Kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se janë 176 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e zgjedhuar financiare, duke marrë një pagesë direkte prej 40 mijë lekësh.
“Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit”– shkruan Rama. (TemA)
Hajde daku hajde..
176,000 persona vetëm paske të punësuar në sektorin privat.
Po sikur jemi 3 milionë???