Ish- ministri i Financave Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd.
I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, profesor Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.
“Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 përqind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do ti shpëtojë po 70 përqind e popullsisë.
Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulta”, tha Angjeli.
Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situatë të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para?
“Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumenta duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme?
Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marr qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetik. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumenta janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet” – përfundoi Angjeli.
Mos duhet te shtypen para nga halli, pasi shteti nuk ka ? Ndoshta keshtu do te “nivelojme ” diferencimin. Shteti ka nje perqindje te madhe te shtreses se varfer. A duhet lejuar eleminimi kombit per egoizmin e atyre qe kane spekulluar. Si mendon Ti profesor ? Kriza e madhe pritej ,per kete ju ken shkruar dhe nje liber. Corona virusi vetem e stimuloi me shume,qe politika te justifikoi falimentimin e sistemit spekullues. Kjo situate mundet te coj deri ne eleminimin e parase si ekuivalemt dhe vendosjen e trisketimit per te mbijetuar.
More angjel, po perse te jete shtresa e ulet me e prekur, perse te mos preket shtrea qe vetem e ka vjedhur kete popull, perfshire edhe ty, apo edhe ne kete situate ju do te vazhdoni te vidhni??? Barra duhet te jete njesoj, per te gjithe shtreat, qeveria duhet ta balancoje ate, dhe me shume te goditen te pasurit, te konfiskohet pasuria e tyre dhe te perdoret per te kaperxyer krizen. Nuk kane perse te mbahen te pashfrytezuara shume pasuri ne kohen kur mund te perdoren ne ndihme te prekurve nga termeti apo kriza e virusit. Kete duhet ta vleresoje qeveria, sepse pasuria jone i ka krijuar edhe keto pasuri te vjedhura e grabitura.
Doli prap ky hajduti i Tosit ?? Cfare profesori eshte ky ?? Ky dhe Tosi , shqyen dynjane , keta jane hajdute provinciale , te peshtire , keta u bene miliardera dhe tani dalin dhe kendojne si kaponjte , thua se pa kete ekonomia e Shqiperise do jete pertoke .
Se ce do Rama kete ne PS, nje zote di , qeroi zoti kryeminister , qeroi sic qerove Tosin , puna me pozitive qe bere qe kur erdhe ne krye te PS-se , largoi larot , hajdutet , potcaqite dhe jashteqitjet e kombit …….