Arrestohet mjeku sharlatan, pretendonte se kishte gjetur ilaçin kundër koronavirusit. Kërkonte vullnetarë për ta provuar

16 Prill 2020, 12:33Sociale TEMA

Shkencëtarët më të njohur nga Amerika, Kanadaja, Izraeli dhe Europa nuk po munden ta gjejnë ilaçin për shërimin ndaj koronavirusit.

Ata thonë se vaksina është akoma në fazën testuese dhe pritet që edhe disa muaj të lëshohet për përdorim, por ka dikush nga Gjilani po thotë se e ka gjetur ilaçin ndaj COVID-19.

Një mjek popullor nga Gjilani po pretendon se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi, madje mjeku Kadrush Abazi po kërkon vullnetarë për ta provuar barin, që ai pretendon se e shëron COVID-19.

Mjeku Abazi kishte publikuar në Facebook recetën e famshme, për ta bërë më të besueshme zbulimin e tij ai ia kishte bashkangjitur një vendim të Ministrisë së Tregtisë, ku thuhet se atij ju njihet patenta për një ilaç bimor që shëron bajamet dhe e lidhte atë me COVID-19.

Por, i gjithë ky hov nga mjeku popullor nga Gjilani rezultoi me arrestim dhe dërgim për 48 orë burgim nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan e ka ndaluar mjekun popullor nën dyshimin për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, shkruan Gazeta Metro.

Përveç arrestimit të tij, policia ka konfiskuar edhe barin dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës

Kujtojmë se situata në Kosovë po bëhet më alarmante pasi po kalon në një përballje jo të lehtë kundër koronavirusit, ku deri tani ka shkuar në 423 numri total i të prekurve dhe 9 persona kanë vdekur nga COVID-19.

3 komente në “Arrestohet mjeku sharlatan, pretendonte se kishte gjetur ilaçin kundër koronavirusit. Kërkonte vullnetarë për ta provuar”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ne kosove nuk eshte vetem ky sharllatan qe deklarohet doktor dhe se ka zbuluar ilaqe,ishte edhe ministri tash i famshem vitia qe ne ditet e para te virusit deklaroi para mediave se ne ditet ne vijim do ta sjellim nje bare nga jasht qe sheron koronavirusin!
    E prita me gezim por u qudita se si ka mundesi qe ministri jone ta gjej kete bar e europa dhe bota nuk e ka,kjo me ban te dyshoj se paska folur pikerisht per kete ilaqin e kti doktor hajvani,por ne kosove nuk eshte qudi pasi dje zbuluam se prodhojme avion, satelit, e deri tek bananier, ananasi, kartapallin e shume bime te tjera qe bota nuk i ka,rrofte kosova e mjer.

  2. Te paret per Mashtrime dhe Tridhime .shqipefolesit... says:

    Kush mund te me Tregoje ,nese ne kete Bote,, cdo gje te paret dalin keta per Zgjuarsi..e Mashtrimeve ,,Nena emasttrimeve kudo ne Bote Jane keta qe do dalin te paret ..Policise Ju lumnte dhe aty ta mbajne ,,qe te paatrohen keta Kriminele qe sjane nje por Jane shtuar nder shekuj …

  3. sadna babul ka bidai says:

    ky lloj virusi e kame te gjithe njerzimi nga nje cik te lindur prinderor dhe si zgjidhje e veshtire se jemi nje shkalle qe nuk e kuptome thellin e papritmaz .. keshtu qe ilaci i mire dhe diagnoza mund re perpunohet me nje pjekuri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje