Nga Mero Baze
I vetmi dështim i dukshëm deri tani i disa zërave opozitarë, është beteja me panikun që tentuan të përhapin mbi nevojën e testeve masive, për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë.
Për gati një muaj ka qenë një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës.
Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës, kanë pranur që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.
Eshtë një ish- deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”. Nuk jam i qartë pse i shijon ky rol. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtesh të mëdha.
Tani e shikoj që gjithë PD, poston lart e poshtë video me njerëz që kanë nevojë për më shumë ushqime, që kanë frikë nga papunësia, që u duken të vogla pakot e ushqimeve, ose pabarazi në listat e shpërndarjes dhe “drama” të tjera të këtij lloji.
Në fakt, dhe këtu janë të paaftë, se unë mendoj që në Shqipëri ka drama shumë më të mëdha se të atyre qaramanëve që kanë mundësi t’ia postojnë pakon e ndihmave, Sali Berishës apo kësaj “Kasandrës” së PD.
Në Shqipëri ka vërtet njerëz që mund të mos kenë çfarë të hanë, që janë të sëmurë dhe me probleme të forta brenda familjes, që janë pa perspektivë për punë nga kjo epidemi, që mund të kenë pësuar fatkeqësi, që i janë bashkangjitur kësaj situate etj. Ka pasur dhe para epidemisë, por tani natryisht janë shtuar.
Pra nuk është se ne nuk do përballemi dhe nuk po përballemi me probleme të forta sociale dhe ekonomike nga kjo krizë.
Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për viktimat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vijë, tregon vetëm faktin se “kasandrat” e krizës së parë u dorëzuan.
Sot numri i të shëruarve në vend, e ka kaluar numrin e të prekurve në vend. E di që mund të kontestohet dhe kjo, duke thënë se shumë të prekur nuk janë identifikuar, por po flasim për ato shifra që kemi zyrtarisht.
Kurba e sheshuar dhe në rënie, e infektimeve dhe vdekjeve, rritja e numrit të të shëruarve dhe fillimi gradual i lirimit të karantinës, duket se i kanë bindur “kasandrat” e opozitës të heqin dorë nga strategjia e parë. Nuk pi më ujë të thuash që po vdesin dhe po i mbajnë fshehur.
Sot kur pashë që ankesa e vetme e Sali Berishës apo “Doktor Vdekjes”, siç quhet këto kohë, ishte fakti që një pako e mbushur plot me ushqime, nuk i kishte pëlqyer dikujt, e cila nuk ishte e sigurtë nëse ishte familje, kuptova që “kasandrat” po ndërrojnë kasetën.
Kështu që bëhuni gati tani e tutje të dëgjoni se nuk do vdisni nga korona, se na shpëtuan këshillat e Tritanit, por do vdesim për bukë. Por ndërkohë që dëgjoni, hani ndonjë gjë, se nuk shtyhet lehtë pamja e mërzitshme e fytyrave të “kasandrave”, që janë të pikëlluara pse nuk u doli fjala për vdekjet. Tani do t’u tregojnë si do vdisni nga uria.
Ç’ na polli belaja me nje grusht anti shqiptaresh… Po turp nuk u vjen ndopak? Jepni more nje shembull te vetem te mire. Nuk e kuptoni qe veç kesaj flame qe ka pushtuar boten, na jeni bere dhe ju peshqesh. Po kini 30 vjet. Nuk u ngopet? Qe dhe pa Covid 19, e kini bere kete vend paçaure…
1991 dhe 7 dite buke .
1997 terori i kuq.
2013 skenari grek.
Ne vazhdim shteti i narkotrafikanteve .
Serialet e fameshme “Babale”
Dosjet e fameshme 3 3 9 , 1 8 4 .
E tej , e tej .
Shpirtzinjte e shpirtzezat , zi ndjellin , se kur ishin vete e zbardhen .
Genje se dicka do ngelet .
Pak kemi virusin , tashti dhe alarmin per urri.
Po le te vazhdojne , mbase ju ka mbetur ndonje qe i beson , se ata vete nuk e besojne se e dine qe genjejne .
??. BALONËN TABAKE E RROTULLON ME NJË TË SHFRYRË TË BULLÇIVE , PLAKU I BERISHAJVE.
AJO PO, BALLONË HESAPI .
AI SHFRY , AJO PO FLUTURO MË LART .
GALLAT O GALLAT . MOS U QANI , SE NA MBAJNË ME HUMOR .
E moe Mero djali,u,lodhe o i uruar po qelbesiren sali se mre kollaj mortja qe te shpetonte e gjithe Shqiperia.Na Mero,eshte e vertet qe ate shtesen e shtepis te gjiri i Lalzit,argita e ka pa leje?.U qyfyre qe degjojme.Ajo e ka gjithe vilen te vjedhur,keta i bien borive per shtesen.
undefined
Lexoni historine e Shqiprise, te pakten qe nga nga lidhja e Prizrenit e deri sot. Nuk kemi ndryshuar fare. Prandaj e kemi patur hak edhe Zogun edhe Enverin. “Cdo popull ka ate qeveri qe meriton “.Kapuconet e zinj marin avantazh nga demokracia!
Nga uria nuk vdesin demokratët se kanë fituar imunitet me gjithë ato greva urie që ka bërë sala
Nevoja e testimit masiv per te kuptuar se kush e ka e sa e kane infeksionin nuk eshte perhapje paniku por eshte nje deshire mbarpopullore per te njohur realitetin. Ato qe kundershtojne kete testim jane te interesuar te fshehin gjendjen reale te Covid19 ne Shqiperi.
Kaq, pa tifozllek pozite-opozite fare.
Mjaft u lodhe me opoziten o Mero por na shkruaj dhe per sukseset dhe arritjet e rilindjes qe njerezit ti dine dhe mos ankohen kot
Ka mundesi , mjeku , te na tregosh nje vend ne bote qe po ben “testim masiv” ?!
Kudo po behen testimet neper vendet europiane te pakten, pervec se ketu ne Shqiperi qe u behet testi vetem familjareve te atij/asaj pas shpalljes si te infektuar me Covid 19! Frika ndaj testimeve ne kete “Lufte” me Covid 19 e ngjashme me fshehjen e te plagosurve ne lufte reale.
Po me që zotrote këtkon të na thuash se po fshihet numuri i të prekurve qëllimisht duke mos bërë testime,atëhere lind pyetja:Sa është numuri i atyre që janë në spital dhe atyre që nuk po i shtrojnë si dhe numuri i të vdekurve?
Apo të sëmurët e mvajnë sekret sëmundjen për të mbrojtur qeverinë dhe vdesin fshehurazi?
Berisha e Luli testetimin e bëjnë për politikë që tu venë mbrapa këta që janë palla si puna juaj.
Opoziten e opozites kur kishte pushtet Saliu,
Opoziten e opozites sa ka ne pushtet Ramiu,
Provo me te ndershmen or gazetar i shkret,
Beji opoziten e qeverisjes atij qe ka pushtet.
Dr . “vdekja”shikon pakot e ndihmave ,por ne nuk po shohim ndonje pako,sado e vogel,ose ndihme e familjes Berisha,per termetin ose per nje familje ne nevoje.
“Drama” e vertete eshte se, ne perfundim, kjo histori absurde e surrealiste me ideimIn e udheheqjen te PERBINDSHIT SALIH BERISHA ne fuqi n., ne ngarkim te te cilit e te enturazhit te tij bandistesk e kriminal shkuar edhe Hitlerit jane jo pak bema e gjema te misionarit serbo-greko-francez, rrjepacapo-sheikut i veshur me sloganistike demagogjike demokratike, bashke me mundjen e virusit COVID-19, Shqiperise do t’i hiqet handrraku, kellira e haleja 30 vjecare dhe, shpresojme, se vendi do te rinise te marre fryme lirisht. Shkrimi i Meros shume realist dhe, si gjithnje me ironine e sarkazmen e tij derrmuese, ku arrin kulmin me “shpetimtarin” anticovid, autikun perervers Prof. Dr.TritanPreshin!
undefined
ne nji medie te vertete ,ruhet seerioziteti vs lexuesit
qe paguan cdo klikim .
ktu jovetem censurohet si me qen diuku ne afganostan sipas qejfit por
hidhee tema e zhduken sipas qejfit ,
mbai kei provokuar medimin e komentueseve ,
(ju duht te penalizoheni per kete nga Drejteia )
i jepet rendesi atyre qe demtojne anen medore -psiqiken e oponionin
ah fare e mutit muzllum ,
per kto jeni te afte ju .
Cdeshi Zoti qe ju qiti nga bytha juve mbi toke ?
me qelb njerezimin ?!
ptu mallku qofshi e ju zhdukte Korona (inshallah)
Lajme te mira?!
Lajm i mire eshte trajtimi si kafshe te pagshendura i popullsise?! Jetoj ne Montreal Canada, ka mijra te infektuar , por njerezit jane te lire dhe te keshilluar te dalin, duke treguar kujdesper vete e te tjeret…
Lajm i mire eshte te nxjerresh ushtrine? Te trajtosh nje komb si femije kopeshti?! Dhe kjo , sepse nuk do te prekesh nga milionat e leshuara ne koncesione te pista.
Duke perfituar nga nje lider opozitar kukull, Edi Rama po teston limitet e poshterimit te rraces “ krenare” shqiptare!
Kur dihet qe jane antishqiptar tradhetar e kriminela pse jane akoma te lire? Me falni ju duket normale kjo.
Dr . “vdekja”shikon pakot e ndihmave ,por ne nuk po shohim ndonje pako,sado e vogel,ose ndihme e familjes Berisha,per termetin ose per nje familje ne nevoje.