Ndotja e ajrit në SHBA zvogëlohet me 30% për shkak të masave anti-koronavirus

12 Prill 2020, 14:56Bota TEMA

Për shkak se një pjesë e madhe e amerikanëve po qëndrojnë në shtëpi si pasojë e pandemisë COVID-19, ndotja e ajrit në qytetet e mëdha të SHBA-së është zvogëluar 30%.

Sipas të dhënave satelitore të Qendrës së Fluturimeve Hapësinore ”Goddard”, të publikuara në faqen e internetit të NASA-s, në metropolet në verilindje të SHBA-së në muajin mars është vërejtur rënie me 30% në nivelin e ndotjes nga dyoksidi i azotit, krahasuar me mesataren e katër viteve të fundit.

Zyrtarët e NASA-s, duke theksuar se dyoksidi i azotit buron nga karburanti fosil i konsumuar për transport dhe prodhimin e energjisë, thanë se ulja e ndotjes së ajrit është një tregues i ndryshimit në aktivitetin njerëzor për shkak të pandemisë.

Megjithatë, zyrtarët theksuan se kjo rënie në Boston, Nju Jork dhe Uashington DC është e përkohshme dhe se të dhënat mund të kthehen si më parë nëse shfuqizohet urdhri për qëndrim në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje