Dy muaj pasi oficerët e Gardës së Republikës, arrestuan shumë pranë selisë së Partisë Socialiste, Vladimir Gjutën, i cili mbante me vete një armë pistoletë me 18 fishekë dhe një shumë financiare mbi 100 mijë euro, rezulton se Gjuta, tashmë është futur në regjim të thellë izolimi.
Ky vendim është ndikuar nga sjellja e keqe e tij në ambientet e paraburgimit, duke u konfliktuar me gardianët e burgut, çka ka sjellë marrjen e vendimit për izolimin e tij.
Për një periudhë 3 mujore, Gjuta nuk do ketë kontakte me të paraburgosur e tjerë në burgun e Fierit, familjarët dhe shokët e tij, pasi Gjykata e Fierit, ka vendodur në një regjim të posaçëm mbikëqyrjeje.
Vendimi për izolimin e Gjutës është marrë në 11 prill 2020 nga gjykata e Fierit duke vendosur: “…pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke konfirmuar si të ligjshme masën e përkohshme të vendosjes në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për të paraburgosurin Vladimir Gjuta, të caktuar me urdhrin e datës 9 prill 2020 ora 22:00, nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve…”.
Akoma me psikopate-vipa qe jane bere milionere nga korrupsioni I sistemit gjyqesor.
Po si ka mundësi që në një dokument shtetëror nuk vëndosen pikat e “ë”-së?