“Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën

9 Prill 2020, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita ngjan e bindur se gjendemi para një konspiracioni të madh të Edi Ramës, i cili sipas saj, nuk bën testime, se kërkon të fshehë të sëmurët dhe të vdekurit. Prej më shumë se dy javësh ka një harxhim energjish politike për t’i shkuar deri në fund këtij konspiracioni, madje duke gjetur dhe si shembull Korenë e Jugut.

Nuk jam ende i qartë përse i duhet kjo betejë opozitës, kur mund t’u gëzohej shifrave të mira që kemi me kurbën e pandemisë, pasi dhe nëse do kishim shumë, larg qoftë, Qeverinë nuk do ta gjente ndonjë gjë më e rëndë se e ka gjetur me pandeminë dhe as ndonjë gjë më qesharake, se sa kjo që e ka gjetur me opozitën.

Por tek kjo histori ka dhe një dimension fyes për inteligjencën e shqiptarëve.

E zëmë se Edi Rama i fsheh të infektuarit, ose nuk i teston. E zëmë se fsheh dhe të vdekurit, larg qoftë.

Por nëse dikush sëmuret vërtet me COVID-19, sidomos në këtë situatë paniku, ai e mban vrapin në Spitalin Infektiv dhe tek Urgjenca kombëtare.

Aty njerëzit nuk i çon Edi Rama me makinë të tij dhe as nuk ka ndonjë mekanizëm që t’i bllokojë të sëmurët të shkojnë në spital, apo të paraqiten në Urgjencë.

Në ditën më të keqe të pandemisë deri tani, ne kemi pasur 79 të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa këto ditë diçka tek 55 vetë. Po ashtu, kurba e atyre që paraqiten në Urgjencën kombëtare, është ende larg shifrave alarmante të ndonjë kolapsi.

Tani Sali Berisha, Lulzim Basha dhe disa figura të tjera qesharake të opozitës, i dinë gjë idiotë shqiptarët, që për t’i ruajtur nderin Edi Rams, nuk duan të shkojnë në spital?

Ne jemi qënie aq alarmante, sa kemi mbytur Urgjencën Kombëtare me thirrje dhe kur na është ftohur fyti dhe na është dukur koronavirus, e jo më kur kemi shenja serioze.

Trajtimi i shqiptarëve si dele të Edi Ramës, apo si njerëz që janë gati të vdesin fshehurazi, vetëm mos ta marrë vesh Sali Berisha e Lulzim Basha, është jo vetëm një fyerje për inteligjencën nën mesatare të shqiptarëve, por dhe një promovim i pamerituar për fuqitë mistike të Edi Ramës, që sipas opozitës, e ka bindur këtë popull që është gati të vdesë në ilegalitet, që të mos e marrë vesh opozita.

Që pandemia po mbahet nën kontroll falë masave ekstreme të Qeverisë dhe distancimit social, kjo nuk ha më debat tek njerëzit normalë. Është tjetër gjë të diskutojmë për dëmet psiqike që ka shkaktuar tek shumë njerëz. Kjo shikohet tek disa figura opozitare të revoltuar nga numri i pakët i të infektuarëve, që nga inati i Edi Ramës duan të dalin, të thyejnë karantinën e të infektohen. Kjo pastaj është statistikë për spitalin neurologjik, jo për infektivin.

Po këtë historinë, që opozita mendon se populli ynë është i vendosur të vdesë në fshehtësi, që të mos turpërohet Edi Rama, dhe kjo historia tjetër qesharake e “heronjve opozitarë” që duan të infektohen, duke thyer karantinën, që të shtojnë numrin e viktimave, nuk keni për ta gjetur në asnjë fantazi të shfrenuar shkrimtarësh që kanë shkruar rreth pandemive për shekuj me radhë.

Duket se Lulzim Basha, në përpjekje për të bërë politikë, më në fund po bën letërsi, ku personazh kryesor ka vënë veten e vet, si një njeri qesharak, që demaskon popullin që vdes në ilegalitet nga frika e Mbretit.

33 komente në ““Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Sa koh do degjojme brockullat e debilave te opozites!

    1. Socialisti i vjeter says:

      Lum ti o Mero qe e sheh goten plot. Po si nuk the nje kritike per qeverine po vetem levdata. Kaq shume graso te ka vene ne rrote rama? Cudi!!!

  2. ?? says:

    MERO , TË LUTEM !
    MBUSHJA MENDJEN QË TË MOS DAL NGA SHTËPIA GJAKMARKAJ.
    NUK MUNDET KOMBI TË HUMBASI NJË TË TILL PERSONALITET.

  3. alaska says:

    Mero mos na shkruaj kaq shkurt,shkrimet tuaja me lene pa fjale dhe me kthejn humorin
    pavarsisht se jam prapa oqeanit
    Gazetaria shqipetare duhet te jet krenare per artikujt qe kaq bukur i qendis
    Ska fjale vetem te pergezoj
    Respekt,God bless you

  4. pipi says:

    budallalleku opozitar i rradhes.

    1. Qerosi says:

      Ju lutem vetem Gjekmarkaj te mos dali. Do mbetemi pa inteligjence popullore.

  5. Kukuleci says:

    Na i rruac o Gjeli i Markajve se mezi te ka shellari.

  6. Kukuleci says:

    Na i rruac o Gjeli i Markajve se mezi te ka shpellari.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Gjekmarkaj le te dali dhe te shkoje ne te semes.

  8. Flutura says:

    Cdo gje ok, por pse duhet te futet domosdoshmerisht ne shume shkrime e diskutime DEMI PSIQIK ke u ka shkaketuar karantina shume njerezve. Eshte me e.mire vdekja sipas disave sepse nuk rrijne dot pa shkuar ne diskoteka, nuk rrijne dot pa jete nate e pa dashnore e dashnore. Se ka neper bote nga kjo kategori qe kane vdekur mbasi kane kaluar nje apo disa nete ne ekstaze.
    Nuk me vjen aspak keq per kete kategori njerzish apo analistesh; por me vjen keq per ata te tjeret qe mund te cojne drejt vdekjes keto fytyra te urryera.
    Nuk ka nevoje te behen publike mendimet e kesaj kategorie, ata jane te diskredituar perfundimisht tashme

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte e vertet qe ekziston nje %= x , e popullates me koronovirus,e pakontrolluar,qe per individin ka simtoma te lehta,per te tjeret eshte e rezikshme !
    Besoj se dhe shqetesimi i opozites,per kete mase njerxish eshte.
    Te konstatosh keta te infektuar,eshte e njejte me fushaten “dhuroni gjak” !
    Nuk di ,qe dikush, e di, qe eshte me simpoma te lehta.
    Opozites i ka mbetur vetem treni i fundit,te vishet vullnetare,per ti sherbyet shqiptarve.

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      Mire eshte qe dr vdekja te ndertoj ne lalez spitalin infektiv per cecenet.
      Vila madheshore kane edhe aty vampiri sali ka mundesi ti vdes cecenet ilegalisht dhe ti numeroj legalisht

  10. Dea says:

    “Te vdekurit ne ilegalitet” = Lottt

  11. Kasem seferi says:

    Thjesht gjeku eshte nje bastard,mos i kushtoni vemendje.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Tested nuk behen sepse ti mendon se je infektuar. Tested behen kur ke simptoma te qarta dhe po dole pozitiv, tested kryhen tek njerzit qe ata kan pas kontakte ne jeten ditore.. Kores se Jugut (gje qe opozita ka qejf ta perdori si shembull) I doli situata jasht kontrollit ku testimi filloj ne mase masive. Ne Shqiperi kjo mund te ndodhte neqoftese situata perkeqesohej. Nuk mund te besh 700-800 testime ne dite rrugeve kot te kapesh qytetare dhe ti thuash hajde te testoj se je i frikesuar nga nje dhimbje koke.. Testimi izolon aty ku dyshohet me fakte (pacient) neper vatra (zona). Shqiperia ska vatra.. Smund te besh 800 testime ne dite duke pasur 400 te infektuar si total.. Ska kuptim.. Karantina po qellon efektive me ndonje rast tek tuk dita dites.. Eshte e kote te harxhosh kot resorse dhe energji duke hamendesuar.. Eshte sikur Luli te cohet ne 11 te mengjesit dhe te kete pune per te bere…

  13. aleko says:

    Une di qe opozita eshte ne parlament , keta iken …gjalle qenkan keta?…

  14. Lili says:

    Sa vdiqen ne spital e sa vdiqen ne shtepi , edhe a kemi nje rritje a jo ne krahasim me vitet e kaluar a jo eshte pyetja! Kete nuk e dime halla mbasi vdekjet ne shtepi nuk dihen.
    Sa jemi te prekur nga virusin nuk dihet mbasi nuk kemi testime ne mase te madhe…. te prekurit e fillim marsit nuk jane tipike mbasi jane te ardhur nga italia,

  15. Tarrasi says:

    Me nje satan me gomare.bir Selmani kujt tja fus me pare

  16. Arqile says:

    Te lumte Mero .Nuk ka tru as Basha as Gari i madh krimineli .Ar

  17. anda says:

    Merrini futini ne nje vapor dhe mbytini ne mes te detit qe te shpetojme nga kjo rrace e poshter qe nuk i duhet atij vendi per asgje vetem per bela,nuk i ke per asgje vetrem per poshtersira na e shpifen

  18. Perparim Tarko says:

    Bravo Mero je i madhe por doja ta lexonte Rama kte

  19. ABC KORCA says:

    Te mira jane artikujt dhe konstatimet…por ne realitet nuk vlejne.
    Problemet duan zgjidhje dhe kur them problemet e kam fjalen per berishen& co.
    Po te kishte Rama deshiren dhe vullnetin…berisha& co nuk do kishin kohe te merreshin me propaganden antishqiptare…por do merreshin me avukatet e tyte.
    Jo me larg se 10 dite…edi yne i dashur,u qi ne bythe qe berishes&co te mos ti preket asnje kacidhe nga qerate qe marrin nga cdo qender tregtare ne shqiperi.Dhe nuk jane pak…jane nga 4.000€ me e vogla der ne 7.000€.
    Lere o Mero se ua mesuam zanatin. Rama me gjasme ben te mirin…opozita ben komplet allogjiken…dhe del rama pastaj e na thote: i shikoni ata te opozites…shikoni sesi do katandiseshit…dhe puna vazhdon…leket ndahen…koncesionet ndahen…ppp ndahen.

  20. specialisti says:

    Mero, si gjethnje, je brilant ne mendime.

  21. Trotski says:

    “Lesh-Opozita” e ka Humbur si Xhaferi Simiten.Tung.Gjithmone Ramen e ndihmon Fati.Per keta Qullace e Delenxhinj Rama Rron sa ti doje Qejfi

  22. Zana says:

    Hahahahahaha,kjo e pa imagjinushme,deri ku te shpie injoranca.l

  23. Sa për ideologun berishjan, Agron Gjikmarkaj, doja të thoshja se edhe kur thotë ndonjë prockë, që edhe vetë nuk e beson, çor është i detyruarë ta thotë se mbi kokë i rri spata berishjane , skuqet e bëhet flakë si ajo nusja e re që pjerdhë pa dashur.

  24. Beni says:

    Te lumte pena Mero Baze.

  25. ...e te tjera, e te tjera... says:

    I Rames, prej Rames, te Rames,
    sot neper kete tonen Shqiperi,
    eshte vetem Uturaku mediatik,
    i ketij pushteti, i kesaj qeveri,
    pertej pastaj jemi ne, ky Popull,
    nga Vermoshi e der ne Dropull,
    qe kurrsesi s’mund te ket mall,
    per kete qeveri te Rames budall,
    se ka jo nje e dy, por plot 7 vjet,
    varferia mullar e kudo mesybet,
    asnje te mire per be asnje s’ka par,
    nga ky pushtet i ketij Rame Hajdar,
    vec kush ka marre tender a koncesion,
    per Ramen, prej Rames sot po ligjeron,
    kush ka dyshime se Rama ka deshtuar,
    te shohe Ekonomine kudo te shkaterruar,
    e po nuk deshi te shohe e te vetqorrohet,
    me ikjen masive te rinise deshtimi provohet.

  26. Jimi says:

    Mero ! Jo per qoftlargun dhe jeniceret e tij, por per te gjithe ata qe te infektuar nga kjo propagande “Kolere” qe ende dyshojne. Mire eshte qe te gjitha bashkite te japin nje pasqyre te vdekjeve te ndodhura ne kete periudhe kohore, si dhe krahasimi i ketyre shifrave me te njejten periudhe te vitit kaluar. Nuk besoj se do te ishte ndonje pune e mundimshme per specialistet e fushesKjo pasqyre do ti mbylle te gjitha shtigjet e abuzimit. Ata qe duan te kthjellohen mund ti lexojne shifrat.

  27. sokoli says:

    POPZITA E VDEKUR ME TE VDEKURIT DO MERET POR ME QE KA VDEKUR NUK I NUMERON DOT…. KA DHE KERMA SI SALI VDEKJA SKANE ME CFAR TE BEJNE SE VETEM VARRE HAPI KETO 30 VJET……

  28. Pranvera says:

    Kjo verteton me se miri per politiken primitive te opozites ne arati .FATKEJSI.Keta perfundimisht jan jasht zhdo realiteti prandaj do i ndershkoj vota e ardhshme .Gjithmon me shpresen se kete her nuk do marin prap aratin ne drejtim te pa ditur.

  29. Emigrante says:

    Po’ i Marku ku ashte ,pse sdel bashke me ate Gjekmarkun tjeter ne demostrate, te therrasin dhe ate qe leh prej Italia ate Lubonjen o te shkojne e te numerojne te vdekurit. Keto Jane ba gazi i botes.

  30. Fansi says:

    Po ajo petagogja Zana Guxholli pse nuk del te na japi mdonje mendje mor aman.Se mos i ka ndodhur ndonje gje larg qofte …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje