Më shumë se 90 000 të vdekur në Europë nga COVID-19

16 Prill 2020, 16:18Bota TEMA

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 90 000 personave në Europë, rreth më shumë se 65 % të të vdekurve në botë, sipas të dhënave zyrtare.

Me një total prej  90 180 të vdekur për 1 047 279 raste, Europa është tashmë kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e 137 499 personave në botë.

Italia me 21 645 të vdekur dhe Spanja me 19 130 të vdekur janë vendet europiane më të prekura, të pasuara nga Franca me 17 167 të vdekur dhe Britania e Madhe me 12 868 të vdekur.

Në botë, janë regjistruar të paktën 2 083 551 raste me koronavirusin e ri, gjë që nuk reklekton një numër real të rasteve të prekura sepse disa vende testojnë vetëm rastet që iu nevojitet një shërbim spitalor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje