PËRJASHTIMI: “Vietnami do fitojë”, ja ç’po ndodh në vendin komunist në kufi me Kinën pa asnjë vdekje koronare

13 Prill 2020, 12:38Bota TEMA

Si një vend pa vdekje dhe me një sasi minore të inbfektuarish në raport me popullsinë, Vietnami ka marrë lëvdata nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe mund të shërbejë si një shembull i një vendi që ka arritur të frenojë këtë djallo pandemi.

Megjithëse kufizohet me Kinën, Vietnami deri më tani ka shmangur situatën që koronavirusi i ka sjellë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, me masa të hershme dhe vendimtare siç janë testimi në masë, karantina e rreptë dhe uniteti shoqëror.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Vietnami, një vend me më shumë se 95 milion banorë, ka vetëm 262 persona.

Statistikat zyrtare tregojnë se në Vietnam 75,000 njerëz aktualisht janë në karantinë ose të izoluar. Shteti ka kryer më shumë se 121,000 testime deri më tani.

Nuk ka të vdekur nga Corona në këtë vend komunist të Azisë Juglindore, dhe shkalla e infeksionit është dukshëm më e ulët sesa në Korenë e Jugut, Singaporin apo edhe Tajvanin – vendet që lavdërohen për reagimin e tyre ndaj krizës.

Kidong Park, zëdhënësi i OBSH për Vietnamin, beson se masat e hershme ishin çelësi i suksesit: “Vietnami iu përgjigj pandemisë herët dhe në mënyrë proaktive. Ushtrimi i parë i tyre për vlerësimin e rrezikut ndodhi në fillim të janarit, menjëherë pasi u raportuan rastet e para në Kinë.”

Shteti shpejt themeloi Komitetin Kombëtar Drejtues për Parandalimin dhe Kontrollin COVID-19, i cili menjëherë zbatoi një plan kombëtar për përgjigjen ndaj krizaz, shton Park.

Megjithëse ekzistojnë një numër i vogël i infektimeve të konfirmuara, Vietnami gjithashtu e bëri një karantinë të gjithë vendin më 1 Prill, shumë më shpejt dhe më vendosmërisht sesa Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, gjë që e bënë këtë vetëm kur numri i tyre filloi të matet në mijëra.

Pjesa më e madhe e suksesit të Vietnamit mund t’i atribuohet unitetit të tij shoqëror.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Vietnam, Nguyen Xuan Phuc, kohët e fundit e deklaroi luftën kundër infeksionit si një “ofensivë të përgjithshme pranverore të vitit 2020”, një referencë e qëllimshme për një “Tet Offensive” kryesor të vitit 1968 të nisur nga Viet Kong gjatë Luftës së Vietnamit që rezultoi me tërheqjen e ushtrisë amerikane. (tesheshi)

1 komente në “PËRJASHTIMI: “Vietnami do fitojë”, ja ç’po ndodh në vendin komunist në kufi me Kinën pa asnjë vdekje koronare”

  1. Olimpia says:

    Eshte e padiskutuesheme ,shendeti i njerezve eshte shume here me i mbrojtur kur sistemi drejtohet dhe realizohet nga shteti.Koncepti dhe praktika e shendetesise private eshte seleksioniste, ,darviniste.Kush ka para la sherbim ,kush eshte i varfer varroset sic po ndodh ne shtetin me te pasur te botes.Besoj se kjo pandemi do te zgjoje ndergjegjen shoqerore te qindramilioneshe njerezve per nje levizje boterore ne favor te sherbimit shendetesor publik,per rritjen e shpenzimeve per shendetin dhe uljen e shpenzimeve per luften.Vietnami eshte shembulli.Ne se duam jeten ,te shpenzojme per jeten per shendetesine.Nderkohe duhet ti jepet fund pabarazize kriminale ne shperndarjen e te ardhurave per fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje