BE bën “mea culpa”: Duhet t’i kërkojmë falje Italisë, e lamë vetëm!

16 Prill 2020, 19:06Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i drejtohet me një mesazh të veçantë Italisë.

“Është e vërtetë që shumë mungonin kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie.

Është po ashtu e vërtetë se BE tashmë duhet ti kërkojë falje Italisë dhe do e bëjë.

Por ndjesa vlen vetëm nëse ndryshohet sjellje”, thotë ajo.

Më tej shton se u desh shumë kohë që të gjithë të kuptonin se duhet të mbroheshin.

Por sipas saj e vërteta është kjo, “Bashkimi Europian është zemra që pulson për solidaritetin në Europë.

BE është në këmbë dhe është e pranishme për të ndihmuar ata që janë në nevojë”.

Duke folur në Parlamentin Europian, ajo kërkoi që të tregohet kurajo për të mbrojtur BE-në.

Nga pikëpamja ekonomike tha se, “BE ka bërë në këto katër javët e fundit, më shumë nga sa bërë në katër vite”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje