Farmacistët kritika Ramës: Kemi rënie të ndjeshme të xhiros dhe rrezikohen pagat, duam edhe ne ndihmë financiare nga paketa ekonomike e qeverisë

15 Prill 2020, 14:33Sociale TEMA

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kritikon paketën e zgjeruar ekonomike të qeverisë, që le jashtë përfitimit sektorin farmaceutik.

Në një prononcim për TV SCAN, presidentja e Urdhrit Diana Toma thotë se ndonëse farmacitë kanë qenë hapur gjatë periudhës së fatkeqësisë, ato kanë pësuar një rënie të ndjeshme të xhiros.

Sipas saj shitjet janë përqendruar te maskat, dorezat apo dezinfektantët dhe jo te barnat.

Sipas Tomës, qeveria duhet të të ndërhyjë për të ndihmuar edhe këtë sektor, teksa propozon disa masa të nevojshme që duhet të ndërmerren.

Paketa e zgjeruar ekonomike e prezantuar pak ditë më parë  kap vlerën e 70 milion dollarëve, ndërsa sipas qeverisë përfitues janë 176 mijë individë.

10 komente në “Farmacistët kritika Ramës: Kemi rënie të ndjeshme të xhiros dhe rrezikohen pagat, duam edhe ne ndihmë financiare nga paketa ekonomike e qeverisë”

  1. Kroniku says:

    Kjo eshte komedi ne kushte karantine e kur farmacite kane qene te super ngarkuara,e kur njerezit e sidomos te moshuarit e ata te semure kronike kane marre edhe mbi konsumin mujor(rezerva per dy apo tre e meshume muaj).Une personalisht kam marre gjate kesaj periudhe karantine me shume se 35 mije leke te reja ne te njeten farmaci afer shtepise.Eshte vertet e turpshme kjo kerkese.Edhe ne se i ka rene ndonjers xhiro per nje arsye a nje tjeter,me falni por kjo kerkese ne eshte e vertete eshte abuzive,bile e shemtuar sa per te ardhur vertet keq,ku eshte katandisur ky sektor i shendetsise,qe nuk ofron asgje(ne raport me farmacistet ne vende te tjera)e jane kthyer ne dyqane te thjeshta te shitjes se ilaceve.

    1. ben says:

      Kroniku-Eshte komedi e shkuar komedise. Ti sulemi te gjithe qeverise me luge ne brez dhe o burra kush te marre me shume.

  2. plaku says:

    A ka njeri ta besoje kete lajm, ankese, ne Shqiperi? “Kane ren shitjet e barnave”. Po mire o zoteri, te semuret kronike kane vendosur te sherohen pa barna? Nuk ju mjafton qe abuzoni ne maksimum me cmimet dhe qeveria ben sehir por doni akoma nga taksat tona? Turp dhe poshtersi.

  3. Tan Tirona says:

    Po, tju rrisi taksat se e rropet popullin

  4. Goni says:

    Popull karagjoz.
    Edhe ju ngelet pa kerkuar nga shteti

  5. Turi says:

    Duhet te hapen urgjentisht farmaci publike osé komunale te kontrolluara nga shteti ose nga komunat. Eshte e turpshme qe te jen vetem farmaci private te cilat mbajne cmime shume te larta edhe ne krahasim me vendet e BE.

  6. bubi says:

    Kane lujt menc keta apo si eshte puna.Te vetmit qe kane punuar ,biles me shume se ne dite te zakonshme.U be deti kos,njerez pa skrupuj

  7. vjeshta says:

    Kina nanen ku ta keni. Keni 30 vjet që vidhni qytetarët dhe taksat e shtetit,doni edhe ndihma!?

  8. Doktori says:

    Kerkese supet idiote ! Farmacite kudo te hapura,sikurse dyqanet e bukes,etj.Nese qenkemi popull i forte dhe nuk konsumojme ilace(?!),shpallni faliment ! Kerkese alogjke ! Doktori

  9. Dada says:

    ju ka rene xhirio haha po ne we nuk kemi xhiro fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje