Thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor. 14 ditë në izolim

12 Prill 2020, 13:16Sociale TEMA

10 persona jane ndeshkuar nga policia, pasi thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se keta persona do te qendrojne te izoluar per 14 ditë, nderkohe qe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e strukturave policore.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

“Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Durim, bashkë do ia dalim!”, thuhet në njoftimin e polcisë.

2 komente në “Thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor. 14 ditë në izolim”

  1. NIKOLIN,Vlore says:

    Rregullat jane nje per te gjithe.Nuk ke pse del mbi ligjin kushdo qofte ai.

  2. Sali says:

    Dhe kush po ja u RRUAN DITET!! MOS GENJENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje