Nga Mero Baze
Shqipëria ja doli të përballojë betejën e pare në rrugë me Covid 19, falë masave ekstreme të menjëhershme, që shoqëruan shfaqjen e tij në rrugë. Edhe pse ndërkohë virusi kishte depërtuar nga më shumë se një pacient zero, karantina e menjëhershme dhe izolimi tre javor i Shqipërisë, dhanë frytet e para.
Sot kurba e rritjes mbetet larg të qënit eksponenciale dhe situata epidemike në rrugë duket nën kontroll.
Por siç është vërejtur dy ditët e fundit, rritja e numrit të të infektuarve nuk i përket më periudhës së parë të rrugës, por periudhës së karantinës. Të infektuarit që na shfaqen tani përditë, përveç atyre të Shkodrës që e kanë nga trimëria, e kanë nga infektimi në familje i rasteve të heshtura të Covid 19, që nuk kanë mundur të verifikohen ndërkohë që u vendos mbyllja në shtëpi.
Ndaj duket se Shqipëria ka të nevojshme të shtojë taktikat e luftës, duke e ndjekur “armikun” aty ku është.
Në një farë mënyre, beteja duhet zhvendosur nga rruga në familje, pasi edhe rrezikun e kemi zhvendosur nga rruga në familje.
Në këtë pikë, rekomandimet më të mira duhet t’i japin ekspertët, por duke parë atë çfarë po ndodh në vendet e tjera, jemi në fazën që policët në rrugë duhen për të mbrojtur fitoren e parë, por për të fituar betejën e dytë duhet një organizim kapilar i sistemit shëndetësor, sidomos mjekut të familjes dhe gjurmimi inteligjent i të sëmurëve potencial.
Është koha kur çdo mjek familje dhe çdo kapacitet i mjekësisë, në funksion të mjekut të familjes, të punojë 24 orë për të hetuar dhe mbikqyrur të infektuarit e rrethit të dytë të kontakteve, të këtyre që shfaqen të sëmurë brenda familjeve. Ata duhen izoluar ose forcërisht në karantinë brenda familjes nëse ka kushte, apo në spitale të posaçme.
Në këtë aspekt vlen dhe shtimi i testeve në rrethin e dytë të kontakteve, pasi kjo është një fazë e re e betejës, që nuk ka lidhje me betejën e pare, e cila duhet të vazhdojë. Karantina e përgjithshme, mbyllja e njerëzve në shtëpi, distanca sociale etj, duhet të vazhdojnë njësoj, por fakti që po shtohen të infektuar në fazën e dytë të karantinës, do të thotë që “armikun” nuk e kemi më vetëm në rrugë, por në familje.
Dhe këtu heronjtë e rinj, janë ata që shumcia e shqiptarëve nuk i njeh fare, mjekët e familjeve, të cilët duhet të hapin kompjuterat dhe dosjet e pacientëve, dhe të kthehen në “operativë sigurimi” për ndjekjen e tyre, kontaktet e tyre, lëvizjet e tyre dhe çdo gjë tjetër.
Në shumë vende të botës, aty ku teknologjia është më e avancuar, po mendohet të bëhet gjurmimi elektronik i tyre përmes aplikacioneve, që tregojnë lëvizjet e tyre dhe kontaktet e tyre. Çekia ka nisur atë që quhet “karantina e mençur”, që gjurmon pacientët përmes të dhënave që ofron përdorimi i celularëve, kartave bankare, dhe GPS, për të gjurmuar ku lëvizin personat e prekur.
Dhe këtu mund të fillojnë të mendojnë urgjent për këtë, pasi kjo nuk është një betejë që mbyllet me javë, pasi virusin do ta kemi nëpër këmbë, më gjatë se sa e mendojmë. Dhe këtu mund të përdoren gjithë institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare që kemi, nga SHISH, AISM, Polici etj.
Kjo do jetë dhe beteja më e gjatë, por më e sigurta, pasi vetëm kjo mund të na e bëjë më të dukshëm armikun dhe të çlirojë lëvizjen e atyre që nuk janë problematikë në këtë histori.
Është koha që Komiteti Anti Covid 19 të mendojë për betejën afatgjatë me Covid, pasi kanë arritur një sukses të prekshëm me fazën e parë, atë të mbylljes në shtëpi. Me protagonizmin personal të Edi Ramës, me shtypin, me policinë e ushtrinë, me të tallura e më të shara, në fund të fundit është arritur një ndërgjegjësim, që duhet ndenjë brenda.
Por kujdes, se bashkë me njerëzit, brenda është mbyllur dhe virusi. Ndaj duhet dhe beteja inteligjente me të.
Informacioni ekziston tek Qendra Kombetare e Emergjencave.
Jane te gjitha thirrjet telefonike,qe duhen te rivlersohen nepermjet testimeve .
Kjo do bej te mundur evidentimin e te semurve,qe jane nenvlersuat.
Po QËNTË E MACET që kanë njerëzia në shtëpi, si i bëhet ?
Po macet që në këtë periudhë, kanë periudhën e kryqëzimiz, a ka perëndi që i mban brënda ?
Dhe, këtë, seksualitetin e maceve e të qënve, duhet ta zgjidhë opozita, jo qeveria. Ata, e kanë zakon mbasi ja fusin, SI KAU PELËS…..
Z. Baze , si gjithmone, mendime, ide, zgjidhje tejet te mencura.
Po shume shkrime te mira bën z. Bazë.
Www
Www
Opozita eshte shume e angazhuar me karantinen e Sashes , maces se viles me 15 banjo ne Lalez . Po behet kujdes me Sashen qe dhe ne karantine te mos i mungoje kuzhinierja, parukierja, dhe edukatorja se pas salivirusit sasha do udheheqe protestat e opozites per te ardhur ne pushtet ne vitin 2036 kur te qethen delet.
Beteja me COV!9 nuk fituohet pa futur ne loje mjekun e familjes.Kjo eshte me se qarte.Por ketu ka dy probleme 1.A jane trajnuar mjeket e familjes per disa nocione baze te ketij virusi qe ka vecorite e veta ? Ata duhet te pajisen me mjetet mbrojtese njelloj si personeli i spitalit ibfektiv ,ndryshe ne i marim ne qafe.,Ata duhet trajnohen qe tamponin ta realizojne vete dhe ta cojne ata te check up ne laborator.
O Luzati jo vetem i marrim me qafe por nje mjek i infektuar mer me qafe qindra njerez
O Edo,mos e liro se e hongrem.Vazhdo edhe 2 jave.
Ke te drejte kete beri Kina qe e mposhti virusin.. Gjurmim dhe test ku familjet e dyshuara vizitoheshin cdo dite…. Kishte grupe te perbera nga mjek, police, ushtare e vullnetare.. Karantim me force nese nuk pranonin. Kete po ben dhe Koreja e jugut qe eshte shembull ne bot sot.
Ideja e z. MERO eshte mjafte racionale dmth filmimin e nje procesi depistimi qe te mund te hedh syrin hetues epidiomiologjik brenda familjeve duke bashkepunuar mjeket e familjes! Duke e menduar kete fakt mendoj se mund te konsiderojme edhe nje skenar te tille.
Mjediset me te medha qe pritet
se do te grumbullohen, sapo te mbyllet karantina dhe.. te filloj normalizimi, jane shkollat, uniivetsitet. Aktualishte sistemi shkollor duket shume i demtuar dhe gjithsesi ne finale sic jane sezonet e provimeve kerkojne takim dhe kontakte te pedagogeve dhe mesuesve me masa studentesh apo nxenesish.
Le te mendojme se Shkolla apo universite ne nivel kombetar ( dmth qe kane student nga e gjitje Shqiperia) si psh Universiteti i Tiranes, Universiteti Politeknik, Universiteti Bujqesor, Universitet i Mjeksise, universiteti i Arteve, etj si dhe disa universitey vecanerishte publike ne rrethe Durres, Shkoder, Elbasan, Korce, te mund te fillonte nje depistim sa me shpejte.
Per mendim tim ky proces do te ishte mjafte i dobishem sepse do te kontribonte per 2 aspekte:
– Informacioni i depistimit te studenteve ne universitare me
natyre kombetar do te perbente dipistim intelegjent sepse me disa mijra depistime mund te realizosh nje databaze qe mundeson hedhjen e shikimit per gjendjen e epidemise per mijra familje te shperndara ne gjithe Shqiperine dhe e dyta cdo vendimmarrje per rifillimin e procesit mesimor do te ishte mjafte e aresyetuar dhe me e sigurte.
Sigurishte eshte nje proces qe kerkon shume angaxhim, organizmin dhe shpejtesi. Mendoj se Qeveria mund te filloj te mendoj per depistimin. Ne kete rast fillimi dhe realizimi i ketij procesi do ti rriste vlerat suksesit te deritanishem te luftes kunder Covid19 dhe njekohesishte do tee rriste edheshpresen dhe moralin ne popull.
Ndosht kjo ide mund te futet ne kuader te depistimeve te zgjuara (?). Sinqerishte….
Nuk jam shumë optimist se sa mund të fumksionojë puna me mjekët e familjes këtu sepse:
1) ne se kemi për kulturë mjekun për prandalim edhe sikur të shkojmë tek doktorë me emër jo tek doktorrët e lagjeve jo e jo…kështu që nuk e di sa dosje pacientësh kanë mjekët e familjeve
2) edhe po patën dosje mjekët e familjeve ….maksimumi kanë dosjet e më të varfërve…se kush ka patur 2 lekë nuk ka shkuar asnjëherë tek ata
3) edhe po patën dosje është e sigurt që nuk kanë adresa të sakta….në Durrës është edhe më keq pas tërmetit se kanë ndërruar shtëpi brenda për brenda reeth 30% e popullsisë….po sistemi ynë i adresave nuk funksiononte as para tërmetit
Pastaj……skemi teste të mjaftueshme…vazhdojn bëjn nja 100 euro copa
E vetmja alternativë që kemi është ajo e të gjithë shteteve të varfëra: të rrimë nëpër llogore me kokat ulur dhe të shpresojmë tek ndonjë mrekulli me ilaçe e vaksina nga vendet e pasura ose nga Zoti
Fatkeqesisht, si popull i pabindur, dhe te pamesuar me rregull (fale klimes fantastike), do na duhet te derdhim gjak perpara se te mesohemi me rregull. Rregullat sistematike te permbajtes se epidemive, si psh karantinizimin local, vendet perendimore e kane perdorur shpesh. Ne jemi nja 600 vjet mbrapa per kete.
Really Mero? Ky eshte propozimi yt? T’u veme shqiptareve nga nje elektronik chip dhe te pergjojme cdo levizje dhe veprim te tyre. Me vone te kontrollojme edhe mendimet e tyre. Propozim i marre direkt nga libri operativ i Partise Komuniste te Kines. Une mendoja se ju jeni per lirite dhe te drejtat e individit.
Gjithashtu perparesi duhet te kete analizimi i virusit. Pacienti zero eshte ai qe ngjiz virusin i pari prej kafshes dhe/ose ai qe eshte inkubator i nje nentipi te ri te virusit. Ne Wuhan kishte tipin L dhe C, njeri ne qender dhe tjetri ne rrethina. Ne Eruope thuehet se jane rreth 8 variacione. Po ne Shqiperi sa variacione qarkullojne?
robi e le telefonin ne shpi kur del dhe haji kaken me gjurmim prandaj, beni publik emrat e te infektuarve dhe familjet qe komshijte apo kushdo te lajmerojn nqs x apo y prish karantinen. nuk funksionon gjurmimi inteligjent ne nje vend gomeresh. gjithsesi problemi kryesor eshte mungesa e testeve, pa teste nuk ke si gjurmon infeksionin, duhen teste per ata qe jane te infektuar dhe per ata qe e kane kaluar pa simptoma pasi perhapesi kryesor jane ata pa simptoma, dhe perpiquni te rrini te perditesuar me me te fundit, virusi perhapet jo vetem nga kolla. teshtima apo prekja por edhe nga thjesht e folura normale. mbani maska te gjithe pa perjashtim, mos fusni rrobat qe dilni jashte ne shtepi, dezinfektoni celesa, telefone, portofole, ore dore, varese, byzylyke dhe futuni drejt e ne dush perpara se te hyni ne ambientet e shpise, dezinfektoni shpesh objektet qe prekni apo perdorni me shpesh ne shtepi si tavoline, karrike, doreza, celesa drite, telekomande televizori etj objekte qe preken apo perdoren nga disa persona ne shtepi, mos prekni surratin, mos komunikoni duke pare njeri tjetrin qe te shmangni sperklat e gojes tja hidhni tjetrit. Duhet kujdes dhe higjene paranojake, cdo frut, perime e zarzavate qe e hani pa gatuar lajeni mire me sapun. Virusi perhapet shume lehte dhe akoma nuk dihet konkretisht se si, pra presupozoni qe virusi perhapet ne cdo menyre te mundeshme dhe merrni masat sikur virusi te jete prezent cdo moment. Ruani jetem se ekonomi shqiperia as ka pasur as do kete najhere, fasule trahana dhe pasterma keto na kane mjaftuar ne shekuj. Behuni te zgjuar vete mos bini pre e budallenjve.
Ti sit ne byth,duhet te kesh qene oficer kimie ,dhe u ke shpjeguar ushtareve dhe zboristeve se si te mbrohen nga lhl….
Me siguri ke udhezuar edhe saliun per te hedhur keto lhl kunder popullit….
Por ke harruar edhe nje gje pa thene qe te ngreme sumen perpjete dhe te lutemi sa me shume allahut ,dhe te denoj vetem te pa udhet…
Ne kohen qe ti ke qene oficer kimie,allahun e kishim harruar…
Kohet e fundit te derguan ne KQ.dhe pas 90tes ,ne shtabin e saliut,se te gjithe ju komunistat u mblodhet grusht rreth saliut
Gjyshi, laj duart mos i bjer………..tastieres me duar pa lare.
Gjyshi, laj duart mos i bjer………..tastieres me duar pa lare..
Gjyshi, laj duart mos i bjer………..tastieres me duar pa lare…
Sakt thjesht,bukur.
Avash njehere. Se nuk tha njeri qe ka beteje mbi beteje.tani qe po rriten te infektuarit po del teoria qe nuk jane nga rruga po nga karantina.
Kshuqe mos genjeni me, nuk kemi fituar asnje lloj lufte, vetem sa kemi mbyll njerezit ne karantina kot,sepse nuk po e ndalim. U be java e 4.
Sa mjek familje ka per 1000 banore? Cfare trajnimesh kane ? Kane masa mbrojtese apo jo? Mjeket e familjes te nxijne krahun te te marrin nje shiring gjak e jo me te bejne teste qe mund te rrezikojne jo vetem veten e tyre por edhe te atyre qe do te mund te takojne/vizitojne me pas. Per mendimin tim karantine ( qendroni larg edhe mbrenda shtepise), higjene absolute, teste masive si edhe paisja me nje certifikate qe rezultoni negativ per virusin per ata qe do te duhen te dalin edhe jane te domosdoshem per te krijuar nje vazhdimesi te jetes. Rrespekt per te gjithe ata qe jane ne vijen e pare po edhe ata qe ikin nga kjo Bote pa nje lamtumire nga te dashurit e tyre.
Beteje e perballuar duke mos bere testim per COVID19 qe te tregoje sa eshte ky brenda nesh neper karantina d.m.th.
GJITHSA KA BERE KRYEQEVERITARI SHQIPTAR, I PADITURI PIKTOR EDI RAMA E HEDH POSHTE KY RAPORTIM I ARDHUR NGA SUEDIA. LEXOHENI DHE MOS ME THONI SE ED RAMA ESHTE EDHE ME I DITUR SE SHKENCETARET SUEDEZ.
RAPORTIMI:
“Suedia ka zgjedhur këtë rrugë, sepse beson tek imuniteti i tufës. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos izolohet popullata, pasi sipas tyre, ky virus do të kthehet në nëntor dhe duhet krijuar imunitet.
Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët, 150 miliardë euro. Suedia ka dhe një raport, shkencëtarët e saj janë ngujuar për të gjetur vaksinën. Në raport thuhet se do të ketë një kulm të virusit, që do të nisë nga 14 prilli.
Këta po e presin me qetësi, kanë kulturën, kanë standard jetese. Të moshuarve, edhe pa pandemi, iu shkon ilaçi dhe ushqimi në shtëpi. Ndryshe nga qeveria shqiptare që ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, Suedia nuk është për shtetrrethim. Këtu nuk përdoren maska, doreza, në popullatë, se në personelin mjekësor sigurisht që përdoren. Suedia ka gjendje në bunkere për raste lufte, që i kanë nxjerrë dhe i gjithë shteti është në gatishmëri.
Këta kanë një raport, që thotë se Ballkani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill, dhe pastaj kurba do të nisë të bjerë, dhe në javën e fundit të prillit do të kemi shërimin e popullatës. Këta kanë informacione, janë një hap para në informacionet e Inteligjencës”, tha shqiptari.
Te falenderoj Beni per sa ke shkruar.
Uroj ta lexojne sa me shume kete raportim te shkencetareve suedeze. Meriton ky te jete kryeartikulli e jo pllaquritjet e kota te Mero Bazes.
Per cilin mjek familje e keni fjalen?
Mjeku(mjekja) ime e familjes,ne kohe normale del ne pune ne oren 9 dhe mbyll punen ne oren 12.Tani nuk del fare(sepse eshte ne prag pensioni dhe justifikohet me faktin qe pensionistet nuk duhet te levizin.E quan veten pensioniste seopse eshet ne vitin e fundit per pension).
Mjekja ime nuk ka shance me ta hap telefonin me te dhane nje keshill.Nuk ka shance.
Mjekja ime nuk di te perdore kompjuterin (i duket mausi i kompjuterit si luan real xhungle).
Gjithesesi i bej te fala mjeks time te familjes te qendra shendetesote te Teatri Migjeni,Shkoder
Mero , ti je vertet mjeran o i shkrete, ta qaj hallin vertet. Se nuk shkruan ato qe ke ne mendje, por shkruan ato qe donin te lexonin militantet e Saliut dje dhe ato qe duan te lexojne rilindjotet e Rames sot.
mark je pensionist epo ne mosh pune se je 65 vjec.kjo Moshe ne baze te actit te qeverrise nuk lejohet te dali nega shtepija per rrjedhoje aplikacioni nuk punon per moshat si ti.ver Syze me numer me te math se mbase te kthjellojne shkimin edhe aga trute.