Për shqiptarët e mbetur rrugëve dhe opozitarët e rrugës

30 Mars 2020, 20:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gazeta TemA ka botuar sot në mesditë dy lista me pasagjerë të riatdhesuar, pas një operacioni të Qeverisë shqiptare, për njerëzit e mbetur nëpër aeroporte, njerëz pa përkrahje,  apo studentë të cilët nuk po i mbijetojnë dot mungesës së mjeteve financiare. I publikuam për dy arsye. E para, se është mirë të jenë publik emrat e tyre, në kushtet kur shqiptarë që udhëtuan në Itali javën e parë të marsit, e mbajtën fshehur atë dhe janë sot baza e përhapjes së virusit në Shqipëri, në mënyrë të papërgjegjshme.

E dyta, për të kuptuar se gjeografia e tyre, tregon se kemi të bëjmë me një listë njerëzish anonimë, të cilët i ka përzgjedhur kriteri i hallit që i ka zënë, dhe jo ndonjë arsye tjetër.

Por në situatën e jashtëzakonshme që është krijuar, redaksinë e kanë kontaktuar shumë emigrantë, kryesisht nga Greqia, por dhe disa vende të tjera europiane, si Gjermania, Italia apo Anglia, të cilët duan të kthehen në Shqipëri në këto momente dhe kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

Nga gjithë kërkimi jonë pranë autoriteteve kufitare, Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadave tona përkatëse, rezulton se Qeveria në këto ditë të vështira, nuk ka as mundësi, dhe as prioritet, të gjurmojë shqiptarët që janë shpërndarë nëpër botë e t’i rikthejë me shpenzimet e saj në Shqipëri, përveç kategorive që përmenda më sipër, të cilët janë njerëz që karantina i kapi në kufij, apo në rrugë për Shqipëri.

Dhe në këtë pike, nuk mund të t’i kërkohet të bëjë më tepër. Prioriteti i Qeverisë është mbajtja nën kontroll i gjendjes brenda vendit, dhe jo marrja me operacione fluturimi në gjithë Europën, për të sjellë brenda qytetarë që kanë shkuar aty për hallet e tyre dhe për t’i shoqëruar pastaj nga pikat kufitare në shtëpi, për t’i futur në karantinë. Eshtë mision i pamundur. Edhe pse është e dhimbshme, ata duhet ta përballojnë këtë situatë aty ku i ka zënë.

Një situatë dhe më e vështirë është në Greqi, ku ka shumë punëtorë sezonalë, nga ata që nuk kanë as leje qëndrimi. Qeveria greke i ka bërë të ditur Qeverisë shqiptare se kufirin tokësor me Greqinë e ka të hapur për çdo këmbësor që dëshiron ta kalojë atë. Kjo do të thotë që çdokush që mund të arrijë në kufi, mund ta kalojë atë, por në kufirin shqiptar, do të ndeshet me mungesën e transportit, kontrollin shëndetësor dhe karantinën e detyrueshme.

Ndaj në këtë pikë, edhe ata e kanë më të lehtë të rezistojnë aty ku janë, sa të kalojë kjo periudhë ekstreme, se sa të shtojnë më shumë rreziqet për vete dhe të tjerët.

Thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përfshi dhe Greqinë, janë treguar mirëkuptuese për afatin 90 ditor të lejes së qëndrimit, dhe ky është i vetmi moment që Qeveria mund të angazhojë diplomacinë e saj për ta zgjidhur çështjen e penaliteteve për këtë gjë, pasi kjo është çështje dilpomatike.

Operacionet e tjera janë tejet të vështira, me plot rreziqe për situatën epidemike në vend, dhe ndoshta të pamundura. Ndaj është rasti që rritet pritshmëria për një operacion që nuk ka për të ndodhur, në një kohë që Qeveria penalizon me gjoba ata që lëvizin nga një pallat në tjetrin.

Nga ana tjetër, kjo çështje po tenton të kthehet në debat politik nga “grupi i gatshëm epidemiologjik opozitar”, që zakonisht kryesohet nga Tritan Shehu. Është i njëjti papagall që ulëret pse Qeveria shqiptare nuk i mbylli kufijtë qysh në janar. Tani bërtet përse Qeveria shqiptare nuk sjell gjithë shqiptarët kudo në botë, me lekët e saj në Shqipëri, në mes të pandemisë.

Pastaj vjen Lubonja, i cili ka lëvizur nga Firence në Tiranë, dhe këtu ndjehet i stresuar nga izolimi, stres të cilin përpiqet ta lehtësojë duke ja kaluar shoqërisë.

Duke kthyer në profesion konsiderimin si fakt, të çdo thashethemi politik , ai fillon fjalinë: “siç dëgjova që thonë” dhe e ka çuar më tej malinjitetin në ekstrem, duke thënë që Qeveria shqiptare i ka përzgjedhur politikisht këta që ka sjellë me aviona.

Një malinjitet i tillë, i cili luan me dëshpërimin e plotë të shqiptarëve të mbetur në Europë nga kjo situatë, është në të vërtetë një nga viruset më të këqinj, që i është bashkangjitur koronavirusit.

Ambasadat tona në Perëndim, sidomos ato në Greqi, Romë, Londër apo Berlin, që janë me nga 3 a 4 persona gjithësej, në mes të rrezikut të pandemisë, as kanë shans të menaxhojnë fluksin e dëshpërimit të qindra mijëra qytetarëve, të cilët të panikosur nga situata atje, duan të jenë në Shqipëri në këto momente.

Nuk munden, por edhe sikur të mundeshin, nuk duhet ta bëjnë këtë në këtë muaj. Epidemia është një fatkeqësi që përballohet aty ku të zë. Eshtë fat i keq të të zërë rrugëve të botës, por jo ndonjë fat i madh të të zërë në Shqipëri. Përballimi i saj, është vetëm izolimi.

Kurba e përhapjes në Shqipëri po reagon mirë, duke mbajtur ende nën kontroll shpërthimin. Nuk dua të bëhem më malinj se këta kritikët, por më duket sikur këta janë të shqetësuar pikërisht nga shifrat e mira të Shqipërisë, dhe tani duan doemos që ajo kurbë të rritet e të shpërthejë si në Itali, dhe pastaj, larg qoftë, po mbeti gjallë Tritani dhe Lubonja, të thonë që këtë e bëri Qeveria se solli të sëmurët nga jashtë me avionë.

Eshtë pak a shumë si ankesa e Fatos Lubonjës për 30 mjekët që shkuan për solidaritet në Itali. Sipas tij, Edi Rama ka burgosur popullin e vet dhe ndihmon Italinë, si regjimet e Kubës apo Rusisë.

Nga ana tjetër ankohet se karantina në Shqipëri është deprimuese dhe mund t’i dobësojë imunitetin. Pra sipas tij, Rama kërkon ta vrasë, se po i dobëson imunitetin, duke i thënë rri brenda. Dhe duket sikur thotë që këtë karantinën Rama e ka vetëm për armiqtë e vet. Mirë shkruante një komentues poshtë shkrimit të tij: “Po dil mo burrë se ta paguaj unë gjobën, por gjej dikë të të paguajë funeralin”.

38 komente në “Për shqiptarët e mbetur rrugëve dhe opozitarët e rrugës”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    ??? E paska qare ai komentuesi qe i ka thene
    Lubonjes ” dil mor burr nga karamtena se ta paguaj un gjoben dhe funeralin ” ????
    Ashtu e do Plera??

    1. bujari says:

      Sot ne mengjez , BBC One konfirmoi se me se 1milion britanike ndodhen te izoluar neper bote nga Argjentina ne New Zealand..Kushtet jane te tilla..por mundoni te qendroni te mbrojtur(safe) dhe ne kontakt me ambasadat.. ]]]]] Per tonet; Eshte per te ardhur keq pamundesine e ardhjes ne shtepite e tyre ndoshta mijra shqiptare. Mendoj se duhet te sikurohen ku jane dhe te informojne ambasadat tona atje’ per te mesuar ku jane dhe sa ne numer, qe sa te jepet mundesia te veprohet . Uroj kthim shendosh e mire ne familje

    2. Tironci says:

      Dal vullnetar, t’ja paguaj une funeralin Fatosit, se e du fort

  2. Ja paguaj unë !!!!!funeralin ?? says:

    ????

    1. Realisti says:

      MERO TE UROJ SHENDET E TE FALENDEROJ.
      SI GJITHMONE E KE QARE.
      FATOS LUBONJA …ESHTE SHQIPTARI ME SHPIRT ZI .
      EDHE ZOTI E KA BER TE MJERE …SI MI HALEJE.

  3. peter says:

    E madhe fjalia e fundit;”Po dil mor burre se ta paguaj une gjoben, por gjej dike qe te te paguaj funeralin”.
    Hallall Mero je i madh.

  4. PEPJA says:

    PO PRESHIN E TRITANIT KUSH DO TA PAGUAJ.

  5. sillo says:

    Teksa po e lexoje kete editorial prane meje ishte nje PD-ist nga ata qe permend zotrote!Kur mbritem ne fund te editorialit une qesha me te madhe per ate fraze te fundit ndersa ai mu drejtua :Pse qesh me tha,perse nuk i paguan ai te dyja edhe gjoben edhe funeralin n.q.se e ka mik ose shok!Une qesha per se dyti here por kete radhe me lote nfa trishtimi se mire qe i lexova tere Editorialin por duhet edhe ta s’qaroja per frazen e fundit se ai s’kishte kuptuar asgje!
    Je fantastik Mero vetem se mos shkruaj vetem per nje pjese te shoqerise pasi pjesa tjeter nuk te kupton !O hej o Hej o hej!

  6. Ladi says:

    I madh Mero Baze.Analiz tamam.I xhindos mbajtja nen kontroll e perhapjes se epidemise dhe duan me çdo kushte te rritet ajo.Jane udhezimet e doktor vdekjes.

  7. jani says:

    jam plotesisht dakort me ato qe shkruan por mendoj se me greqin problemi eshte i zgjidhur mjafton te hapin nje dite kufirin dhe me autobuzat e linjes te gjithe te ikin me biletat e tyre

  8. Shqiptar says:

    Pèr tè ditur se çfarè detyrimi ka shteti ndaj qytetarève tè tij, nuk do ishte keq ti hidhej njè sy mènyrès se si reaguan shtetet europiane me qytetarèt e tyre para marrjes sè masave shtrènguese, pèr tè pasur njè objekt krahasimi.
    Jo, epidemitè apo virozat nuk janè pèr tu kaluar aty ku tè zè, siç pretendon Ymer gjithollogu.
    Shtete tè organizuara dhe funksionale kanè njè pèrgjegjèsi kushtetuese ligjore karshi qytetarève tè tyre. Ambasadat perèndimore tè akredituara nè ballkan, informuan, pritèn dhe organizuan fluturimet e qytetarève tè tyre nè shtetet pèrkatèse.
    Ndryshimi èshtè vetèm tek koncepti i organizimit tè shtetit dhe pritshmèria apo besueshmèria qè kanè qytetarèt tek shteti i tyre.
    Qebaptoret dhe byrektoret nè kryeqytet, janè mè tè organizuara, sesa konsullatat shqiptare jashtè.
    Kjo èshtè arsyeja pse qytetarèt shqiptarè nuk kthehen dot nè Shqipèri dhe u duhet tè lexojnè qyfyre fshatarèsh si ky kètu qè thotè,,,,TÈ ZURI, RRI ATY SE MIRÈ JE.

    1. Zeqo Bardhi says:

      [email protected] Ta mbeshtet plotesisht ………….mendimin prej ka….qe paske

  9. Lee lee says:

    O plehra. Evropa ka vene orar. 8 me 11 eshte vetem per pemsionistet te shkojne te blejn. Dhe te gjithe e respectojne. Rama ju mbyll Brenda se jeni kafshe. Mbyllni qepenat dhe pini raki me qepe. Une skam pare ekip shqiptar dhe kryeministri tei flas italisht. 2 pika qe Lubonja thote dicka te vertet. Karantina dhe show. E dyta o Baze ne ka nje njeri qe si ka borxh moral askujt eshte Lubonja. Je katandisur mjeran. Turp tju vi plehra. Lubonja e ka fajin qe sdalin pemsionistet as ne ballkon se gjysma jeni Neandertal dhe nuk respectoni asgje. Vazhdo o Fatos se nga e verteta kane alergji keta njerez meskin si puna e keto Mero Blazes.

    1. Andi says:

      Me siguri e ke fjalen per tet ate qe nuk del ne ballkon se I imi dhe I gjith lavjes ku jeton I’m ate dalin neper ballkone.Atij tendit I ke thene ti MOS Dil ne ballkon se keshtu ka urdheruar Rama.Ti je gati ta shesesh plakun e gjire vetem nga urrejtja pret ligaveci qe te ka hyre ne zemer.

  10. abilo says:

    Shkrim i mirë, por vetëm fjala “malinjitet” nuk është shqip.
    Besoj se gazetari i njohur dhe i sprovuar, e di fjalën shqipe që ne përdorim për këtë fjalë : (maligno-në italisht) ose (malin-në frengjisht), që besoj na bëjnë të kuptojmë “malinjitet-n” në shkrim.

  11. Vazhdo Edi says:

    Me evropën krahasohu me gjithcka jo me ca të do bytha pederast!

    1. Lee lee says:

      Ussst te mbaruar qe beni dhe moral. Plehra qe zbuluat armikun e popullit terroristin Lubonja ne saj te vigjilences te Mero lakres.

      1. vang says:

        LEE,LEE.Lubonja nuk u zbulua sot .Ai eshte armik i Shqiperise dhe shqiptareve qe kur doli nga burgu,,,,,dhe vjell,…vjell ….dhe vjell….

  12. Vazhdo Edi forca says:

    Me evropën krahasohu me gjithcka jo me ca të do bytha pederast!

  13. Bela.... says:

    Me evropën krahasohu me gjithcka jo me ca të do bytha pederast!

    1. Shqiptar says:

      U katandis kaposhi njè thelè dhe ra niveli i komunikimit. Edhe Saliu, nè fund tè pushtetit tè tij “mbrohej” nga tipa (Vazhdo Edi) si ky kètu. Se ku pèrfundojè, e pèrjetuam. Duhet tè vinte Edi nè pushtet qè ti shpètonte burgut.
      Historia pèrsèritet. Anijen qè rrezikon tè mbytet, e braktisin tè parèt minjtè. Kujdes nga minjtè Ymer.

  14. Bela.... says:

    Me evropën krahasohu me gjithcka jo me ca të do bytha pederast!

  15. Bela...... says:

    Me evropën krahasohu me gjithcka jo me ca të do bytha pederast!

  16. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur fjalia e fundit..

  17. bujari says:

    Leee LEEEEEEEEEEEEEEEEEEEe …Pasha zotin qenke i zgjuar! Po ku rri ti oorreeeee! Detyre te madhe dote keshe….! Lubonja duke u plakureshte rrjedhur e pjerdhur,por edhe k shkuar ne prejardhjen rrenjet e tij…… Sic thote ai ‘ kam marre vesh se eshte eshte vllah bullgar’! Nuk ka absolotish gje ..vec ne rrenjet e tij nuk perfaq shqiptare por shtetasit

  18. Vjola says:

    Lubonja me shoke naten vrasin mendjen cfar ligesi do te nxjerrin nga goja diten.

  19. Ervin says:

    E ke qare Mero Baze.
    Po gjithsesi nuk ja vlen te merresh lubonjerat, nuk eshte se i degjon me njeri ata.

  20. REZI says:

    Na kënaqe o Mero, të lumtë pena…po si s’pushuan edhe në këtë kohë epidemie me lloj-lloj teori konspiracioni? Për Sillon, pse të lutem e shkruan fjalën sqaroj duke e ndarë s nga fjala, s’qaroj? Nuk qaroj,ç’ke dashur të thuash?
    Ore paguhet ky Lubonja për komentet që i bëhen? dhe i lexon ato apo jo? Se asnjë s’e mbështet, pse lodhet?
    Për Tritanin s’ja vlen të thuash as edhe një fjalë, do kish fituar pikë të fliste si mjek, por si duket e ka humbur si Xhaferi simiten, ose si Tritani preshin më mirë.
    Editorialet e temës janë dritë në fund të tunelit.

  21. Niku says:

    Ca thua o plere pse bene politik me hallet e njerzve dhe ti me keto analizat e tua… Une jame nje qe e ka zene nje Halle i tille kame tre femije te vegjel aty ne shqiperi i vogli 8 muajesh… Kemi ngelur ketej rrugve dhe nga hotelet na kane nxjere se i kane mbyllur… Si ore tna lene rrugve ne dhe familjeve tona… Paguajm taksa votojme per ata qe Jane ne ate karige na takon me kushtetut o plere ca jemi ne bageti… Jemi ne lufte po ne ca duhet te bejme ne kete lufte per te mbijetuar se sjemi pronar gazetash jemi hallexhinje te vjedhim vrasim presim… Se sduan e analista plera si puna juaj… Keni hallin se ju sjellim mortajen e virusin po virusi dhe mortaja je ti me miqte e tu politikane ketu e 30 vjete qe ti me miqte e shoket e tu me keto analizat e keto shkrime keni mbajtur keta hajdute qe ska me leke shteti te ndimoje qytetaret e tije se i keni vjedhur bashkarishte bastard… E sa per dijenin tende dhe ketu ku jemi ne karantine po bejme e po te qe shtet normal te beje vende karantimi te beje teste per te gjithe sapo ardhurit qe vijne plere shpirtzinje qe jeni plere e lige… Mik i berishes ke qen e keto analizat beje dhe atere e tani per kete qeveri plere sta heq dote njeri kete njolle ty e femijve te tu

  22. Sociologu says:

    Mos beni gabimin e Italise,Spanjes,US.
    Po I mblodhet si tufa dhe I futet ne Shqiperi,mbaruat.
    Qytetet te blejne toke per varrezat massive te pakten per muajt Prill ,Maj.

  23. Doktori says:

    E keqja eshte qe Lubonjes ,qeveria shqiptare mund ti kete paguar edhe burgun! Ky lloj tipi,llafazan ,kritizer,nihilist…….ashtu ka qene gjithe jeten. Ne sistemin e demokracise ka fole aq shume ligesira sa mund te ishte futur ne burg 100 here!…Ne sistemin diktatorial me i pademshem ishte atje ku e cuan!

  24. Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama' says:

    Po per largimin masiv te shqiptareve (rinise kryesisht) keto vitet e fundit nga ‘Shqiperia qe duam’ sikur ka rene murtaja me shume se ne vitet 1990-91 ke ndonje shpjegim tjeter ti Mero Baze pervec se “ikin nga parajsa rilindjote”?

    1. Andi says:

      Ata pa shkolle ikin se mbaroi droga,trafikimi dhe hajdutlliku.Ua mbylli rrubinetat Rama.Kurse ata me shkolle ikin se ua hapi Rama rruget me dokumenta,si njerez ,sic e meritojne,qe te kerkojne ku ka me mire.Krimineli I vicidolit dergonte vetem sherbetoret e tij.Te tjeret I duheshin per skllever.A kuptove.Pirdhu tashi ligavec dhe injorant shqupi.

    2. Iliri says:

      Po ty kush te ndalon o zoteri ! Je ziliqar apo qan hallin e shqiptareve…Cfare detyre ke !! Shko mor pirdhu…po une ty apo Ramen do pyes ku te coj jeten time e te familjes ; Ku eshte zeni yt /?ska para?? Po Luli???? cfare maskarenjsh!!!!!!

  25. Iliri says:

    Po ty kush te ndalon o zoteri ! Je ziliqar apo qan hallin e shqiptareve…Cfare detyre ke !! Shko mor pirdhu…po une ty apo Ramen do pyes ku te coj jeten time e te familjes ; Ku eshte zeni yt /?ska para?? Po Luli???? cfare maskarenjsh!!!!!!

  26. labi says:

    Mero Baze ta ka thene po ti nuk e ke marr vesh,dhe ky nuk eshte faji Meros mor trendafil i qymezit.Kam gati 30 vjet jashte,shikoj nje levizje masive te Portugezeve,Spanjolleve e Italianeve drejt Gjermanise Frances e Zvicres,po ata pse ikin?po Greket pse kan marr rruget,apo dhe kete pret ta tregoj Mero,po ti mendon qe Mero do merret me nje trap si ty,shko andej nga PD se te fjalos Lulushi,ai i katranos mire keto pune,ndoshta do ishte mire te sqaronte Mero ca pati gazeta Dita qe mori nga krahu Lulushit dhe po na tregon shume shpifje dhe te pa verteta keto kohet e fundit.

  27. gjergji says:

    qeke kokrra legenit. po ne te rrime ketej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje