70-vjeçari Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar sa u takon pasurive të patundshme në New York City, si dhe donatori republikan që themeloi Acown Acownitions, ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.
Lajmi bëhet me dijeni nga një burim i afërt i Chera-s për CNN-in, ku mësohet se i ndjeri pati përkeqësim të simptomave. Cher njihej po kështu në mbarë opinionin publik si miku i presidentit Donald Trump.
Përgjatë viteve 2016-2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Chera foli për Trump në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, nëntorin e shkuar, duke e quajtur presidentin “mikun tim të dashur”.
Nga ana tjetër, Trump e cilësoi Chera-n, në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”.
Paska dhuruar me pak se Lul Basha per foton dhe e quani mik te Trampit? E pabesueshme kjo shifer ku minimalisht Toto Likja do ta kishte futur 100 ne thes kete president te SHBA-se sot!
Gomari hoqi samarin dhe u be gazetar. Mero, ku i gjen keta analfabete funksionale qe shkruajne sikur te kene filluar sot qe te mesojne gjuhen shqipe?
Edhe i madhi, i ndjeri babai im ne rrethana tragjike nderroi jete, vetem 53 vjec….Nuk arrita t’i blej nje pale kepuce! Cfare tragjedie! Kurse Ai, babai im, shkurtoi jeten per mua, por jo vetem. U prehsh ne paqe i madherishmi babai im!