Artan Fuga shkruan se virusi po vret qytetarët dhe jo fshatarët.
Ai thotë se qyteti po i vret njerëzit dhe këtë ai e ka parashikuar që në vitin 2012.
“Ore unë shkruajta dhe botova qysh në 2012, Rënia e Qytetit, një libër që lexohet lehtë.
Cfarë sharjesh nuk kam pasur nga baronët e lagjeve të qytetit për atë libër!
Më kujtohet që atë kohë me botuesit menduam “vdekja” apo rënia e Qytetit?
Hajde thamë “rënia” se vdekja na mërzit lëçitësit!
Ka rënë qyteti mooooo, aq shumë sa prodhon vdekje. Mos kujtoni se janë 20 a 30!
Nuk ju mbushet mendjaaaaaa!
Kush e ka fajin pastaj! Vu shkulmet e valëve të emigrantëve të shkretët që lënë kockat detrave për t’u sulur drejt qyteteve!
Vu tërmeti që na shkundi bina dyqindkatëshe mbi kokat tona duke na vrarë e na bërë varre urbane në mes të plazhit me qereste, hekur e beton, duke na varrosur të gjallë!
Nuk besoni?
Na edhe këtë virusin që vret urbanët dhe jo ruralët!
Prapë nuk besoni se ka rënë qyteti, se qyteti na ka zënë brenda edhe pse pushtetarët dhe te pasurit banojnë jashtë qytetit pasi e dhjenë qytetin?
E po kur nuk besoni, kush ua ka fajiiiin?
Cfarë të themi?
Ja u kanë bërë mendjen tym mashtruesit!
Qeshje e madhe, me lotë, me lotë!
Ngashërim i madh! Zë kokën njeriu me duar dhe i thotë vetes: O njeri pse je kaq budalla”, shkruan Fuga.
(TemA)
Kemi shkencare ne nuk qeshim.E ka parashikuar thote ai por nuk ma varen.Po o shkencar nuk ta varin se ti flet gjithmone budallaqe dhe po pate ndonjehere te drejte s’ta var njeri.Prandaj kur te flasesh fol me mendjen tende si shkencar jo si partiak.
Se ka keq profesori. Nderkohe, Veliaj mburret qe Tiranes c’do dite I shtohen 30 banore te rinj. Pastaj pallatet ku do banojne kuptohet.
Or ti artan! Po mjafte me kete “Une,…Une… , Ja u kam thene..” Eshte turp! Or, filozof! Jemi tani! E shkuara dhe keshtu sic thua ti ka ndodhur edhe ne Amerike! Kane paralajmeruar zbulimet intelegjente dhe askush se vuri ujin ne zjarre. Sot shohim se ky paralejmerim nuk e ndihmoi Ameriken.
Po keshtu sot nuk mund te perdoret folja “duhet…” sepse pandemia eshte ne veprim. Action! Sot duhet soludaritet, kurajo, shprese dhe motivim qe je shqiptar, nje komb me popullsi te vogel, qe mendohet se ka vlera ne themet e qytetrimi dhe prandaj duhet mbrojtur. Kete e ka lene me shenim edhe Xh. Washington.
Sa per fshataret besoj se ata e kane lexuar librin tend! Ah mer filizof pse bre behesh qesharak dhe qeshe me vehte! Karantina!?! Mblidhe vehten dhe ndihmo tani Qeverine! Kur gjerat te kalojne,….. atehere edhe “kerbacin”!