Donald Trump “shkarkon” ekspertin e njohur në rrjetet sociale, pasi e kritikoi live për masat e marra

13 Prill 2020, 10:34Bota TEMA

Anthony Fauci është një nga autoritetet më të njohura në botë në fushën e imunologjisë, si dhe shef i Institutit amerikan për sëmundjet infektive. Ai del çdo ditë krahas presidentit amerikan Donald Trump si eksperti kryesor në luftën kundër pandemisë së koronavirusit në SHBA.

Por ditët e fundit marrëdhëniet e shkencëtarit me origjinë italiane dhe presidentit kanë arritur në pikën e tyre fundore, madje rrezikojnë të shkëputen definitivisht.

Kontrastet midis të dyve kanë nisur nga dëshira e Trump për të lehtësuar sa më shpejt vendin nga karantina, që sipas Faucit janë të parakohshme.

Gjithmonë i vëmendshëm që të mos kritikojë në mënyre direkte presidentin, Fauci dha një intervistë në CNN ku deklaroi se “mund të themi në mënyrë logjike se po të kishim pasur një proces më të hershëm të kufizimit të virusit, mund të kishin shpëtuar më shumë jetë”.

I pyetur për arsyet pse rekomandimet e autoriteteve mjekësore nuk u morën parasysh nga administrata amerikane më parë, ai shtoi se “ Ne e shikojmë nga ana shëndetësore, dhe bëjmë rekomandime. Disa herë këto merren parasysh, disa herë jo. Kjo është situata”.

Fjalë këto që me siguri nuk i kanë pëlqyer Trump, i cili u përgjigj në mënyrën më të shpejtë që ai njeh, me postimet në Twitter, ku ai mbështeti një postim i një ish-kandidate për Kongresin, që kritikonte Faucin dhe shpresonte që presidenti ta shkarkonte nga detyra.

Trump shtoi në postim, duke iu përgjigjur ekspertit,  “Lajm i rremë, unë isha ai që bllokoi Kinën shumë para se njerëzit të fillonin të flisnin”.

Aktualisht në SHBA janë infektuar më shumëse 560 mijë persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë më shumë se 22 mijë.

8 komente në “Donald Trump “shkarkon” ekspertin e njohur në rrjetet sociale, pasi e kritikoi live për masat e marra”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po I vjedh skenen…

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Nuk ka faji Fauci, fajin e ka gazetari i cnn qe e ngacmoi me shume se sa duhet dhe fauci u pergjigj duke u perpjekur te ruante integritetin e tij dhe mos ti prishte qejfin trumpit, shpresa e vetme qe publiku amerikan ka qe te mesoje te verteten per virusin dje te mbaje trampin brenda llogjikes mjekesore eshte qendrimi i faucit ne detyre, ikja e tij do jete tragjedi per amerikanet pasi kushdo qe do ta zevendesoje do jete aty per te justifikuar nga ana mjekeore vendimet politike te trump. cnn nuk duhet ta kishte ngacmuar aq shume faucin.

    1. Vaj medet says:

      Po mire mor qafekuq, sipas logjikes tende, Trumpi dhe ata qe e votojne nuk kane faj qe presidenti i ShBA-ve sillet si rrote kackavalli? Fajin e paskan gazetaret qe e provokojne…

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Nuk ka faji Fauci, fajin e ka gazetari i cnn qe e ngacmoi me shume se sa duhet dhe fauci u pergjigj duke u perpjekur te ruante integritetin e tij dhe mos ti prishte qejfin trumpit, shpresa e vetme qe publiku amerikan ka qe te mesoje te verteten per virusin dje te mbaje trampin brenda llogjikes mjekesore eshte qendrimi i faucit ne detyre, ikja e tij do jete tragjedi per amerikanet pasi kushdo qe do ta zevendesoje do jete aty per te justifikuar nga ana mjekeore vendimet politike te trump. cnn nuk duhet ta kishte ngacmuar aq shume faucin..

  4. tulla Kuksit says:

    Presidenti i nje vendi si US nuk mund te silet sikur shpiku fashzmin.

  5. shakatori says:

    po pse abuzoni me thonjezat, titulli thote “shkarkoi”, nderkohe qe Trump ju pergjigj me inat ne twitter z. Faucci. Ne keto raste abuzohet me pikpyetjen per te thene rrena per te terrhequr vemendjen e lexuesit.
    “U ftofshi ne bythe”

  6. renaldi says:

    trapi asht psikopat me diagnosis

  7. Tonny says:

    Ky Fauci tha diku ne mes te janarit deklaronte qe amerika nuk rrezikohet nga ky virus. Te njejtat mbrrokulla qe thonte OBSH-ja para nja 2 muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje