ANALIZA: Shëndeti që kthehet bashkë me lirinë

13 Prill 2020, 09:35Bota TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Disa duke vuajtur rëndë, disa jo edhe aq shumë, e disa pa e ditur fare që e kanë pasur në trup virusin.

Kjo është liria më e ëmbël në botë. Liria për të bërë të gjitha gjërat që gjithë jetën i kemi marrë të mirëqëna e nuk i kemi vlerësuar kurrë. Liria për të dalë nga shtëpia, për të ecur në rrugë mes njerëzve, pa llogaritur me mend largësinë prej tyre, lirinë për të takuar miq e shokë, e për të shkuar e për t’u ulur në lokalet që nuk janë më hapur, për të bërë pazarin mes njerëzve pa pasur frikë se fryma e kujt po mbërrin në hundën tënde, pa u druajtur se po të kruhet hunda, vetulla, syri, e çdo gjë tjetër që na kruhet në këtë periudhë si nuk na janë kruar gjithë jetën.

Që nga momenti kur na thanë të mos prekim fytyrën, po na preket e po na ha sikur të na ishin rebeluar organet e trupit prej mendjes. Këta njerëz nuk i kanë këto. Ata edhe mund të bëjnë atë gjënë e pamendueshme t’i japin dorën njëri-tjetrit.

Po kirurgu dhe stafi mund të jenë të infektuar e të mos e dinë. Po kështu kush e di se sa e sa operacione e procedura të tjera mjekësore.

Se njerëzit harrojnë që pavarësisht nga COVID-19, sëmundjet e tjera nuk kanë pushuar së ekzistuari. Njerëzit vazhdojnë vuajnë nga veshkat, nga stomaku, nga sa e sa sëmundje të rënda vdekjeprurëse ose shpartalluese e paralizuese. Lexova diku një spital në Roosevelt Island është i vetmi sot në New York City që nuk pranon të sëmurë me COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje