Turqia hap dyert e burgut dhe liron 90 mijë të dënuar, reagon ashpër BE: Të përfshihen në lirim edhe gylenistët

16 Prill 2020, 16:54Bota TEMA

Zhgënjim të madh e cilëson BE ligjin e miratuar në Parlamentin turk me propozim të Presidentit Erdogan për lirimin nga burgu të 90 mijë të dënuarve për vepra të lehta pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Eurodeputetët i kërkojnë unionit dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që të ndërhyjnë për këtë ligj diskriminues. Sipas tyre, nga falja duhet të përfitonin edhe të dënuarit për arsye politike, siç janë gylenistët.

“Një ligj i tillë është i nevojshëm, veçanërisht për ata që janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht për shkaqe politike. Në vend të kësaj, qeveria turke ka vendosur të ekspozojë me qëllim ndaj virusit, jetën e gazetarëve dhe ata që i konsiderojnë kundërshtarë politikë. BE dhe vendet anëtare të saj duhet të adresojnë këtë problem me homologët e tyre turq në të gjitha nivelet. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që të shpejtojë vendimet e nevojshme në rastet e shtetasve të burgosur dhe të ndaluar në Turqi për arsye politike”, shkruan Klan  Plus.

Nga falja nuk kanë përfituar të dënuarit për vrasje, krime të rënda, dhunë apo përdhunime si dhe të burgosurit me akuzën e terrorizmit. Kjo akuzë rëndon edhe mbi të ashtuquajturit gylenistë apo kurdë.

Pas grushtit të shtetit të Korrikut 2016, është rritur ndjeshëm numri në burgje i përfaqësuesve të Fetos. Mes tyre ka fëmijë, gra e të moshuar qytetarë turq por edhe të ekstraduar nga vende të tjera, siç ndodhi në rastin e Kosovës kur u deportuan 5 mësues dhe një mjek turk.

1 komente në “Turqia hap dyert e burgut dhe liron 90 mijë të dënuar, reagon ashpër BE: Të përfshihen në lirim edhe gylenistët”

  1. edi says:

    Monstra e Stambollit ,liron me pare vrasesit se te burgosurit politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje