Nga Mero Baze
E vetmja shpresë ku Sllobodan Milosheviçi kishte mbështetur strategjinë e tij për Kosovën në vitin 1999, deri në Rambuje, ishte përçarja e Perëndimit. I bindur se SHBA dhe BE do të ndaheshin për ndonjë gjë në planin e përbashkët për Kosovën, ai i qëndroi deri në fund projektit të tij.
Por mrekullia ndodhi. SHBA, Britania e Madhe dhe gjithë vendet e Bashkimit Evropian, i qëndruan një plani, një ideje , një kërkese, një standardi, dhe Serbia e Milosheviçit nuk gjeti dot asnjë të çarë për të depërtuar. Pati disa ministra të Jashtëm europianë që u lëkundën dhe ishin gati të krijonin një dualizëm, por nuk funksionoi. Ishte e pabesueshme se si e majta dhe e djathta europiane, që nuk merren vesh thuajse për asgjë, u morën vesh të ishin bashkë për Kosovën. Ish- komunistë internacionalistë si Joshka Fisher apo D’Alema, por dhe konservatorë si Shiraku, nuk u thyen. Dhe ky ishte fundi i Milosheviçit.
Në procesin e ri të negocimit të një marrëveshje Serbi- Kosovë, për të mbyllur këtë kapitull që kulmoi me lirinë e Kosovës më 1999, ky faktor është në favor të Serbisë. Politikanët e Kosovës, në pamundësi për të bërë politikën e tyre dhe për të qenë realistë në ndjekjen e këshillave të Perëndimit, janë angazhuar më shumë se çdo serb tjetër, për të krijuar dy politika të Perëndimit në Kosovë, atë të SHBA, dhe atë të Bashkimit Europian.
Në të vërtetë, kjo më shumë se sa ndarje reale, është një ndarje e shpikur nga Kosova për interesa të vogla meskine dhe për t’u dukur të justifikuar nga ko “ndarje” për gabimet e tyre të rënda.
Albin Kurti sot është në krye të atyre që po ngulmon se politika e SHBA është e gabuar dhe se kjo e BE është e pranueshme. Edhe sot i fryu këtij zjarri, duke keqpërdorur deklaratën përshëndetëse të BE për heqjen e taksave dhe mos përmendjen e masave patetike të reciprocitetit, që në finale, vetëm sa e lënë procesin në vend numëro.
Brukseli sot është më i alarmuar se kushdo tjetër, pasi ka parë në tavolinë talljen e Albin Kurtit me heqjen e taksës dhe gjoja vendosjen e reciprocitetit, duke e rikthyer problemin në pikën zero.
E vërteta është se vemendja europiane ndaj Kosovës tani nuk është në një gjatësi vale me SHBA, por nuk është askund e shkëputur nga ajo. Nuk ka asnjë fakt që të na bëjë të mendojmë se Bashkimi Europian ka një plan ndryshe nga SHBA për bisedimet Serbi- Kosovë. Thjeshtë SHBA është më energjike, më e angazhuar dhe konkrete në veprim.
Pak i ka fryrë këtij zjarri dhe qëndrimi mosbesues i disa liderve të tjerë të Kosovës ndaj të dërguarit të BE për Kosovën, sllovakut Lajçak, sidomos deklaratat e presidentit Thaçi. Është e vërtetë se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, por diplomacia nuk bëhet me biografi, si në komunizëm. Ai përfaqëson në atë rol Bashkimin Europian, dhe Kosova nuk pret t’ia zgjidhë çështjen e saj Sllovakia, por Bashkimi Europian.
Pakënaqësia ndaj profilit të tij, po ashtu forcon idenë se disa liderë të Kosovës janë kundër BE, e disa si Kurti, kundër SHBA. Kjo në fakt është pikërisht ajo që ëndërron Serbia, që Perëndimi të mos jetë unik dhe me një zë për Kosovën, siç ishte më 1999.
Për fat të keq të Serbisë, Perëndimi është unik për Kosovën dhe ka një qëndrim. Si BE, ashtu dhe SHBA, duan fillimin e bisedimeve pa kushte Serbi- Kosovë dhe përfundimin e njohjes reciproke mes dy vendeve, që do të garantojë perspektivën Perëndimore të Kosovës dhe Serbisë.
Këto përpjekjet për të shpikur dy qëndrime të Perëndimit në Kosovë, janë produkt i tinzarive politike të Prishtinës, të atyre që mendojnë se po bëjnë heroizëm duke i shpallur luftë SHBA nga një anë dhe të tjerëve që mendojnë se edhe BE, duhet të caktojë një si ambasadori Grenell për bisedime.
Dhe pastaj përfundojmë tek kjo dita zero e heqjes së taksës nga Kurti, që nuk paraqitet si ditë e heqjes së taksës, por si “ditë e vendosjes së masave të reciprocitetit”. Në fakt, ai pat premtuar se nuk do të ketë një ditë, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti, të mos jetë arritur.
Ajo ditë që Kurti premtoi se nuk do të vijë kurrë, është sot. Por ndoshta e ka zgjedhur me vetëdije 1 prillin, që mos t’ia marrim për të madhe.
Dhe e gjitha kjo është një fyerje e inteligjencës, që mund ta pranojnë vetëm militantët trushpëlarë të VV. Por akoma më keq, kjo është një fyerje për ata Perëndimorë, që realisht presin që liderët e Kosovës të jenë seriozë, së paku në raportet me Perëndimin, dhe jo të harxhojnë më shumë energji për të përçarë Perëndimin, se sa Serbinë.
Nqs Kosova do e kishte fituar vet lirine do ishte ne te drejten e Zotit me keto veprime.
Po kur ja ke me hile atij qe ta solli ate eshte mosmirnjohje dhe ofendim i madh.
Ne shqiptaret hyme tek njerzit qe kur dikush na ben nje nder ne ja marrim per dobesi,shprehja qe perdorim mbasi kemi marr ate qe duam eshte”me plasi bytha per ate ,e beri se kishte interes”
Te kam thene o Mero nderro fyellin se ai qe te ka dhene Rama vec nje vrime ka.
Eshte fatkeqesi dhe kjo pritej se Albin Kurti nuk eshte bindes por doli me keq bile dhe me keq se i cmenduri Ramush. SHBA ezhte sot per sot aleati me i mire si per Kosoven dhe Shqiperine, SHBA i dha pavarsine historike Kosoves dhe ky liliputi Albin del me teori te kunderta. Turp per kete idjot, turp per Kosoven,mos mirenjohja te bie ne koke, nqse trupat Amerikani lene Kosoven Serbet per 24 ore jane ne Prishtine.
Shkruaj pèr fara Ymer, pèr Petrit Vasilin qè i han. Vèri edhe atè fotografinè me Luan Ramèn poshtè dhe ja ku i kènaqe ata trutharè qè tè besojnè.
Kjo me Albin Kurtin dhe Europèn, nuk èshtè punè farash ndaj zotrote del huq sa herè merr nè shènjestèr Kurtin.
Ka njè ndryshim thelbèsor kètè herè, midis qèndrimit tè Gjermanisè dhe Francès si boshti i politikès europiane dhe njè pjese tè administratès amerikane (rreth ambasadorit tè dèshtuar Grenell) rreth njè problemi madhor,,atij tè ndryshimit tè kufijve nè bazè tè vijave etnike.
Diskusionet rreth kèsaj teme, nuk janè antiamerikanizèm. Ata qè “thjeshtèsojnè” kèto çèshtje nè PRO apo ANTI, do ishte mirè tè uleshin krah Petrit Vasilit dhe tè konsumonin sè bashku dreka kanarinash.
Stili i farave, nuk ngjit tek Albin Kurti, Ymer.
Sa te kete perkrahes pallosha si ty,Kurtin zvarre do e terheqin amerikanet ashtu sic po ja bejne.
Kosova oaskerka qen my mir kur ishte me serbin
O Boi nga të shkruarit tënd e kuptuan nivelin tënd të vetëdijes. Ky Merua deshi apo jo duhet mbështetur politikën e Edit, nga se nga ai financohet, por ty ç’të hyri n’udhë të fusësh hundët, aty ku gërmon nga kazani.
Militantet trushplare te ww-es jane kopje e militanteve te pd-es dhe Saliut,ata dhe mut tju serviri lideri jane gati ta hane.
Mero e thua bukur militantet trushplar te ww-es,dhe hitlerjugenet e Hitlerit trushplare ishin,dihen demet e medha qe I shkaketuan njerezimit.
Albin Kurti thjesht mundohet te vendos ne pozita te barabarta Kosoven me Serbine . Kaq
Ne rast se mendon vertet se politikanet kosovare do arrijne perçarjen mes SHBA dhe BE per çeshtjen e Kosoves, kjo do te thote se po iu jep ketyre politikaneve vlera dhe fuqi qe ata nuk i kane. Dhe as mund t’i kene. Do ishte mire qe para se te benit paralelizma me vitin 1999, kur gjysma e shqiptareve te Kosoves lane shtepite, mbi 10 mije u vrane dhe katastrofa humanitare ne mes te Europes ishte e tmerrshme, te analizonit me mire situaten e tanishme ne Kosove – korrupsionin e hatashem, mos-liberalizimin e vizave, mungesen e nje zhvillimi te qendrueshem, deshperimin e madh tek rinia.
Por nuk pritet kjo nga ju – artikujt per Kosoven ju i beni me porosi, ne dobi te interesit tuaj te momentit.
Nè vitin ’99 Perendimi ishte shumè mè i unifikuar dhe bashkuar se sa sot. Shba gèzonte njè autoritet dhe respekt jo vetèm nè EU por dhe nè mbarè botèn. Politika e gjenocidit tè Milosheviçit ndaj shqipètarève indinjoi opinjonin pèrparimterè, ndaj unifikimi i perendimit ishte jo vetèm njè obligim por edhe njè mision humanitarè i vetmi i NATO-s. Kètu nuk mund tè mos harojmè disa akte ‘tradhètie’ midis aleatève, tè cilat nè vitet nè vazhdim njohèn njè farè bashkveprimi……Veçanèrisht pas 11 Shtatorit 2001 ……….. Ardhja e Trump nè krye tè Shtèpisè Bardhè u shoqèrua me njè farè ftohje me EU. Roli i Shba ka qènè njè faktor i pa zèvèndèsueshèm pèr Kosovèn dhe shqipètarèt nè pèrgjithèsi. Nga ana tjetèr Serbia si armike e betuar e shqipètarève ka bèrè tè pamundurèn pèr tè pèrvetèsuar Veriun si thesari i Kosovès. Tani zoti Mero, Ju pranoni se politikat tinxare tè Prishtinès kanè shpikur dy qèndrime politike tè perendimit. Mendoj se duhet tè jetè e kundèrta, ka mjaftè arsye qè tè çojnè atje.
Shqipria verilindore (Kosova) e fitoi lirine kryesisht nga Amerika me president Bill Klinton. Sot president eshte Trampi, qe cdo gje mund te jete, vec president jo. Nje gje eshte e qarte si drita e diellit qe Amerika gjithmone shikon interesat e saj. Prandaj edhe Kosova edhe Shqipria duhet te mbajne mardhenie shume te ngushta me ameriken por jo te bejme qorazi cdo gje qe thote cdo zyrtat i shtepise bardhe; duhet te veme logjiken tone per mbrojtjen e interesave tona, ashtu sic ben cdo shtet normal.
A vërtet mendon se këtë përçarje po shkaktojnë politikanët e Kosovës,
apo politika e Trumpit respektivisht politikani Grenel ?
Gjeje guximin dhe thuaje këtë !
TI MERUC DUKET SE JE THARTU NGA TRUTE
VETEM NJE IDIOT MUND TE INJOROJ RECIPROCITETIN NE MARDHENJET MES DY SHTETEVe
TE KA TERBU VITALITETI E INTELIGJENCA E Albinitu
Eshte jashte logjike te flasesh per te dyja kohet njelloj. Atehere ne Rambuje delegacioni kosovar kryesohej nga Thaci. Prap sot pas 20 e ca vjeteve ky do kryesoje bisedimet ..? JEZUSI vdiq,u ringjall dhe pastaj u rikthye prane ATIT. JU po thoni qe eshte rikthyer ne versionin Thaci ne Kosove. Atehere Thaci ishte nje luftetar i ri i UCK-se i paster pa asnje cen ne biografi, sic thoshte Teto Ollga per asnje afere per te cilat pergojohet sot. Dhe bash per keto afera kriminale dhe koruptive te tija pas luftes Ai nuk duhet,jo vetem te drejtoje bisedimet me Serbine,por as te jete ne asnje rol ne komisionin e Kosoves. Dhe pastaj per raportin mes Amerikaneve dhe BE-se ne kete ceshtje ,kjo eshte me teper nje abuzim nga medio te ndryshme,kurse per ate qe me kete veprim Kurti po largon Amerikanet nga Kosova eshte abuzim i politikaneve te koruptuar kosovar,dhe mediave ,ku nje rol jo te vogel po ben edhe gazeta juaj.
Une jam dakort me gjithcka qe shkruan ketu, zoti Mero. Sidoqofte problemi eshte me kompleks dhe me i koklavitur. Minimumi qe mund te them eshte se situata ka ndryshuar. Kontraditat midis poltikes “aerikano-ruse” nga nje ane dhe asaj evropiane jane sheshuar. Amerika nga teoria e mbeshtetjes se cfaredo marreveshje qe shqiptaret do arrinin me Serbine, kane mirekuptuar interesin Evropian kunder “shkembimit te territoreve”. Ata jo vetem jane kunder kesaj ideje hapur, por deklarojne se asnjehere nuk ka pasur nje plan te tille. Ky pan i kundershtuar kryesisht nga Gjermania, qe nuk donte qe ne Evrope te hapej “kutia e Pandores”, pefundimisht ka rene. Kjo ska asgje te keqe, por ka lene probleme te hapura ne politiken Kosovare. Haradini dhe Kurti ecen shume large dhe deklaronin armiqte qe duan te “ndajne” Kosoven. Ata tani e kane te veshtire qe te thone se “ndarja e Kosoves” ishte nje fjasko qe zevendesoi “shembimin e territoreve” dhe tradhetaret dhe armiqte e Kosoves, ne te vertete ishin luftetaret qe donin te arrinin paqen me Serbine ne baze te respektimit te interesave kombetare, por edhe te atyre serbe. Ata ne menyre spektakolare sabotuan bisedimet qe ne thelb ishte nje gabim foshjor.
Tani eshte e njejta situate, persa i perket interesave. Rusi me sa duket i ka i dha viston Amerikes per te mbeshtetur, kete rradhe planin amerikano-evropian. Vertet rusi dhe serbi nuk flasin me per “shkembim territori” por kjo nuk presupozon mos respektimin edhe te interest serb ne bisedime. Me sa duket eshte rene dakort qe serbet te gezojne te drejta te vecanta, qe ne thelb, per mendimin tim eshte me keq se sa ideja e “shkembimit te territoreve”.
Ajo qe dua te them eshte se ne politiken kosovare verehen dy trende qe kundershtojne bisedimet. Grupi i pare me ne krye Haradinin, per interesa politike, nuk pranojne qe sabotimi i bisedimeve ishte gabim. Grupi i dyte me ne krye Kurtin, perfaqesohet nga politika e dyshimte e qarqeve te nxitura nga agjentura serbe. Ketu futet edhe Sali Berisha. Kesaj politike i konvinon berja e Kosoves rrumpalle. Sa me e dobet Kosova ne bisedime aq me mire per Vuciq. Prandaj dhe Kurti vazhdon si idjot politiken e “reciprocitetit” qe ne thelb ofendon llogjiken njerezore. Ai nuk ka rruge tjeter. Ai me kemgulje propagandon “carjen” midis Amerikes dhe Evropes, sepse vetem keshtu mund te vazhdoje te beje per vehte pjesen me rrumpalle te Kosoves.
Ne anen tjeter Isa dhe Thaci perfaqesojne idene me te qarte per arritjen e paqes. Ata mirekuptojne ndryshimet amerikane ne zgjidhjen e problemit dhe jane dakort te bisedohet.
Nepermjet “shkembimit te territoreve”, apo nepermjet dhenies se te drejtave “te vecanta” serbeve te Kosoves, marreveshja do arrihet. Per mendimin tim ideja e pare ishte me e mire. Po qe se do deshtoje dhe ideja e dyte, ideja e trete do jete akoma me e keqe, per Kosoven. Koha nuk punon me per Kosoven. E keqja e e madhe eshte se serbi po kupton se armiqesia jone me Ameriken qe po nxit Kurti eshte marreveshja me e mire per Serbine. Ne fund ajo enderon te teren dhe Kurti me apo (pa dashje??) po punon per kete ide.
ShBA-ja dhe BE-ja duhet te jene me dinjitet ndaj problemit te serbise te shkeputur nga Jugosllavia dhe ti thone: vepro si ne dhe sich ke vepruar me pjeset e tjera te ish Jugosllavise: “njih Kosoven dhe fillo bisedimet”. Nuk ka asnje justifikim hileja e Serbise “Te arrije qellimet e mia une duke sterzgjatur bisedimet, pastaj mbase e njoh konsoven”. Kete nuk e durojne Shqiptaret eKosoves, se Pakica Serbe e privilegjuar mbase e desheron.
@ Veshi:
Do deshiroja te kishje te drejte. Ne te vertete edhe une deshiroj qe Serbise ti shkerdhehet nena. Fateqesisht keto jane thjeshte deshirat tona, apo endra ne diell. Bota I dashu nuk funksionon ne kete menyre. Ata qe kane fuqine(Amerika, Evropa, Anglia, Rusija, bile dhe Kina etj…), bejne rregullat dhe jo ti apo une. Bota duhet marre ashtu si eshte dhe jo ashtu sic duhej te ishte. Vecanerishte nuk duhet are ashtu sic duam ne. Pse ti them keto? Ti them sepse jane ata qe vendosin rregulat dhe jane po ata qe kontrollojne balancat e marredheniet e tyre. Duam apo sduam ne, ne kete kontekst si vend I vogel a duhet zgjuarsia dhe jo “konsekuanca” ne zgjdhjen e problemeve me fqinjet.
I ashur Veshi. Ti duhet te dish se mbas Serbise qendron Rusia. Fatiresisht mbas nesh eshte Amerika. evra eshte e lekundur…Tani me lejo te them se cnodhi, cpo ndosh dhe cdo te ndodhe ne tevarthmen(nuk jam ndonje mendjemadh por thjesht mendoj keshtu):
1-Amerika dhe Rusi u morren vesh qe fillimisht te lene Serbet dhe Shqiptaret te “mundohen” ta zgjidhin problemin. Sic dihet problem nuk u zgjidh(nuk po zgjatem per arsyet dhe per budallalleqet),
2-Amerika, Rusi dhe Evropa u morren vesh e njeri jetrin dhe sic del nga thenia e Tahcit se ka ftuar Albinin te shkojne ne Amerike dhe te pranojne oferten Amerikane, duket q superfuqite ja hoqen te drejten Kosoves dhe Serbise te merren vesh e njera tjetren. Ata menduan se nuk behet “stan me lepuj”ne Ballkan, etj etj. Pra do ofrojne, qe ne thelb akoma po te degjojne…
3- Po qe se Kurti nuk do degjoje se cduhet bere, mbetet varjanti i trete. Konference nderkombetare ku fuqite e medha do vendosin… aktikish forcat e NATOs do zevendesohen nga to nderkombetare.
Konkluzion: Ne fillim “shkembimi i territoreve” ishte i mire. Mbas kesaj propozimi amerikan presupozon jo “shkembim territorI”, ruajtjen e te drejtave serbe ne Kosove…qe eshte me i keq se “shkembimi I territoreve”. Konfernca nderkombetare eshte shumezim me zero i Kurtit, Haradinit, Thacit dhe Sali Berishes.Eshte shumezim me zero i Vucqit dhe spiuneve te serbit qe punojne ne Kosove, bile dhe ne Shqiperi, por ajo eshe zgjidhja e e keqe per ne.
Kjo eshte sitata I dashur Veshi dhe mjerisht asnje na pyet ne….Me nderime dhe ne dasem te kalamajve!
DHE KY SHKRIM I MEROS ,NUK ESHTE GJE TJETER VETEM SE NJE TRUSHPELARJE TE MILITANTEVE TE RAMES . TASHME RAMA KA NJE GAZETAR TE KRAHUT TE TIJ , I CILI ME PENEN E TIJ , MUNDOHET DO TE BEJ ALBIN KURTIN NJE SHARLATAN .
Zoti Hysni Dajaku nuk i heq dot nje presje Komentit Tuaj.Paçi gjithmone Drite ne Mendjen Tuaj.Jo vetem Kosova po i gjithe Kombi Shqiptar duhet te jete mirenjohes SHBA-ve dhe BE per ndihmat e medha dhe per Pavarsine e Kosoves.Drejt e shpreh dhe Z.Mero Tru-Shplarjen e Kaqolave te VV.Duhet qe Kosova te behet me e ndergjegjshme per Keshillat e SHBA dhe te gjithe Perendimoreve Dashamires.Kujtoni Historine e Frances dhe te Gjermanise -Kane qene Armiq Shekullore ,ndersa SOT Ato jane Faktor Paqeje,Bashkepunimi e Miqesie.
Oerd duhet të shkojë të marrë një provë Covid-19. Mendja e tij është e infektuar me virus. Bota po lufton me pandeminë, PD po ëndërron Edi Ramën. Ai garantoi një mandat të tretë! Kthehuni përsëri dhe gjeni një temë më të mirë ose qëndroni brenda.
NNP respekte
marrëdhëniet e shëndetshme kanë vetëm një themel – reciprocitetin !!
NNP respekte
marrëdhëniet e shëndetshme kanë vetëm një themel – reciprocitetin !!
O Albin deliranti, imagjino per nje moment sikur Amerika te thot,mjafte eshte mjafte, shikoni punen tuaj, dhe te terhiqet perfundimisht nga Kosova, cfare do besh ti o i papergjegjshem?!
Mero ndrysho vrimen e kavallit. Ai me siper keshtu shkruante. Ata qe duan vendin drejtesine, qe luftojne kriminelet,masksrenjte e koruptuar qe vjedjom pasurite e e losovessterkosoves,jane armiqte e shba? Zoti mero: ne kohen kur saliu te shpetblente ishte i paster, indersh she i sherbeve me devotshmerine e nje hipokriti te shkalles mete larte. Sot ate zakon po e verteton me edvinin qe ka mbrojtur coptomin e kosoves e po sulmon saliun. A ka mundesi te me thuash se pas ketij kuj do sherbesj me keto forma te ulta? E se funmi: une si njeri qe kam ndjekur ngjarjet e lovoses,po shoh qe shba,sot po ndihmon serbine dhe ko losoven. Jemi popull i vogel e bespjme shume,por nr nje situatr so ne siri,a thua mero analisti se edhe kospves mund ti ketheje krahet si kurdeve qe u vrane e u sakatuan per shba?
Duhet ta kesh thene kete ide qe po mendon, prandaj te ndalohet ta thhuash. Kujto “Burrat, ne Kuvend, nje here flasin”.Veshi
Për me pērça ballkanasit shtetet e forta komike zero mundësi por popujt brenda dhe rreth tyre po sepe kanë popullatë dembele të pa emancipume dhe kështu i manipulojnë se shteti do ti pasuron ata nëse X personi hip në pushtet dhe Y largohet dhe ipërçajnë vendin në këte rast Kosovën
z. Mero je driteshkurter, ti nuk e njeh me mire se Albin Kurti se kush eshte Serbia! Nuk duhet te kaloje shume kohe dhe do te bindesh sa je i gabuar aq sa je i rende, nese jo me shume!
Zoteri Shef, drejtues i Gazetes Tema: s’eshte hera e pare qe shfrytezoj te drejten te jap ndonje koment timin perkitazi me editorialin e caktuar, por per çudi ose une nuk po i plotesoj rubrikat taja siç duhet ose ju per shkak te cenzurimit tuaj nuk po i lejoni te shihen per lexuesit!
A mund ta di se cila eshte ketu e verteta?
Ju faleminderit per mirekuptim!