Spanjë: Bilanci i viktimave nga COVID-19 në rënie, 523 të vdekur në 24 orët e fundit

15 Prill 2020, 13:04Bota TEMA

Spanja regjistroi sot 523 të vdekur në 24 orë si pasojë e pandemisë nga COVID-19, një shifër në rënie pas një rritjeje të regjistruar të martën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 18 579 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në vend, i treti më i goditur në botë pas SHBA-së dhe Italisë.

Numri i rasteve të konfirmuara në 24 orë ka pësuar një rritje prej më shumë se 5 000 pas gjashtë ditëve radhazi rënie duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në  177 000.

Numri i të shëruarve ka arritur në më shumë se 70 000.

Autoritetet theksojnë se piku i pandemisë, që shkaktoi vdekjen e 950 personave në 24 orë më 2 prill, është kaluar./

1 komente në “Spanjë: Bilanci i viktimave nga COVID-19 në rënie, 523 të vdekur në 24 orët e fundit”

  1. Jo si ne fillimet kur dilnin xhiro e benin pazare si shkadranet
    e kuptuan si mbrohet jeta ,
    nga rregulklat jo pordhet rrugeve
    se e peson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje