Rrëfehet Cana: Humba miq nga koronavirusi. Ndeshjes me Serbinë nuk do t’i ndryshoja asgjë

13 Prill 2020, 12:11Sport TEMA

Lorik Cana ka një jetë më pak impenjative prej verës së vitit 2016. 36-vjeçari nga Gjakova udhëhoqi kombëtaren në qindra beteja dhe u tërhoq pas Euro 2016. Tani merret me fondacionin e tij, punën si ambasador dhe familjen. Karantinën po e kalon në Itali siç tregon për Klan Kosova, ndërsa ndeshjes së famshme kundër Serbisë që nuk përfundoi kurrë (14 tetor 2014) nuk do i ndryshonte asgjë.

KORONAVIRUSI– “Kam humbur miq të afërt nga koronavirusi. Ka vdekur ish-presidenti i Marseille, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Ky virus është duke u përhapur me të madhe”.

VËSHTIRËSIA – “Është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tejet e rëndë. Më duket një gjendje shokuese, po humbin jetën shumë persona nga ky virus, por populli është i bashkuar. Nuk i kam dëgjuar italianët ta këndojnë himnin përveç në futboll, por kjo po ndodh edhe tani. Njerëzit po mundohen të jenë sa më të ndërgjegjshëm”.

NDESHJA NË BEOGRAD – “Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët. Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe aso kohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje”.

FAMILJA – “Zakonisht e kemi ndarë kohën me nusen kështu, ajo fle më herët me djalin, e unë kujdesem për vajzën që është vetëm 3 muajshe dhe nuk ka shumë gjumë natën. Kohën time e kam pas orës 22:00, që merrem me gjera personale, aktivitete që duhen mbyllur. Kam dy muaj që nuk qethem (qesh).

Ronaldon e qethi gruaja?! Uu larg qoftë(qesh). Masat për mos t’u prekur nga koronavirusi i kam marrë, por duhet të marr masat për mos t’u shëndoshur, megjithëse po mundohem. Jam treguar pozitiv gjatë kësaj kohe sepse e kam djalin pranë, ai si çdo fëmijë është i ndjeshëm nga situata e vetizolimit. I kemi thyer nja 3-4 llampa me top në shtëpi por nuk na ka bërtit mami (qesh). Ajo që më mungon është që nuk po mundem të dalë në park me fëmijët, si dhe të bëj aktivitete tjera”, përfundon Cana, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë.

5 komente në “Rrëfehet Cana: Humba miq nga koronavirusi. Ndeshjes me Serbinë nuk do t’i ndryshoja asgjë”

  1. sapa says:

    Respekt per kete si njeri dhe si shqiptar.Shpresoj qe te mbese i pakorruptuar edhe neqoftese do ti ofronin ndonje post dhe e meriton nje te tille ne vendin me hajdut dhe te korruptuar te botes Shqiperi!

  2. tifoz objektiv says:

    Po ju jeni me bastardet se bastardet ..gazetare leshi . Po ç’fare ndeshje u luajt ne Beograd …he …mundet te kujtosh gje perveçse maskarades per nje cope beze te zeze si flamujt e ISSIS-it !!! Per cilin moment do te kujtoje Canaj ate te mbylljes ne dhomat e çveshjes te strukur si lepujt e skishin guxim te dilnin te luanin !!!! Vazhdoni me folklorizma tallavaje ( mire ju pergjigj Canaj kur i thote se nuk e ka kujtuar ) sikur ata kishin shkuar te luftonin per ate bezen e pa kuptimte (flamuri shqipetar eshte kuq e zi me shqiponje) dhe jo te luanin futboll qe eshte nje sport i dashur per te gjithe . Perse ketij mannall gazetari nuk e permendi ndeshjen ne Shqiperi luajtur ne Elbasan ….he perse , po pyes , nuk ishte kundra Serbise “armiqerve” tuaj apo u palluat brenda si lepuj te ngordhur . Perse nuk u bete luaner ,ne vendin tuaj ishit ,kush ju pengonte ???? Perveçse 3 pikeve te marra ne tavoline duke çuar Shqiperine ne kampionatin Europian ne menyre jo te ndershme sidomos pas ndeshjes me Armenine (e blere ) ç’fare tjeter mundet te kujtoje Canaj nga takimi me ekipin serb te futbollit … he si thote gazekarri ?????

    1. ben says:

      tifoz objektiv-zotrote jo vetem objektiv qe nuk jeni, por as tifoz nuk mund te jeni. Nga menyra se si keni shkruar, dukeni se keni probleme te shumta me identitetin tuaj. Se pari, futbolli eshte loje ku besoj, duhet ta dini se edhe mund edhe te humbesh. Ne Elbasan ne humbem dhe kete e pranojme, pasi Serbia beri nje loje shume te kujdesshme ne mbrojte dhe realizoi dy gola me kundersulme. Per kete bravo i qofte. Ajo qe eshte me e renda eshte se zotrote flet pa respekt per simbolet tona kombetare dhe me kete tregoni nivelint tuaj ordiner. Ne kete pike jeni njesoj si serbet qe treguan ate dite ne stadiumin e Beogradit se jane nje popull qe akoma jetojne ne periudhat e shpellave. Sipas jush, ne nje ambient ku publiku hidhte karrike dhe gure ne fushe, keta tanet duhet te dilnin e te luanin, qe zotrote ti quante luane.
      Nje keshille shoqerore: zoteri ruani kosheren se bletet te paskan lene shendene me kohe e me vakt.

  3. "BOHOTINA" says:

    I pa vdekshmi Cana. Na ke bere dhe na ben krenar. Tere te mirat. je shqiptar i vertete.

  4. ky eshte lojtar i serise B ( Edi Reja , deklaronte kur ishte trainer i lazios ) says:

    …………….per ne turqi ishte mire ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje