Policia Kufitare ka arrestuar pasditen e sotme tre të rinj në Kakavijë. Mësohet se shtetasit G. K., 29 vjeç, J. K., 27 vjeç, dhe O. B, 20 vjeç, janë ndëshkuar edhe më parë me masa administrative, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas policisë, të arrestuarit u njoftuan me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, por ato nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Të arrestuarit, të ndëshkuar edhe më parë, disa herë,
Këta shtetas ishin paraqitur më parë në PKK Kakavijë dhe pasi janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Nisur dhe nga situata aktuale e pandemisë, këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur me veprimet e tyre detyrimet që u lindin në bazë të kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër i arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Por nqs do paguanin karantinen zdo kishte arrestim apo jo?
Morali
Arrestohen se nuk paguan jo se kaluan kufirin
Po plako ….arrestohen se nuk paguan jo se kaluan kufirin…..se për papërgjegjshmërinë me të cilën donin të infektonin e vrisnin njerëz me zor kishin hak plumbin….ata edhe këta beqirat e asfalisë që komentojnë këtu
Po slejohet…do hyjm në BE tashi
“… u kapen nga policia kufitare dhw u detyruan te vet karandinohen me parat e tyre, te rinjte refuzuan dhe u kthyehen ne token e bekuar Greke …”
###
Hahahaaa dhe pastaj ankoheni kur keto ju a ben Greku.
Perpara 2 javesh Shqipua la 25 emigrant ne kufirin e gjelber 4 dit ne te ftoht dhe nuk i pranonte.
###
Po kaq te pa cip jeni ???
e mer beqira,prandaj ju them perhere qe ,grekeve te ”keq”[sipas jush] duhet tu beni ‘pipa’ 24ore non stop qe u mbushen barkun e thare e u pranuan mes tyre.
boni qejf tani mes birazeresh ”autocthonus”………………..gezuar ramazonin!
Keta idjote paguajne 400 euro per te ardhur deri ne kufi dhe nuk paguajn 1000 lek nata ne hotel.