Gjatë periudhës së pandemisë, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen aforfe për energjinë elektrike. Pas përhapjes së COVID-19 punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren duke detyruar ERE-n që të gjejë një formë tjetër faturimi, atë të afrofesë. Sipas OSHEE-së qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtrimi i parave.
Si do të veprohet?
Përshembull, nëse një person është fatururuar 4 000 lekë gjatë marsit të vitit të kaluar, do të faturohet po aq edhe në marsin e këtij viti.
Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.
Ndërkohë, të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.
Për muajt në vijim të faturohen në bazë të ditëve që do të rezultojnë me aktivitet.
Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.
Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.
Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.
Përjashtohen nga ky vendim abonentët që:
a) Kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit
b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret referenca
c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike
Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:
Klientët me matje on line
Faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta
Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë
Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë referuese
Kur klienti dokumenton mos-konsumim të energjisë elektrike
Cfare problemi ka qe nuk lexohen matsit?! Pse duhet te krijohet situate e panevojshme?! Lexusit nuk rrezikojne asgje.
o rama o i peshtire ,po pse keshtu e paskan te veshtire ,o hajdut
Ulni rrogat o militantete oshee……jo aforfe por sa konsumohet…kjo eshte reforma madhe e Skenderbeutne oshee burg dhe paga te larta ….
Kur nuk rezikojne punonjesit e sherbimit 24 oresh apo te mirmbajtjes qe domosdoshmrisht jane ne pune , c’do rezikojne faturuset , kur puna e tyre eshte larg kontaktit me te tjeret , dhe ne ambjente te hapura .
Mos ngateroni dynjane me duart tuaja .
undefined
Super
NUK KUPTOJ SE PERSE DUHET TE VENDOSET PAGESA NE KETE MENYRE. NUK ESHTE NGARKESE MBI NORMALEN LEXIMI I MATESVE.SEPSE NE FUND TE FUNDIT KETA PUNONJES NUK DO TAKOJNE NJEREZ POR MATESA…SHUME NGA NE PO PUNOJME NE PIKUN E COVID 19,ME NJEREZ DUKE TAKUAR PER TU PLOTESUAR KERKESAT DHJETRA NJEREZ NE DITE. DUHET TE VAZHDOJNR PAGESAT
SIMBAS MATJEVE REALE SEPSE do lene dhe shtigje per keq interpretime dhe mbase dhe abuzime…..
Qeveri e pavlere dhe e paafte. Qe perdor marifete ne kurriz te popullit!
Nje kuriozitet:
A do te sillej Edi Rama dhe ministri perkates njesoj per shpenzime, rroga, qera ambjenti, investime, shperblime etj.. sikur OSHE te ishte firma e tij private?!?
Ju siguroj qe jo!
Perkundrazi, do kerkonte specialistet me te mire, do I shfrytezonte sa me shume etj..
Krhasoni eficencen e firmave te Samir Mane me eficencen e OSHE.. Si nata me diten!!
Qeveri pa vlere!