gjitha kanalet televizive të asaj kohe, në adresë të redaksisë së “Gazeta Shqiptare” dhe News24, erdhën shumë mesazhe falenderimi nga familjet e të afërmit e tyre që jetonin në Shqipëri, apo dhe jashtë vëndit. Po kështu perveç telefonatave të shumta dhe mesazheve nëpërmjet postës elektronike, disa nga familjarët e atyre 17 të ekzekutuarëve, erdhën vetë në redaksinë tone, apo na pritën në shtëpitë e tyre për të shprehur konsideratat e falenderimet e tyre për grupin e gazetarëve që u impenjua dhe ndihmoi në zbulimin e atij varri masiv. Sic ishte profesor Luan Omari me të vëllanë e tij, Fatosin me të cilët zhvilluam një intervistë të gjatë për News24 dhe “Gazeta Shqiptare”. Pas zotit Terencio d”Alena, kolonelit 53-vjeçar me banim në Romë, gjyshi i të cilit, Terenenc Toçit, ishte njeri prej atyre 17 fatëkeqëve që u pushkatuan tek Kodra e Priftit, në redaksinë tonë asokohe u paraqit edhe zonja Teuta Merlika, e cila gjithashtu jetonte e punonte me familjen e saj në qytetin e Foxhias në Itali. E cila sapo na takoi, u shpreh: “Sapo mësova lajmin për zbulimin e varrit masiv në Kodrën e Priftit, ku prehet dhe babai im, Reshit Merlika, nuk më mbante më vëndi atje, prandaj plotësova dokumentat dhe erdha këtu për t’jua falenderuar për atë punë fisnike që keni ndërrmarë”.
Bashkë me falenderimet e rastit, znj. Teuta Merlika na solli edhe disa foto të babait të saj, Reshit Merlikës, si dhe letrën origjinale që ai ia dërgonte nga burgu bashkëshortes së tij dhe gjithashtu nënës së Teutës, Adiles, vetëm dy ditë para ekzekutimit, më 12 prill të vitit 1945. Po kush ishte Reshit Merlika, ku ishte diplomuar dhe çfarë lidhje kishte ai me Mustafa Merlikën, gjuhëtarin e politikanin e famshëm që pranoi postin e kryeministrit të Shqipërisë në një nga periudhat më të vështira të saj, atë të pushtimit fashist?! Çfarë funksionesh kishte pasur Reshit Merlika gjatë kohës së pushtimit në vitet 1939-‘44 dhe përse ai nuk ishte larguar nga Shqipëria, ashtu si shumë eksponentë të tjerë që gjatë Luftës kishin qenë në krahun kundërshtar të komunistëve? Ç’farë thuhet në letrën që Reshit Merlika i dërgoi nga burgu bashkëshortes së tij, Adile Kovaçit, vetëm dy ditë para ekzekutimit? Si e mësuan familjarët e Merlikës, vëndin e ekzekutimit në Kodrën e Priftit dhe si arritën ata që ta hapnin varrin për të marrë një shenjë nga rrobat e trupit? Cili ishte fati i familjes së Reshit Merlikës dhe pjestarëve të tjerë të atij fisi të njohur krutan gjatë periudhës së regjimit komunistë të Enver Hoxhës? Lidhur me këto e plot ngjarje, fakte dhe histori të tjera, na njohu zonja Tetuta Merlika, në një intervistë që i morrëm me atë rast, të cilën po e botojmë të plotë në këtë shkrim.
Zonja Teuta, a mund të na thoni me pak fjalë se kush ka qenë babai juaj, Reshit Merlika?
Babai im, Reshit Merlika u lind në vitin 1913 në qytetin e Krujës prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Babai ka pasur edhe tre vëllezër, të tjerë: Aliu, Sejdi dhe Faiku. Nëna e babait, d.m.th. gjyshja jonë, quhej Zoje dhe ajo gjithashtu ishte bijë nga qyteti i Krujës. Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare në qytetin e Krujës, babai fitoi të drejtën e studimit për të ndjekur mësimet në shkollën Tregtare të Vlorës të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira në vitin 1931.
Çfarë lidhje gjaku kishte babai juaj, me Mustafa Merlikën, ish-kryeministrin e Shqipërisë në periudhën e pushtimit fashist të vëndit?
Me Mustafa Merlikën, babai ishte kushëri i parë, d.m.th. ata të dy i kishin baballarët vëllezër. Për Mustafa Merlikën është folur gjithnjë vetëm keq, por duhet të kemi parasysh se ai ka qenë një patriot i madh që nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë në 1912-ën, ku ka firmosur bashkë me Ismail Qemalin e delegatët e tjerë, aktin e Pavarsisë. Gjatë kohës së Monarkisë së Zogut, Mustafai qëndroi jashtë Shqipërisë si antizogist dhe ai u kthye në atdhe në vitin 1939. Duke menduar se vëndi ynë do të fitonte pavarsinë duke përfituar nga lufta e shteteve të mëdha si Italia, Gjermania dhe Japonia, Mustafai pranoi postin e Kryeministrit të Shqipërisë, në një nga periudhat më të vështira që po kalonte vëndi ynë. Këto ide të tij, përveç miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Mustafai mundohej t’ua nguliste në mëndje edhe burrave të fisit Merlika. Kështu në këtë kontekekst, babai im, Reshiti, në periudhën e pushtimit fashist të vëndit, pranoi të vishej si federal, duke shërbyer në atë detyrë jo më shumë se gjashtë muaj në qytetet e Krujës dhe të Durrësit.
Pra, Mustafai e nxiti babanë tuaj të vishej federal?
Nisur nga e kaluara e tij patriotike, shkollimi dhe autoriteti i jashtëzakonshëm, Mustafai kishte një influencë të madhe në të gjithë burrat e fisit Merlika. Kur ai mori postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin italian, ju lut babait që të vishej si federal, duke i thënë: “Po nuk e bëmë ne këtë gjë, nuk mund t’ju themi dot të tjerëve”.
Po pas kapitullimit të Italisë, me çfarë u mor babai juaj?
“Me sa di unë nga ato që më ka pas treguar nëna ime, Adile (Kovaçi) babai ka pas punuar si shofer me një automjet “Tatrra”.
Si dhe kur u arrestua babai juaj, Reshiti?
Babai u arrestua në fillimin e vitit 1945 nga forcat partizane të ndjekjes në katundin Mafsheq, afër Qafë-Shtamës në malësinë e Krujës, të cilat komandoheshin nga Rexh Deliu.
Në fundin e vitit 1944 kur fitorja e partizanëve të Enver Hoxhës ishte punë ditësh, përse nuk u largua babai juaj nga Shqipëria ashtu si shumë të tjerë, ose më saktë si Mustafa Kruja?
Babai nuk donte të largohej nga Shqipëria, sepse ai e ndjente veten krejt të pastër dhe nuk kishte bërë asgjë që ta vriste ndërgjegjia. Ndonëse ai i kishte të gjitha mundësitë që të ikte nga Shqipëria, nuk u largua por qëndroi krejt i qetë në shtëpinë e tij në Krujë. Po kështu desha të sqaroj, se edhe Mustafa Merlika nuk është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar ndjekjes së komunistëve. Vjeshta e vitit 1944, e gjeti Mustafanë në Vienë të Austrisë, ku ai kishte shkuar për të kuruar djalin e tij, që më pas i vdiq në një nga spitalet e atij qyteti. Kjo gjë vërtetohet edhe me faktin se Mustafai po të kishte pasur si qëllim largimin nga Shqipëria prej frikës së komunistëve, ai nuk do të linte këtu të gjithë pjestarët e tij të familjes, me grua e fëmijë.
Kur e mësoi familja juaj pushkatimin e babait, Reshitit?
Dy ditë para se ata të 17 të ekzekutoheshin tek Kodra e Priftit, babai i dërgoi një letër nënës, ku i shkruante që të mos bëhej merak dhe të kujdesej për ne fëmijët, pasi vëllezërit e tij, Aliu, Sejdi dhe Faiku, do t’i bëheshin vëllezër edhe asaj. Nga sa ishte shkruar aty, nuk ishte e vështirë të kuptohej se ai po i linte amanetet e fundit para pushkatimit. Kështu që nëna e babës, Zoja, u interesua me anën e miqve të familjes sonë dhe mësoi se më datën 14 prill 1944, ata do të ekzekutoheshin në periferi të Tiranës, në Kodrën e Priftit. Me sa më ka pas treguar nëna, atë ditë që ata të 17-të u dërguan për t’u pushkatuar, ka qenë ditë Bajrami. Kështu atë ditë, gjyshja Zoja mori vëllanë tim të madh, Gimin dhe dolën në Pazar për të blerë ndonjë gjë për festë (pasi ne jemi bektashian) dhe për të mësuar ndonjë gjë për babën, sipas fjalëve që u kishin thënë. Krejt rastësisht, teksa ata të dy ishin duke kaluar në një nga rrugët afër qendrës së Tiranës, panë makinat me ushtarë e me disa njerëz të lidhur që po kalonin aty afër tyre dhe u bënë kurioz për të parë se kush ishin ata. Në ato momente që makinat kaluan fare pranë tyre, babai, Reshti që ishte afër spondës, i pa ata dhe u çua në këmbë duke u thënë: “Pse rrini rrugëve e nuk shkoni në shtëpi për të festuar Bajramin”?!
Çfarë bënë ata pas fjalëve të Reshitit?
Zoja e nisi Gimin tek një miku i familjes sonë dhe vetë u nis për në drejtim të Kodrës së Priftit. Ajo arriti që ta shihte të gjithë skenën e pushkatimit nga një vënd jo shumë larg ku ishte fshehur që të mos e shikonin ushtarët. Ajo qëndroi aty e fshehur deri në orët e vona të natës dhe kur u larguan ushtarët shkoi menjëherë aty tek vëndi e hapi gropën që nuk ishte shumë e thellë. Ajo mundi që ta dallonte babanë tonë dhe njëkohësisht djalin e saj, nëpërmjet rrobave që ia kishte çuar vetë disa ditë më parë tek burgu i vjetër. Pasi i këputi një copë xhaketë dhe këmishë të përgjakur, ajo i futi aty në shishe të vogël ku më parë kishte shkruar në një copë letër emrin e tij. Pasi u sigurua për vëndin e varrimit, gjyshja Zoje u kthye në shtëpi. Ato dy rroba të babait, gjyshja Zoje i ruajti si gjënë më të shtrenjtë të jetës dhe kur ndërroi jetë, ia dhanë me vete.
Pas asaj dite, a shkoi më Zoja në atë vënd?
Edhe pas asaj dite ajo shkonte vazhdimisht në atë vënd dhe vinte nga një tufë me lule.
Sa vjeç keni qenë ju në atë kohë që u ekzekutua babai?
Unë kam qenë katër vjeç, vëllai i madh, Gimi, ishte shtatë vjeç, ndërsa vëllai i vogël, Genci, nuk e kishte mbushur vitin.
Pas pushkatimit të babait, ku u rritët ju?
Pas pushkatimit të babait, gjyshja Zoje, i tha nënës sonë, Adiles, që të kthehej tek prindërit e saj, pasi do të kishte shumë të vështirë për ta përballuar jetën dhe rritjen e tre fëmijëve të vegjël, për shkak të mbiemërit Merlika. Por nëna jonë nuk pranoi, duke thënë se do të rrinte në atë shtëpi, sa të ishte gjallë. Kështu ajo qëndroi tek Merlikat dhe na rriti ne tre fëmijëve me njëqind halle. Nëna jonë Adilja ka qenë një grua heroike dhe ajo na ka rritur ne, duke punuar në punët më të rënda të ndërtimit. Ne na lanë pa shkollë dhe “lufta e klasave” e pesha e mbiemërit Merlika, na ndoqi pas gjithë jetën, deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991″.
Përveç babait tuaj, nga fisi Merlika a ka pasur të tjerë viktima të terrorit komunisit?
Komunistët u sollën në mënyrën më barbare me fisin Merlika, duke pushkatuar dhjetë burra prej tyre, e duke burgosur e internuar me dhjetra të tjerë. Kështu përveç babait tonë, ata kanë pushkatur edhe: Sul Merlikën, Sef Merlikën, Mer Merlikën, Man Merlikën, Haxhi Merlikën etj., historitë e të cilëve, i ka ditur shumë mirë vëllai im, Gimi, i cili ka ndërruar jetë para pak viteve.
Pas viteve ’90-të, a keni kërkuar për gjetjen e eshtrave të babait tuaj?
“Në vitin 1993, dy vëllezërit e mi, Gimi me Gencin shkuan në Kodrën e Priftit ku kishin filluar kërkimet, por ajo punë mbeti në mes.
Si e mësuat lajmin e gjetjes së eshtrave të 17 të ekzekutuarëve në Kodrën e Priftit?
Lajmin për gjetjen e eshtrave, mua ma tha vajza ime në telefon, pasi unë isha në Itali, në qytetin e Foxhias ku jetoj e punoj prej disa vjetësh. Sapo e mësova atë lajm nuk më mbante më vëndi dhe pasi plotësova dokumentet, erdha këtu në Tiranë për t’ju falenderuar edhe ju si redaksi për atë punë tepër fisnike që keni bërë. Mua më duhet të largohem përsëri në Itali, por do ju lutem që të më telefononi kur të bëhet ceremonia e rivarrimit, pasi do të vij menjëherë në Tiranë. Shpresoj që të na jepet edhe ne mundësia për të vënë një tufë lule mbi varrin e babait.(Memorie.al)
Po ata deshmoret kush i vrau apo spiunoi?Coronavirusi.
Zonja Marlika ai Mut mustafa kruja ishte bashkpunus me pushtusin, me vien krq per ju qe jeni rritur pa babà por a e di sa Shqipetar ka vrar qeveria kuislinge e mutafait ne emer te fashizmit edhe femijt e tyre jetim Jane rritur.
Genti – Nuk mundem me thane se Mustafa Kruja ishte bashkepunues me pushtuesin, dhe sa Shqiptare ka vrare qeveria kuislinge e tij, sepse bota nuk i njeh keto krime, perkundrazi bota njeh krimet e komunizmit, e jo te Mustafa Krujes.
Vendosja e Mustafa Krujes ne krye te qeverise kuislinge, ka pas si kriter kulturen dhe aftesine e tij per udheheqje, dhe jo devotshmerine e tij per pushtuesin.
Gjithmone kur nje shtet pushton nje shtet tjeter, ata vendosin nje qeveri kuislinge per tu marr vesh me popullaten, por kjo nuk don me than se ajo qeveri kooperon me pushtuesin. Nejse, ti ke mendimin tand, por qe nuk te nxjerr gja n’drite.
Fjalori i jot ” patriotik ” ne komentin tand kallxon sa e njeh historine, dhe gjithashtu devotshmerine tande per nje sistem kriminal dhe pothuajse coftine.
Po t’ ofroj disa statistika per me t’kallxu ma teper se kush je ti, dhe jo se çka ishte pushteti komunist.
Pushteti komunist ka pushkatu 6000 vete, perveç kesaj, kane humbur jeten dhe aftesite e tyre mendore gjate torturave rreth 300 persona.
Pushteti komunist ka burgose 34.000 persona per arsye politike, ku rreth 1000 persona kane vdekur ne keto burgje.
Pushteti komunist ka internuar 59.000 vete ne kampe perqendrimi per arsye politike, ku rreth 7000 vete kane humbur jeten.
A mundesh me m’thane sa femije jetim kan lane pushteti i jot komunist ?!!
PS : Nese me kthen pergjigje se ato kane qene armiq te popullit, atehere mundem me t’than se nuk ka popull qe asht armik i vetvetes, veç nese ndodh ne mendjen tande. . . . .
O mik, un nuk bera nje shkrim patriotik bera thjesht nje kostatim, ne qofte se duhet te beja nje shkrim “patriotik” duhet si gje te par te shkruaja se kur keta zotrinj priten pushtuesin me lule ne dot dhe i ofruan kuroren e Skenderbeut perandorit Italian. Nje gjest shum i ulet i ketyre atdhetareve apo jo or mik. Ne koment nuk mbrojta komunistat vec kujtov a qe kan len jetim plot dhe keta kuislingat pastaj moren cfar moren dhe iken nga Shqiperia. Sa Shqiptar kan vrar keta bashk me pushtusit sa shtepi e fshatra kan djegur sa shqipetar kan spiunuar dhe internuar ne itali dhe Gjermani sa kan vrar ne tortura thjesht dhe vetem se mbronin nje ideal te tyre per lirin e Shqiperis. Shum kan vdekur ne burgjet e Mustafa krujes nen tortura per te treguar se ku kan shoket partizan sado qe keta te shkret luftuan per liren e vatanit dhe jo per ideologjin qe ben me komunistat. Sa per historin duhet ta besh dhe ta shikosh ne te dyja anet or Miki ne shqiperi jan 28000 te vrar ne 4 vite luft kjo statistik nuk duhet ta harrohet sidomos kur shkruan sa te vrar ka pasur shqiperia ne 45 vjet diktatur. Hajde psh miku.
Mos te thuash qe Mustafa kruaja ishte bashkpunues me fashistat dhe nazistat at’her kot sa shkruajm. Se duket qart fare se cfar mndimi ke. Pastaj krimet e kuislingve ne cdo koh njihen, cfar do te thot se kta kan vrar po nuk ka gje pfffff. Po xhandermeria nen urdhrat e qeveris kuislinge. Sa kan vra e pre e djegur.
Patrioti – me bashkepunu me pushtuesin asht e pashmngeshme, nuk ka rruge tjeter. Me lane femije jetim asht diçka tjeter.
Te gjith e dime se i vetmi popull ne bote me qeeverine e tij, nuk dorezoj asnje individ te kumunitetit Hebre tek fashistat dhe nazistat, edhe pse kjo ishte e rrezikeshme per seicilin prej tyre.
Atehere, na jepni fakte, emra dhe data qe Mustafa Kruja ka vra njerez. Identifikoni t’lutem, kush jane ato.
Jo propogande, por fakte.
Or mik , injoranca nuk është virtyt !!!
Që pas ditëve të para pas luftës së 2 botërore në të gjithë Europën u pushkatuan pa gjyq të gjithë bashkëpunëtorët e nazifashisteve. Kërko në librat e historisë apo në internet nëse janë njohur dhe dënuar apo jo krimet e nazifashisteve dhe bashkëpuntorëve të tyre. Të gjithë bashkëpunëtorët e Kane pasur hak plumbin dhe nuk kuptoj pse gazetat u japin kohë dhe vënd këtyre.
Me cudit fakti qe ato shifrat e tua me 000 ne fund te numurave qe ti shpreh… bie me kembet e tua ne shifra fallco nejse…
*****
Po cfare thoni more qe fryni gjerat sipas oreksit te vrare,persekutuar,kampe perqendrimi etj etj
per fisin Merlika… vitet e para te mbas lufte gezomin shume respekt ne sistemin e sapo vendosur ku gezoni pune….. nga mesues psh mamane time vitet e para te shkolles fillore ishte nxenese e Mira Merlika vitet 53-54 etj . Plake ime me thote gjithashtu qe drejtonin shume e shume I Istituzione qe punonin dmth gezoni respekt nga Shteti… se dikush eshte vrare ok respekte per ato familje…. por si gjithmone vrasesit e sistmeve te ndryshme i gjykojme kur sjane me ne jete…. psh edhe ne ditet e sotme kemi te vrare nga politikanet qe Jane shume dosje te pa hapur per krime dhe si gjithmone hapen kur s’jane me ne jete dmth popull llafazan dhe bythelepires i cdo sistemi pasi regjimi u mbajt nga shumica e Popullit qe e perkrahu.
Punoni e rrini urte tani pasi jemi shume mbrapa me kulture,ndrgjegje etj etj. dhe ndodh ajo qe dikush shkruan JO REALITETIN E HISTORISE .
L.R – Shifrat i kam rrumbullakosur prandaj jane 000 ne fund te numerave.
Nqs i do me pike dhe me presje, mundesh me hi ne Google.
Po enverin perse nuk e pushkatuan sepse ishte bashkëpuntor dhe kolaboroi me,
Anglezët,Jugosllavët,Rusët dhe Kinezët ???
Sepse asnje nga vendet qe permend nuk e kane pushtuar ushtarakisht Shqiperine.
Prandaj shkoni si lypsqare duke kerkuar një kothere buke Italisë,Gjermanisë dhe anglisë.
Problemi është se jeni kriminelë,gjaksorë dhe injorantë provincialë ,
që ndjeheni mirë vetëm kur shkaktoni vuajtje,fatkeqsi dhe terror.
Nuk vritet njeriu sepse foli,simpatizoi apo shiti dhe bleu me dikë.
Kafshë të egra pylli.
Kjo zonje ben autogol kur thote : ” Mustafa Kruja , u kthyen ne Shqiperi me 1939 dhe pranoi postin e kryeministrit duke menduar se vendi yne do fitonte pavaresine (?), duke perfituar nga lufta e fuqive te medha , Italia , Gjermania , Japonia ” . E shikoni cfare logjike apo arsyetimi ka kjo “zonje e nderuar “? D.m.th. Shqiperia do fitonte pavaresine nga boshti fashist Romë-Berlin-Tokio. E pra mor Kaloc , te pakten redaktoje intervisten e kesaj ndrikulle , para se ta botosh ne gazete. Te pakten t’i kishin treguar asaj se Shqiperia e kishte fituar pavaresine qysh më 1912-en.
Na e shpifet do ke glorifikuar keta bashkepunetoret e nazi-fashizmit.
Nje popull qe harron te kaluaren e tij nuk e merriton nje te ardhme te ndritur.Nuk kam asnje gje per te thene per zonjen e mesiperme qe mbron babane e saj.Por nuk pajtohem me kete pseudo gazetar qe pasi vodhi arkivat e Ministrise se Brendeshme boton shkrime te tilla idiote.Dua ti kujtoj ketij karragjozi se pas luftes ne te gjitha vendet e Europes ish bashkepuntoret e nazi fashisteve si dhe qeverite kuislinge qe u krijuan per tu sherbyer atyre u denuan me masat me ekstreme si dhe nje mase e madhe e tyre u pushkatuan.E pra kjo ndodhi ne te gjiithe Europen si ate Perendimore po ashtu edhe ne ate Lindore.Sot ne asnje vend nuk u kujtohet emri i ketyre tradhetareve pa le me te mbushen faqet e gazetave me te tilla pacavure.Konkluzionin perse ndodh kjo ne Shqiperi e nxjerr cdo njeri normal.Haruam se nga kemi erdhur prandaj sot nuk po dime se ku po shkojme por kemi 30 vjet qe zuzaret e kane shnderuar popullin shqiptar ne endacak qe bredh si lypsar neper bote duke ja fshire nga genet e tij identitetin dhe krenarine kombetare sic e kane popujt e tjere.
Per komentuesin “mik”, desha te them se per cdo qeveri kuislinge kriteri i vetem eshte devotshmeria ndaj pushtuesit se per kulture e aftesi drejtuese i ka vete pushtuesi! Se dyti thua se krimet e qeverise kuislinge nuk i njeh bota….po pse holokaustin kush e beri,komunistet ? Se treti meqe ke fiksim statistikat e krimeve ,mos harro se nese komunistet sic thua ti vrane 6000 persona per 50 vjet,miku yt kuisling mban mbi super vrasjen e 28 mije njerezve per pese vjet (’39-’45 )Nese nuk do te ishe kaq kembengules ne budallallekun tend,komenti yt mund te ishte nje sarkazem e shkelqyer,poooor …..jo kaq trashe,sa sic thua se nuk e di nese qeveria kuislinge eshte bashkepunetore e pushtuesit …??? Po kuislinge,pse quhet ,apo per qejf ?
Mark – Nqs don me arsyetu me kambe n’toke ok, por nese don me fluturu atehere futja kot. Holokaustin nuk e bani Mustafa Kruja, por nqs don ti, pa problem na ja veshim edhe atij. Jena mesu me e ba kete pune. Na Shqiptaret ma shume se kurrkush.
A mendon ti se Mustafa Kruja dhe qeveria e tij nuk e kan dite vendndodhjen e Hebrejve ne Shqiperi ? Patjeter qe e kan dite, bile edhe i kan mbrojtur ato. A u spiunu ndonje Hebre te fashistat dhe nazistat nga qeveria e Mustafa Krujes ? Jo . Atehere prej ka doli kjo qe Mustafa Kruja siguroj shpetimin e Hebrejve por jo te popullit te vet ? Kjo nuk ka senc !!
Shifra 28000, perderisa nuk identifikohen te gjithe keta, tregon qe asht shifer e fryre, dhe Mustafa Kruja nuk ka pune me kete. Asht propogande komuniste.
Gjithsesi ! Nese Mustafa Kruja ka mbi kurrizin e vet krime konkrete, a mundet qe dikush te na tregoje ? Jo cerci jo merci !! Jo ishte ne qeveri, jo ishte keshtu dhe ashtu !! A keni fakte, emra, data ? Urdheroni dhe tregojini .
PS : Per termin kuislinge ke te drejte. E quajta ashtu se jena mesu me e qujt ashtu, por ne mendimin tem nuk qendron ai term per Mustafa Krujen.
MIK,FALEMINDERIT PER KOMENTIN PERFEKT.MORRAT E KUQ KENAQEN ME VDEKJE TE NJEREZVE TE DERSHEM.
kohet kane qene te veshtita qe te kemi nje shqiperi me zemer te madhe podhuajse qe vitet e pushtimit kane qene nje horizont me gjet nje paqe qetesie njerzor shume kane histori te ndryshme te kohes
cdo kush ka kujtes me perkujtu kohen te veshtira po paqja vjen nga nje lidhje te forte qe papritmas doli nje mrekulli paqe shtetet me shtet ,gen me gen dhe shume gjera qe kombi shqiptare dhe shqiperia te jete e lire me dashuri dhe lumturi te zgjedhjes me jetu . kujtimet nuk harrohen dhe dhimbjet gjithashtu bukur me kujtu po paqja duhet paqe , jeta quhet jete filli del nga menyra te ndryshme shekulli dhe shekullia zhvillim per se miri me jetu e perkushtu atdheut dhe kombit te shqiperise te ‘ te gjithve . me respekte .
Sa genjeshtare tè trashe. Të sahati e pa dhe i bertiti pse rrini rrugeve? E ndoqa pas makinen me vrap deri te kodra e priftit!!!!!!??????, i pashe fshehurasi kur i pushkatuan. Pastaj shkoi e zbuloi e njohu i morì nje cope nga xhaketa. Jane pushkatuar 17vet dhe kur i zbuloi rastisi burri i saj. Pastaj e mbuloi. Pastaj nana shkonte gjithmone tè vendi. Po’ vajza nuk kishte qënë kurri tè eshtrat e tè jatit. Po’ pas 90ten pse tè duhesh shume kohe per ti kerkuar kur nana jote dhe ti si femija e saj dhe atij e dije ku ndodhesh in eshtrat. Raze e cuditshme