Apple nxjerr në treg Iphone të ri: Çmimi vetëm 400 dollarë

16 Prill 2020, 15:41Hi-Tech TEMA

Apple më në fund nxori në treg të shumëpërfolurin iPhone SE. IPhone i ri prej 400 dollarësh është më i liri në radhën e Apple, duke zëvendësuar iPhone -in më shumë se dy vjeçar iPhone 8 në formacionin e kompanisë.

Ju gjithashtu mund të vini re që iPhone SE duket jashtëzakonisht i ngjashëm me iPhone 8: Të dy pajisjet janë të njëjtën madhësi, të dy kanë një buton me Touch ID, dhe të dy janë bërë nga qelqi dhe alumini.

iPhone SE mund të konceptohet më shumë si një aktualizim i performancës në iPhone 8 – mund të duket i njëjtë, por në praktikë është  shumë më i shpejt falë azhurnimeve kryesore të procesorit të tij. Gjithashtu Iphone SE ka një kamera të re, me sensorë të njëjtë si Iphone më i fundit, që do të thotë që për një çmim 400 dollarësh merr të njëjtën kamera që mund të marrësh nga një celular që kushton 1000 dollarë.  Iphone SE ka gjithashtu memorie më të mirë, dhe vjen në tre ngjyra: e bardhë, e zezë dhe e kuqe.

Ja një vështrim më i afërt i Iphone SE:

1 komente në “Apple nxjerr në treg Iphone të ri: Çmimi vetëm 400 dollarë”

  1. Vl says:

    I paskan ngel pajisje pa shit te 2010s. Keta po qe hecin me hapin e kohes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje